Nga Matt Palumbo – POST MILLENNIAL
Pasi publikova një seri artikujsh muajin e kaluar në New York Post që dokumentonte dhe ekspozonte influencën epike të miliarderit George Soros-përfshirë edhe influencën në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-drejtori i Fondacionit të Sorosit për Shoqëri të Hapur, Tom Perriello, ishte midis shumë majtistëve histerikë që më akuzoi për përhapje teorish konspirative të pabazuara.
Në ditët midis publikimit të artikujve në NY Post dhe përgjigjes së Perriellos, u raportua se regjistrat e Shtëpisë së Bardhë zbulojnë se vetë Perriello e ka vizituar shpesh Shtëpinë e Bardhë të Bidenit, 13 prej vizitave të bëra midis majit 2021 dhe shtatorit 2022.
Me sa duket, edhe kjo duhet të jetë konspiracion.
Kjo është bërë një dukuri përherë e më e shpeshtë. Thjesht shihni cilindo gazetar që e etiketon kritikën ndaj Sorosit si “teori konspirative” apo pjesë të ndonjë “axhende anti-semite” dhe mundësitë më të mëdha do të jenë që ata të jenë pjesë e konspiracionit që përpiqen të vënë në lojë para syve të popullit.
Nga një duzinë verifikim-faktesh që përmend emrin e Sorosit në PolitiFact, secili prej tyre shërben për të mohuar çfarë financon perandoria shumëmiliardëshe e Sorosit apo për të përgënjeshtruar zërat rreth tij. Jo rastësisht, kompania nënë e PolitiFact, Poynter, ka marrë financime nga fondacioni Tides i përkrahur nga Soros dhe Poynter’s International Fact-Checking Network ka marrë financime nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Mendoni se mund të kenë ndonjë konflikt interesi këtu?
Si për koincidencë, një ndjekës i imi më orientoi drejt faktit që edhe një tjetër nga kritikët e mi,
Gary Kokalari, ka lidhje me sferën e Sorosit. Ky individ ka pasur një numër krizash për shkak të artikujve të mi, përfshirë edhe një goditje histerie gjatë së cilës ai hodhi një libër timin për Sorosin në koshin e plehrave gjatë transmetimit në televizion (haha) për shkak të një pjese të librit që lidh Sekretarin e Shtetit Antony Blinken me George Soros përmes lidhjeve familjare.
Një pjesë e librit me të cilën ai pati probleme ishte një seksion i shkurtër ku vija në dukje se një nga gjërat e para që bëri Biden pas marrjes së postit ishte sanksionimi i liderit të opozitës shqiptare, i cili është kritik i ashpër i Sorosit. Vija në dukje edhe se prindërit e Bidenit janë miq me Sorosin, dhe se një arshivë në Universitetin e Evropës Qendrore, i financuar nga Soros, mban emrin e tyre. Kjo lidhje nuk është ekskluzivitet i kërkimit tim, pasi edhe ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe i dërguari special presidencial për bisedimet për paqe midis Serbisë e Kosovës, Ric Grenell, edhe ish-kongresmeni i New Yorkut Lee Zeldin, janë shprehur publikisht për sanksionin dhe lidhjen e mundshme me Soros muaj para se të shkruaja unë. Kokalari është mërzitur sepse kjo kundërshton historinë e tij se kritiku i Sorosit në fjalë (Berisha) u sanksionua për shkak të akuzave legjitime për korrupsion.
Në një email kërcënues për kritikun që e lidhte me Sorosin, Gary Kokalari ishte tërbuar dhe kërcënonte me hedhje në gjyq për pretendimet se ai ishte takuar Sorosin apo që kishte marrë pará prej tij. E habitshme, vetëm pak fjali më poshtë e pranon që një projekt bamirësie në të cilin kishte marrë pjesë kishte marrë vërtet pará nga Soros, duke pranuar se “për hir të së vërtetës, në fillim të viteve ’90, themelova Albanian Relief Foundation. Me sa mbaj mend, ARF mori një grant nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, rreth 50 mijë dollarë”, duke u përpjekur të kalojë si gjë të parëndësishme. Në mënyrë të çuditshme u përpoq të argumentonte se ai nuk mund të kritikohej për marrje parash nga George Soros sepse edhe Nënë Tereza dikur pranoi një donacion nga një person i dyshimtë dhe askush nuk u mor me të.
