• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flet 23-vjeçarja që u bë “mollë sherri” për vrasjen e shqiptarit në Mykonos

10:07 : 21/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar, Visar Dakramaj, në orët e para të së hënës në ishullin e Mykonos ndodhet në burg. Greku vrau shqiptarin pas një debati në një lokal, ku dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur autori i ngjarjes. Ai është shprehur se kishte qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe se në një moment është konfuzuar dhe ka shkrepur armën i ndikuar nga alkooli dhe se nuk donte ta vriste shqiptarin.

“Shqiptari e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Nën efektin e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme”, tha një mik i autorit.

23-vjeçarja ka dëshmuar të gjithë skenën. E reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo punon në një lokal nate në ishull dhe Protothema thotë se ka pasur një lidhje me shqiptarin dy vite më parë.

Lexo edhe:

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

Mediat greke shkruajnë se autori i ngjarjes kishte interes për vajzën dhe kur ka parë se mes saj dhe shqiptarit ka pasur një debat ka ndërhyrë. 23-vjeçarja, sipas të njëjtave burimeve, pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një keqkuptimi.

“Ishte një keqkuptim. Nuk ishte për mua. Ishte thjesht një keqkuptim”, u shpreh ajo për mediat greke.

Edhe pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, vajza ka qenë vetëm në bar dhe më pas ka ardhur një prej djemve.

“Ajo nuk ishte në lidhje me asnjë prej tyre. Ata ishin klientë në lokal. Ata patën një debat në lokal dhe dolën jashtë për t’u sqaruar”, u shpreh ai.

Më tej pronari shton se nuk e di ku ndodhi vrasja ndërsa për 33-vjeçarin grek tha se ka qenë djalë i mirë dhe nuk përfshihej në sherre.

Ndërkohë sipas asaj që njofton policia çdo gjë ka ndodhur për 10 minuta.

“Sot, 20 Shkurt 2023 rreth orës 05:00 deri në orën 06:00 në zonën e Skylambela të Mykonos, jashtë lokalit u qëllua për vdekje me shotgan shtetasi shqiptar, Visar Dakramaj. Nga informacionet e policisë deri më tani, duket se më herët autori dhe viktima kanë pasur një argument brenda lokalit dhe pasi autori u largua, u rikthye për të qëlluar viktimën”, thuhet në dokumentet e policisë.

Pasi ka kryer krimin, autori ka lëvizur për mbi 1 orë me armën në makinë. Ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet pritet që të verifikojnë edhe nëse ka konsumuar drogë.

“Autori u arratis pas këtij akti. Sidoqoftë si pjesë e kërkimit të policisë rreth orës 07:30 ai u shfaq në Komisariatin e Policisë në Mikonos dhe u arrestua, ndërsa u sekuestrua arma në mjet”, thuhet më tej.

33-vjeçari, sipas informacioneve, është vëllai i një zyrtareje në Bashkinë e Mikonosit.  Mediat sqarojnë se shqiptari jetonte prej vitesh në ishull. Ai njihej atje me emrin “Yannis”. 34-vjeçari kishte blerë një vilë në një prej zonave më të mira të Mikonosit.

Etiketa: mykonosVisar Dakramajvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025
Lajmet e Dites

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
AKTUALITET

U tha se ndërroi jetë pas vdekjes së djalit në Greqi, familja e Sulo Halilit e mohon: Nëna është gjallë

14:40 : 14/11/2025
Para

PS-ja e Ramës me “dorë të hekurt”/ Kuvendi “memec”, përjashton 6 deputetë të tjerë të PD

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com