• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putin fajëson perëndimin për luftën në Ukrainë

Presidenti rus mbajti një fjalim me akuzat e njohura kundër perëndimit, por me një gjuhë shumë më të ashpër. Putin bëri plotësisht përgjegjës perëndimin për shkallëzimin e luftës në Ukrainë.

13:31 : 21/02/2023
në BOTA

Tradicionalisht kreu i Kremlinit mban një fjalim para deputetëve për gjendjen e kombit, ku bën një bilanc të vitit dhe paraqet objektivat e rinj strategjikë. Fjalimi i këtij viti para Asamblesë Federale u mbajt në të njëjtën ditë me fjalimin që presidenti amerikan, Joe Biden mban para pallatit presidencial në Varshavë.

Pak para 1 vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti rus mbajti një fjalim, me interpretimet e tij për luftën në Ukrainë dhe akuza ndaj perëndimit.Ishte perëndimi ai që e filloi luftën tha Putin, duke pretenduar, se Rusia përpiqet vetëm t’u japë fund luftimeve. “Ata e filluan luftën. Ne bëmë të pamundurën për të ndalur atë.” Sipas Putinit, perëndimi kishte filluar para luftës negociata me Kievin për furnizime me armë. Presidenti rus theksoi, se pas kurrizit të Rusisë u përgatit një skenar tjetër. “Përgjegjësia për nxitjen e konfliktit të Ukrainës, për shkallëzimin e tij, për viktimat e shumta (…)ndodhet “e gjitha” tek elitat perëndimore. Sipas Putinit është në pyetje ekzistenca e Rusisë, pasi perëndimi do ta “heqë qafe një herë e mirë” Rusinë. Rusia ka nevojë për partneritete të ndershme, u shpreh Putin. Perëndimi do të kthejë një konflikt lokal në një konflikt global tha ai para parlamentit, por “është e pamundur të mundësh vendin tonë në sheshin e betejës”.

Putini nuk heq dorë nga “operacioni special ushtarak”

Fjalimi i Putinit u karakterizua nga një gjuhë e ashpër kundër perëndimit.Perëndimi “pështyn mbi botën” tha ai dhe qëllimi i tij është pushtet pa kufi. Ai përsëriti akuzën e njohur, se në Kiev ndodhet një “regjim neonazist” dhe vazhdoi ta quajë luftën që nisi Rusia “operacion special ushtarak”. Për presidentin rus, populli ukrainas është marrë peng dhe Rusia është çlirimtare. Sipas Putinit, Rusia do të vazhdojë ofensivën në Ukrainë “sistematikisht” dhe do të ndjekë objektivat e saj në mënyrë sistematike dhe “hap pas hapi” derisa të arrijë qëllimet. Ai u tregua i bindur, se shumica e popullsisë ruse e mbështet mënyrën e veprimit të qeverisë në Donbas dhe theksoi, se “tradhtarët” do të nxirren para drejtësisë. Në fjalimin e tij kreu i Kremlinit falënderoi familjet e ushtarëve të vrarë dhe veteranët e luftës dhe deklaroi krijimin e një fondi të posaçëm për për mbështetjen e tyre financiare. Kurse në zonat e reja do të ketë më shumë programe sociale, tha Putin duke iu referuar me këtë katër rajoneve të aneksuara ruse.

Lexo edhe:

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

Putini bën të ditur modernizimin e ushtrisë ruse

Në fjalimin e tij presidenti Putin iu kushtua edhe ekonomisë së vendit dhe u krenua se ekonomia ruse doli shumë më e fortë se sa e priste perëndimi. “Perëndimi na lufton në frontin ekonomik”, tha Putin, por nuk do të ketë sukses. Sipas Putini, perëndimi ka provokuar rritje çmimesh dhe humbjen e vendeve të punës për të bërë që populli rus të vuajë. “Perëndimi ka vjedhur arin dhe rezervat tona të devizave”, tha Putin duke iu referuar sanksioneve të perëndimit. “Por llogaria e tyre nuk doli. Ekonomia ruse dhe menaxhimi i saj kanë dalë më të forta, se mendonin ata.”

Presidenti rus shpalli edhe modernizimin e ushtrisë ruse. “Grada e pajisjes të forcave kërcënuese të Rusisë me sisteme të reja përbën 91,3%”, tha Putin. Tanimë duke parasysh edhe përvojat tona të mbledhura, duhet të arrijmë një cilësi të tillë kaq të lartë në të gjitha aspektet e forcave të armatosura”, theksoi Putin duke shtuar, se Rusia i ka të gjitha burimet e duhura financiare, megjithë sanksionet e perëndimit për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin e saj.

Gjatë fjalimit të drejtpërdrejtë të presidentit rus nuk funksionuan faqet ruse të internetit. Gazetarë të Reuters nuk mund të klikonin faqen e internetit të Shoqërisë Shtetërore të Audio dhe Televizionit, (VGTRK) dhe platformën live Smotrim. Fjalimi i Putinit ishte fjalimi i 18-të drejtuar kombit. Vitin e kaluar ky fjalim nuk u mbajt, dhe Putini e justifikoi atë me “dinamikën e ngjarjeve”. Falimi i fundit u mbajt në prill 2021./DW

Etiketa: agresioni rusekonomia ruselufteperendimiRusiasanksioneSHBAukrainavladimir Putin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
Para

U përplas me makinë nga i riu, përfundon në spital 35-vjeçari

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com