• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë”

15:01 : 15/02/2023
në BOTA

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje për komentet e tij, një ditë pasi u dëgjua në sallën e Parlamentit Evropian (PE) teksa i quajti disa eurodeputetë “idiotë”.

Gjatë debatit për zgjerimin, që u mbajt më 14 shkurt në PE, derisa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur, Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze me pyetjen: “edhe sa idiotë kanë mbetur?”. Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t’i bënin pyetje lidhur me ndikmin e Rusisë në Ballkan.

“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që kam bërë gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ky ka qënë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër. Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit dhe unë kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Varhelyi.

After Commissioner @OliverVarhelyi replies to questions by MEPs, he takes his seat, you can clearly hear him saying: “How many other idiots are still there?” pic.twitter.com/TR8xwwc4V0

— Sándor Rónai (@sandor_ronai) February 14, 2023

Lexo edhe:

Deputetët e PD takojnë në PE edhe Varhelyin: Jetike për Shqipërinë të rikthehet në shinat e shtetit demokratik

Varhelyi: Në tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Deputeti nga Hungaria në parlamentin Evropian, Sandor Ronal ka shkruar menjëherë në rrjetet sociale se komisioneri ka fyer deputetët dhe tërë Parlamentin Evropian dhe se ai duhet të japë dorëheqje.

Deputeti nga Kroacia, Tomislav Sokol, i cili ka bërë pyetjen pas së cilës Varhelyi ka bërë këto komente, tha se ai pret “së paku kërkim falje publike ndaj tij dhe Parlamentit Evropian”. Sipas Sokol, edhe më e rëndësishme se kërkimfalja është që “komisioneri Varhelyi të jetë i paanshëm në raportet me Serbinë dhe presidentin Vuçiq”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, i pyetur nga gazetarët se çfarë ka ndërmarrë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas këtij incidenti, tha se “ajo pret nga të gjithë anëtarët e Komisionit Evropian që të tregojnë respekt ndaj të gjitha institucioneve të BE-së dhe të evitojnë sjelljet të cilat mund të shihen si mungesë respekti”.

Për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian e ka në shënjestër komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi Varhelyi, të cilin e ka kritikuar me dyshime se është “tepër i afërt” me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me liderin e serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Madje, përmes një Resolute, Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Komisioni që të kryejë hetime të brendshme për sjelljen e tij.

Anëtarë të PE-së dyshojnë se Varhelyi ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, sidmos Serbinë.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim me qëllim bën përpjeklje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qëndrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtërësimit“, thuhet në atë tekst.

Por Komisioni Evropian është shprehur se “nuk sheh arsye për masa të tilla”./Rel

Etiketa: komisioner europianOlivér Várhelyi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputetët e PD takojnë në PE edhe Varhelyin: Jetike për Shqipërinë të rikthehet në shinat e shtetit demokratik

20:08 : 23/10/2024
AKTUALITET

Varhelyi: Në tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

16:36 : 09/09/2024
AKTUALITET

Varhelyi tregon çfarë diskutoi me Ramën në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

19:04 : 13/12/2023
AKTUALITET

Integrimi/ Varhelyi takohet me Vokshin: Opozita ka rol kyç

15:48 : 06/12/2023
BOTA

Zgjerimi i BE deri në 2030-ën, Varhelyi jep mesazhin e rëndësishëm nga Ankaraja

13:41 : 07/09/2023
BOTA

Zgjerimi, Varhelyi: Në tetor, propozime me rëndësi thelbësore

15:08 : 01/09/2023
Para

"Pasaportat e shqiptarëve në duart e specialistëve patronazhistë!"

TË GJITHA

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com