Në seksionin e kontribuuesve për librin War Dogs (Qentë e luftës), autori tij Guy Lawson thotë se ai ishte udhëzuar mbi detajet e jetës e vdekjes në Shqipëri nga “Gary Kokalari” dhe “Erion Veliaj”, midis të tjerëve. Veliaj ishte pjesë e një partie politike progresive në atë kohë, por u bashkua me Partinë Socialiste më 2011, dhe u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës në korrik 2015.
Nëna e Gary Kokalarit është fotografuar me një bluzë që mban emrin e organizatës politike të Veliajt, Mjaft”, bashkë me Veliajn, në shtëpinë e Garyt.
Djali i George Sorosit, Alexander, është tepër aktiv në Balkan dhe shpesh poston foto në faqet e tij në median sociale që e tregojnë këtë. Ai është fotografuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe me Veliajn, të cilin e quan vëlla. Në një rast, Soros postoi një foto të të dyve në një takim në New York City.
Veliaj një herë i dhuroi Sorosit një bluzë ku shkruhej Soros 1, dhe e përshkruante si “një aktivist i palodhur për komunitetin dhe rajonin tonë! E di që jetojmë në një shoqëri të polarizuar të helmuar nga ekstremistët, por është fakt që: Nuk ka pasur kontribuues më të madh për shoqëritë post-komuniste se Fondacioni i George dhe Alex Soros”. Përshkrimi i tij është interesant duke marrë në konsideratë spekulimin e përhapur gjerësisht se Alex Soros po trajnohet për të marrë në duar perandorinë e të atit pas vdekjes së tij.
Veliaj është akuzuar në shumë raste për korrupsion, që nga akuzat për kërcënime për të ndikuar në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit deri te hetimi për lehtësim në pastrimin e parave nga ‘ndrangheta dhe është implikuar në një skandal ku mbi 400 milion dollarë në kontrata publike iu dhanë kompanive të reja pa asnjë eksperiencë në menaxhimin e plehrave-të gjitha me të njëjtët individë pas tyre.
Çuditërisht, Gary Kokalari, që e mban veten si luftëtar i anti-korrupsionit, nuk ka ndonjë gjë për të thënë për këtë.
Në fakt, Gary Kokalari ka më shumë gjëra negative për të thënë për partitë e opozitës së djathtë sesa për socialistët që drejtojnë vendin. Ata që ndjekin sagën “Spygate” janë në dijeni të padisë së fundit kundër ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGogigal, i cili përhapi “mashtrimin e marrëveshjes së fshehtë Trump-Rusi” dhe u padit për, si për ironi, për ndihmën e ofruar një oligarku rus nën sanksione. Kryeministri socialist shqiptar Edi Rama, i cili dyshohet se ka pasur disa takime me McGonigal, është përfshirë në skandal, por Gary Kokalari nuk e ka trajtuar këtë çështje korrupsion. Në komente që duken edhe më keq me kalimin e kohës, gjatë një interviste të vitit 2021 në emisionin Top Talk, ai tha si me të qeshur se “nuk kishte informacion” kur u pyet nëse Edi Rama ishte i korruptuar. Një kërkim i thjeshtë në Google do të kishte gjetur shembuj të panumërt të akuzave për korrupsion.
Çuditërisht, raporte të medias nga cikli zgjedhor i 2012 tregojnë se Gary Kokalari mbështeste Republikanin Mitt Romney, gjë e vështirë nga dikush që mund të quhet socialist. Pse pikërisht ai nga gjithë të tjerët shfaqet kaq mbrojtës ndaj një kryeministri socialist dhe ndaj çdo kritike kundër George Sorosit? Lidhjet e tij me Sorosin-edhe pse indirekte në këtë kontekst-shpjegojnë pse ai është kaq i dëshpëruar për t’i mbyllur gojën kësaj historie. Jo vetëm që është në kontradiktë me historinë e vet, por edhe nënkupton një njeri që vepron në emër të tij.