• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit me plumb qorr në Athinë, identifikohen 2 nga 7 “të fortët”

18:13 : 22/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Mbrëmjen e djeshme, sherri mes dy grupeve shqiptare të përbëra nga 4 dhe 3 anëtarë respektivisht, ku u përdorën armët e zjarrit, i mori jetën me një plumb  qorr një bashkëkombësi të tyre, që kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli në “Nea Joni” të Athinës.

Përplasja me armë ndodhi në një lokal shumë të frekuentuar nga qytetarët në këtë zonë të kryeqytetit helen dhe njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë, me njërin prej plumbave që përshkoi në shpatull 37-vjeçarin Pëllumb Islami, nga Delvina.

Viktima, që ndërroi jetë në spital nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen në një prej tavolinave ngjitur, së bashku me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili e ka identifikuar Përllumbin në morg.

Sakaq mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me ngjarjen. Ato raportojnë se 7 shqiptarët kanë mbërritur në kafenenë në “Nea Joni” me tre makina luksoze.

Ata kanë hyrë së bashku në dyqan, por papritmas kanë filluar të grinden dhe sherri është transferuar jashtë lokalit. Menjëherë pas përgjakjes së lokalit, autorët janë arratisur me një makinë luksoze me ngjyrë të argjendtë.

Lexo edhe:

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

I akuzuar për vrasjen e Pëllumb Islamit, mediat greke: Elis Salaj lëviz i lirë

Pak minuta pas të shtënave nga të cilat mbeti i plagosur për vdekje 37-vjeçari hidraulik shqiptar, grupi i autorëve hipi në mjetin luksoz dhe u largua drejt rrugës së Kymit.

Në videon e siguruar nga Protothema.gr, automjeti me shpejtësi të lartë shihet në momentin e arratisjes pak metra larg kafenesë ku ndodhi ngjarja e përgjakshme.

Më pas pak para mesnate mjeti është duke lëvizur në rrugën Kastamonis, në drejtim të Avenue Kymi. Sipas informacioneve, automjeti me të cilin u arratisën autorët u gjet në orët e para të mëngjesit në zonën e Gyzit dhe është dërguar për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore.

Policia greke ndërkohë ka identifikuar katër nga 7 “të fortët” që u përfshinë në sherrin e rëndë me një viktimë.

Njëri prej tyre është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve.

Erlis Salaj

Sipas policisë greke, Salaj ka qenë i pranishëm gjatë sherrit në lokalin që ndodhi incidenti, së bashku me Julian Qose dhe 5 persona të tjerë.

Sipas policisë helene, deri tani janë identifikuar dy personat e sipërpërmendur, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia greke sqaron se Salaj dhe Qose janë në kërkim si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por ndaj tyre ende nuk ka akuzë për vrasjen e Islamit.

Ndërkohë ka dyshime se 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje janë arratisur në Shqipëri, për t’i shpëtuar policisë helene.

Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.

vrasesi3-transformed
autoret-e-vrasjes-transformed
autoret-e-vrasjes333-transformed

Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës, të qenieve njerëzore, si dhe gjobëvënie, ndërsa aktivitetin e tyre e bazojnë kryesisht në qendër të Athinës, ku disa prej tyre janë edhe pronarë të një klubi nate me seli në Sepolia.

Ndërkohë, sipas informacioneve të transmetuara nga Vassilis Lambropulos në emisionin “Live News”, pronari i kafenesë ku u qëllua me armë dhe humbi jetën 37-vjeçari, është babai i 16-vjeçarit i cili u godit me thikë nga katër persona në Patisia për t’i vjedhur celularin.

Ngjarja ka ndodhur herët në mbrëmjen e së hënës (20.02.2023), kur 16-vjeçari kishte dalë për shëtitje me një shok.

Katër personat i bllokuan dhe i kërkuan 16-vjeçarit t’i dorëzonte celularin. Kur ai ka rezistuar, grabitësit e kanë goditur me thikë në gjoks, kofshë dhe shpinë.

https://youtu.be/DSNVbP3uY9M

Fëmija ka kërkuar ndihmë nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Sipas raportit të Vassilis Lambropulos, policia po heton nëse dy incidentet kanë lidhje, por deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë që i lidh.

Etiketa: Erlis SalajPellumb Islamivritet shqiptari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

12:12 : 21/04/2025
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Pëllumb Islamit, mediat greke: Elis Salaj lëviz i lirë

18:55 : 30/01/2024
AKTUALITET

Ky është 68-vjeçari grek që vrau me dy plumba shqiptarin pas sherrit për parkingun

13:51 : 16/09/2023
AKTUALITET

Ky është shqiptari që u qëllua me dy plumba në kokë për vendin e parkimit në Greqi

14:48 : 15/09/2023
AKTUALITET

EMRI/ Vritet i riu shqiptar në Kanada

11:26 : 23/08/2023
AKTUALITET

Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Angli, plagoset një tjetër/ DETAJE – EMRI

11:05 : 03/08/2023
Para

Përballja me Teutën në "Air Albania", Tirana publikon çmimet e biletave

TË GJITHA

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com