• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Intervista, Kolela kërkon fitoren e parë ndaj shijakasve: Erzeni si …

09:41 : 18/02/2023
në SPORT

Xhovani Kolela luan sot në 19:00 provën gjenerale të radhës për skuadrën e tij, pas një ecurie të dobët, e ndalur me një fitore ndaj Bylisit. Ditën e djeshme trajneri i Partizanit foli për “Panorama Sport”, ku tregoi rreth forcës së Partizanit të këtij viti, kohës që afrimet e janarit duan dhe mungesave, duke konfirmuar vetëm Sotën. Nuk mund të mungonte një koment i shkurtër për Sembenen, të cilin e ka dërguar tek ekipi U-21. Trajneri e konsideron Erzenin një rival shumë të fortë.

Përveç tri pikëve, për çfarë tjetër ju shërbeu fitorja e javës së shkuar ndaj Bylisit?

Ishte një fitore që na jep optimizëm dhe entuziazëm, pasi kishim disa ndeshje që nuk fitonim. Sigurisht që duhet të përmirësojmë disa gjëra akoma, por na duhet kohë, pasi skuadra ka ndryshuar. Është mirë që arritëm të merrnim tri pikët, pasi kur nuk i marrim, diskutojmë pse nuk i marrim dhe kur i marrim tri pikët, diskutojmë të tjera gjëra, pra mbetemi te tri pikët.

Pas këtyre ndryshimeve që ju thoni, sa më i dobët është ky Partizan në krahasim me atë të pjesës së parë të sezonit?

Askush nuk ka thënë se skuadra është më e dobët, unë asnjëherë nuk e kam menduar. Kjo është një gjë që e keni thënë ju mediat dhe unë absolutisht nuk jam dakord. Unë jam shprehur vetëm që skuadra ka ndryshuar dhe na duhet kohë, këtë kam thënë.

Lexo edhe:

Giro d’Italia prek edhe futbollin, ndryshon data e sfidës Partizani-Dinamo

Egnatias i mjafton barazimi, kalon Partizanin dhe sfidon Vllazninë për titullin kampion

Pra, po thoni se nuk jeni dobësuar, por vetëm kërkoni kohë që të rinjtë të ambientohen?

Po, pasi edhe lojtarët që kanë ardhur nuk janë ambientuar ende me mekanizmat tanë. Dikush që ka ardhur nuk ka ardhur në kondicionin e duhur fizik, prandaj na duhet edhe pak durim. Ky është një problem të cilin e shikoj te të gjithë duke parë edhe lojtarët e tjerë që janë afruar në skuadrat e kampionatit në janar, të cilët po e vuajnë.

Në pjesën e dytë ndaj Bylisit bëtë disa ndryshime në sulm. Do të niseni nga loja e mirë e këtyre lojtarëve për të ndërtuar 11-shen?

Mund të jetë, por duhet të them se tani kemi më shumë alternativa në sulm, ndaj me të drejtë mund t’i shfrytëzojmë këto alternativa që kemi. Dikush mund të jetë nesër, dikush tjetër në një tjetër ndeshje. Ndaj mendoj se kanë qenë spunto pozitive.

Cili nga lojtarët me probleme nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen e nesërme?

I padisponueshëm do të jetë vetëm Sota.

Vetëm Sota?

Mendoj se të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm, shpresoj që dikush tjetër të mos sëmuret sonte në darkë. Duhet të hyj në dhomat e zhveshjes, që t’i kontrolloj (qesh).

Ndaj Erzenit nuk keni arritur të fitoni në dy ndeshjet e shkuara. Çfarë ju ka munguar për të arritur këtë?

Sigurisht, Erzeni është një skuadër shumë e mirë, sepse kanë vetëm tri pikë më pak se ne dhe nuk ka diferenca të mëdha mes tyre dhe nesh. Ndeshja e fundit ndaj tyre ishte pak a shumë karamboleske. Sigurisht do të kërkojmë të arrijmë fitoren e parë ndaj tyre.

Për nga cilësitë dhe perfeksioni që kërkon, e konsideroni këtë ndaj Erzenit një ndeshje të ngjashme me rivalë si Tirana apo Vllaznia?

Absolutisht që po. Jemi shumë afër në klasifikim dhe mendoj se janë të gjitha përballje direkte. Erzenin e konsideroj si të gjithë kundërshtarët e tjerë në kampionat.

Në ndeshjen e fundit Telushi luajti si qendërmbrojtës. Do të donit të kishit më shumë alternativa në defensivë?

Jo, alternativat në repartin e mbrojtjes janë, por për fat të keq kemi pasur probleme. Kemi edhe ndonjë alternativë që është eliminuar vetë, por jo për faj të trajnerit.

E keni fjalën për Sembene?

Po.

Mund të na qartësoni çfarë ka ndodhur me të që nuk është në ekipin e parë?

Jo, kaq. Nuk dua të flas më.

Etiketa: KolelaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Giro d’Italia prek edhe futbollin, ndryshon data e sfidës Partizani-Dinamo

16:41 : 07/05/2025
SPORT

Egnatias i mjafton barazimi, kalon Partizanin dhe sfidon Vllazninë për titullin kampion

21:58 : 05/05/2025
SPORT

Mungon goli, Egnatia dhe Partizani e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

20:49 : 05/05/2025
SPORT

Egnatia dhe Partizani duan finalen e titullit, publikohen formacionet zyrtare

19:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Shtyhet sërish seanca paraprake! Avokati: Është gjobitur Sali Berisha

13:47 : 05/05/2025
AKTUALITET

Berisha zbulon mesazhin që la në SPAK: Ja prova tronditëse që zbulon fytyrën e drejtësisë

09:20 : 05/05/2025
Para

Arrestohet hajduti i disa vjedhjeve në Berat, 4 grabitje brenda natës (EMRI)

TË GJITHA

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Mamurras, rasti referohet në SPAK

18:41 : 09/05/2025

Ideja e bujshme, Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

18:34 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com