• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Bashkia e Durrësit pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit

17:02 : 21/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka akuzuar Bashkinë Durrës se po pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit, në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Në deklaratën e saj nga selia blu, Hysaj theksoi se Emirjana Sako po përsërit misionin për të devijuar dhe manipuluar votën e durrsakëve.

Deklarata

“Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur disa herë jashtë radhe gjatë 2 javëve të kaluara dhe, më në fund, dje ka marrë jo 1, por 7 vendime. Të gjitha kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth. Janë alokuar fondet për dhjetëra pallate dhe banesa individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në pamje të parë ky ngjan një lajm i mirë dhe dikush mund të thotë ‘ja, më në fund, opozita po thotë një fjalë të mirë për punët e qeverisë’! Do donim të gjithë të ishte ashtu, por fatkeqësisht qeveria dhe bashkitë e saj nuk bëjnë asnjë punë, e cila nuk fut para në xhepat e tyre dhe nuk u lejon që ta kthejnë në propagandë televizive. Dhe ja ku e keni shembullin. A nuk e keni dëgjuar me qindra herë prej Kryeministrit dhe mëkëmbësve të tij në Durrës se qeveria e ka menaxhuar me sukses tërmetin, se procesi i rindërtimit është mbyllur, se qytetarët kanë marrë të gjithë shtëpi, edhe më të mira e të bukura se më pare… etj etj? A nuk e keni parë z. Rama nga Thumana në Bubq e nga Laçi në Durrës të inaugurojë blloqe të reja banimi? Nëse nuk ju kanë bërë as sytë dhe as veshët, pse Bashkisë Durrës, 3 vjet e 3 muaj pas 26 nëntorit shpall se ka miratuar fonde për banesat e qindra familjeve? Kjo do të thotë se këta njerëz, o kanë qenë në çadra, ose në hotele ose pastrehë. Kjo do të thotë gjithashtu se procesi i rindërtimit nuk është mbyllur dhe Rama e Sako kanë gënjyer si derr”, tha ajo.

“Me këtë ritëm familjeve që u janë alookuar fondet në shkurt 2023 do të hyjnë në shtëpitë e reja pas një viti apo 2, pra katër apo vjet nga tërmeti i 2019. Një fakt tjetër për të cilin duam t’u tërheqim vëmendjen qytetarëve, ka të bëjë me kohën kur alokohen këto fonde. Pse ndodh, si në një kalendar të pagabueshëm, që nuk ka të bëjë me rastësinë që fondet e tërmetit ndahen gjatë fushatave elektorale? Të gjithë e dinë pse? Specialistat, patronazhistat dhe aktivistat e PS dhe bashkisë Durrës, i trajtojnë fondet e rindërtimit si të ishin favore që partia u bën të dëmtuarve, dhe jo si para’ të arkës së shtetit. Në një përpjekje të qartë për të devijuar dhe manipuluar votën. Duke zvarritur procesin dhe fondet qe akordohen, Kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet që të miratojë grantet dhe listat e përfituesve, duke shkelur Kodin zgjedhor. Neni 91 paragrafi 4 ndalon ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhë kohore prej 4 muaj para zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka gjobitur dhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje të tilla. Halli i Sakos del mbi ligjin këtë rast, edhe pse është përsëritëse në shkelje, ajo përdor të njëjtat mënyra të cilat janë denoncuar nga PD, shoqëria civile dhe OSBE/ ODIHR”, shtoi.

Lexo edhe:

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

Etiketa: bashkia durresEmirjana SakoPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025
AKTUALITET

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025
Para

Denoncimi/ 14-vjeçari kërcënon me thikë nxënësit, mësuesit mbulojnë ngjarjen

TË GJITHA

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të hiqet nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

15:49 : 19/09/2025

BE propozon paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, me fokus te energjia

15:42 : 19/09/2025

Rama: Kulla “Syri i Tiranës” me kate pa leje në mes të kryeqytetit, nuk do i gëzojnë dot

15:37 : 19/09/2025

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

15:32 : 19/09/2025

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

15:25 : 19/09/2025

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë i pranishëm

15:17 : 19/09/2025

Sfidë për privatësinë e fëmijëve! Lançohen syzet “Ray-Ban Display” me ekran, kamër dhe byzylyk nervor

15:09 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com