• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gonxhja dhe Autoshkollat/ Karteli shtetëror që dyfishoi çmimin e patentave

23:13 : 16/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Ola Xama

Sot ka ndodhur një rast i paprecedentë në historinë e ekonomisë së lirë të tregut: dy drejtori dhe një shoqatë janë mbledhur dhe kanë vendosur të ketë një çmim të unifikuar për pajisjen me leje drejtimi të kategorisë B. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatën e Autoshkollave kanë miratuar që çmimi për patentat të bëhet 85 mijë lekë nga 40-50 mijë lekë të rinj që kushton sot.

Po përse ky është një rast ndryshe nga të tjerët?

Në historinë shqiptare dhe botërore të tregut të lirë ka marrëveshje “kartel”, por ato organizohen nga operatorët privatë që dominojnë segmente të tregut dhe mbajnë çmime të unifikuara me qëllim fitimin e sigurtë. Kur këto raste pikasen nga autoritetet, bizneset ndëshkohen. Një vit më parë Shqipëria aplikoi një tjetër model unik të përcaktimit të çmimit me ngritjen e Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve. Por në ndryshim nga rasti i patentave, Bordi u nis nga synimi për të mbrojtur qytetarët nga abuzimi dhe formula e përcaktimit të çmimit u miratua nga Kuvendi.

Në tregun e autoshkollave nuk kemi asnjë ankesë se ka abuzim për çmimet, por sipas një interviste që kishte dhënë kreu i DPTRRSH, rritja e çmimit u dakordësua me qëllim zhdukjen e “sekserëve” dhe garantimin e cilësisë së mësimdhënies. Pra, Drejtoria e Transportit Rrugor nuk i kontrollon dot punonjësit e vet dhe korrupsionin, sepse në fund fare ata të japin provimin dhe patentën, dhe e zgjidh këtë duke rritur çmimin.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

Në marrëveshje bënte pjesë edhe Drejtoria e Tatimeve. Palët që firmosnin binin dakord të deklaronin saktë orët e kursit dhe individët që hynin në autoshkollë. Pra na duhej kjo marrëveshje që autoshkollat ta dinë që duhet të paguajnë dhe deklarojnë në rregull taksat dhe duhej vendosur çmim dysheme që të paguhen të ardhurat në rregull. Këtej bizneset kanë vite që thonë na hiqni referencat, këtej shkojnë firmosin marrëveshje për çmime reference.

Por kush ka të drejtë të vendosë çmime në treg? Çmimet për tregje të caktuara dhe ku ka konkurrencë të kufizuar vendosen nga ente rregullatore apo institucione që ngarkohen me ligj dhe kanë detyrim garantimin e cilësisë së një malli/shërbimi dhe mbrojtjen e konsumatorit. Edhe formula e vendosjes së çmimit bëhet mbi metodologji të mirëstudiuara dhe konsultuara, e në asnjë rast çmimi nuk është i njëjtë, por duhet të ketë një koeficent. Një autoshkollë me 5 kursantë nuk mund të ketë të njëjtin çmim si një që ka 50.

Në këtë rast as Tatimet dhe as Drejtoria e Transportit Rrugor nuk ka të drejtë të vendosë çmime. Në statutin e DPTRRSH përcaktohet qartë se për çfarë i vendos tarifat dhe ato janë për mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga kjo drejtori, e jo për tregun privat.

Po nëse është një organizatë në fushën e sigurisë rrugore që do të ofrojë kurse autoshkolle për të rinjtë falas do e ndalojë kjo marrëveshja? Çfarë është kjo marrëzi?

Qershia mbi tortë është që marrëveshja do aplikohet në mars, pra pas 10 ditësh, dhe i komunikohet publikut me një intervistë që jepet në media. Çmenduri!

Etiketa: autoshkollaBlendi GonxhjaOla xamapatenta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zhupa kërkon interpelancë me Gonxhen për projektin TID: Prioritet qytetarët dhe trashëgimia

19:28 : 22/10/2025
BOTA

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Ola Xama: Konflikti për Koncesionin “prishje pazaresh”

17:46 : 21/10/2025
AKTUALITET

Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës

11:10 : 15/10/2025
Para

Horoskopi 17 shkurt, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com