• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gripi i shpendëve, ekspertët: Edhe Shqipëria e rrezikuar, merren masat e para

16:12 : 22/02/2023
në AKTUALITET, SOCIALE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Gripi i shpendëve është kthyer në një alarm për mbi 20 vende në botë ku shumë prej tyre kanë filluar edhe vaksinimin tashmë, një hap që më parë as nuk e imagjinonin. Roland Meçaj, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Gazetasi.al se gripi i shpendëve është një infeksion që sjell dëme të mëdha në ekonomitë e mbarështimit të shpendëve, “kjo e vërtetuar dhe nga dëmet e mëdha që shkaktoi vitin e kaluar në stabilimente të mbarështimit të shpendëve në vendin tonë”.

Edhe pse shumë vende kanë prezencë të gripit tek shpendët shtëpiakë apo shtegtarë, Meçaj thotë se në Shqipëri, nga momenti i rastit të fundit vitin e kaluar, “nuk kemi pasur asnjë rast me këtë sëmundje”.

Kjo referuar analizave laboratorike të realizuara nga AKVMB në laboratorin e referencës ISUV.

Meçaj thotë për Gazetasi.al se rreziku për shfaqjen e sëmundjes ekziston në çdo moment dhe për të minimizuar këtë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, së bashku me veterinerët kanë bërë një survejancë aktive në 135 ferma me mbi 750 mostra analize.

“Në të gjitha rastet kemi përgjigje negative për grip shpendësh”.

Lexo edhe:

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve “shuan” pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”

Duke qenë se gripi i shpendëve mund të mbërrijë dhe në Shqipëri, AKVMB po monitoron në mënyrë të vazhdueshme stabilimentet, fermat shtëpiake dhe lagunat ku ka shpendë shtegtarë.

“Kemi bërë një fushatë sensibilizimi dhe komunikim për rritjen e kushteve të biosigurisë, si një nga pikat bazë për profilaksinë e kësaj sëmundje.”

Meçaj thotë se nga kontrollet e ushtruara dhe komunikimet që kanë pasur, nuk kanë hasur problematika lidhur me Influencen Aviare (Gripi i shpendëve). Ai shton se edhe fermerët janë vënë në lëvizje për të parandaluar një infeksion të mundshëm.

“Ato kanë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme karantinimin dhe lëvizjen e kafshëve”.

Meçaj thotë se është mjaft i rëndësishëm monitorimi i vazhdueshëm i shpendëve shtegtarë për të mos rrezikuar infektimin e shpendëve në Shqipëri.

Nëse H5N1 zhvillon mutacione që e bëjnë më të lehtë transmetimin te njerëzit, ekspertët i frikësohen shfaqjes së një pandemie që mbart më shumë rreziqe për shëndetin global sesa shpërthimi i Covid-19. Megjithëse gripi i shpendëve ka infektuar relativisht pak njerëz, shkalla e vdekshmërisë së tij është rreth 50 për qind, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve./GazetaSi

Etiketa: ekspertegripi i shpendeve

Lajme të lidhura

BOTA

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

22:09 : 22/04/2025
AKTUALITET

Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve “shuan” pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”

15:21 : 04/04/2025
AKTUALITET

Gripi i shpendëve, rritet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

07:59 : 26/03/2025
AKTUALITET

Gripi i shpendëve shtrenjtoi vezët, çmimi u rrit me 5 lekë! U “asgjësuan” 430 mijë pula

20:04 : 25/03/2025
BOTA

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

22:51 : 24/03/2025
AKTUALITET

Pasojat e gripit të shpendëve, zgjerimi i vatrave të infektimit mund të rrisë sërish çmimin e vezëve

19:51 : 04/03/2025
Para

'Debutimin ndaj Milanit nuk e harroj', Strakosha: Kombëtarja ka shanse për Euro 2024

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com