• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Paga 300 mijë lekë, të ha bukë apo të bëj patentën”, shqiptarët të irrituar me çmimin e Gonxhes

17:34 : 22/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Rritja e çmimit që qytetarë shqiptarët do të duhet të paguajnë për t’u pajisur me një leje drejtimi nga 45 në 85 mijë lekë të reja, nëpërmjet një “pakti” të formatit të ngjashëm me kartelet mes Shoqatës së Autoshkollave dhe DPSHTRR-së, ka nxitur reagime të shumta.

Teksa drejtori Blendi Gonxhe endet studiove televizive për të mbrojtur marrëveshjen që cënon hapur tregun e lirë dhe konkurrencën, duke goditur me shpenzime të shtuara buxhetet në krizë të shumicës së familjeve shqiptare, Autoriteti i Konkurrencës reagoi sot duke bërë me dije se ka nisur procedura për vlerësimin e saj.

“Duke iu referuar ligji nr. 9121/2003, Autoriteti i Konkurrencës thekson se “ndalohen të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi””, thuhet në konstatimin e tyre, duke lënë të nënkuptuar se rritja e çmimit në mënyrë arbitrare është e paligjshme.

Ndërkohë nëse ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 Mars siç edhe është paralajmëruar nga Autoshkollat, Shqipëria me tarifat e reja bëhet vendi me çmimin më të lartë për patentën ndër vendet e rajonit.

Në Kosovë, ky kurs kushton 574 euro, përfshirë certifikatat shëndetësore e deri tek aplikimi për marrjen e kartës, ndërsa në fqinjin lindor – Maqedoninë e Veriut – një i ri shpenzon vetëm 520 euro për t’u pajisur me patentën e klasit B.

Lexo edhe:

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

Vendimi i DPSHTRR-së duket se ka zgjuar edhe qytetarët, të cilët shprehen se e shohin të pajustifikueshëm rritjen e çmimit kur shërbimi mbetet po i njëjti nga Autoshkollat dhe në një kohë kur pagat në vend variojnë nga 300 në 400 mijë lekë të vjetra.

Por, frika se vendimi do të nisë të aplikohet në fillim të muajit të ri i ka shtyrë ndërkohë qytetarët të nxitojnë të regjitrohen në kurse për të përfituar nga çmimi aktual që varion në 350-400 mijë lekë të vjetra.

Në poliklinikën e qytetit të Elbasanit janë krijuar rradhë të gjata për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa një prind që shoqëron vajzën e tij ka shprehur frustrimin me vendimin e Blendi Gonxhes.

“Kam vajzën për patentë, se thonë do ngrihen çmimet muajin tjetër, do shkojë dyfish. Po nxitojmë për çmimin po çmimi prapë aty do vejë siç e kanë llogaritur ata. Goca ime është në punë merr 300 mijë lekë në muaj, me 300 mijë leke, çfarë do bëjë, do përballojë jo patenta jo kursi”, thotë qytetari.

Ndërkohë një qytetare duke vendosur theksin po ashtu te paga e saj e ulët, nënvizoi se i duhet të punojë dy muaj për të paguar kursin përkatës.

“Shumë e padrejtë, nuk i kemi të gjithë mundësitë të paguajmë 800 mijë lekë kur jemi me rrogë 300 mijë lekë. I bie të punoj dy muaj për patentën”, u shpreh ajo.

Janë kryesisht të rinjtë ata që këto ditë kanë nxituar të plotësojnë  dokumentacionin për të përfituar për t’u regjistruar në autoshkolla ende pa u aplikuar çmimet e reja.

Në qendrat shëndetësore të specialiteteve ku bëhet kontrolli i syve dhe i veshëve ka fluks të rinjsh që presin të pajisen me dokumentacion të  domosdoshëm për t’u pajisur me leje drejtimi.

Gjatë orarit zyrtar të punës vetëm një okulist  kryen 50 deri në 70 vizita, shifër kjo që shkon përtej të gjitha kapaciteteve njerëzore për të përballuar fluksin e këtyre ditëve. Ndërkohë normalisht një mjek duhet të kryejë deri në 20 vizita në ditë.

Sakaq, përveç rritjes së çmimit që duhen paguar pranë autoshkollës është rritur dhe numri i orës të praktikës që duhet të bëhej një  kursant nga 25 orë që kanë qenë me parë në 34 orë .

Etiketa: blendi gonxhepatentarritet cmimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
BOTA

SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

22:53 : 28/03/2025
AKTUALITET

Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt

16:55 : 28/03/2025
AKTUALITET

Gripi i shpendëve, rritet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

07:59 : 26/03/2025
AKTUALITET

Berisha – Gonxhes: Trego fitimet e kompanisë tënde me emrin e djalit

18:25 : 17/02/2025
BOTA

Italia dhe Kosova njohin patentat e njëra-tjetrës

15:49 : 29/01/2025
Para

VIDEO/ Rama qeras me raki zyrtaren japoneze: Për 3 minuta do kërkosh bashkëshortin

TË GJITHA

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com