• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungesa e prodhimit dhe çmimi i shtrenjtë në Europë, 5-fishohen eksportet e vezëve për janar 2023

09:48 : 15/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Prodhuesit e vezëve në vend po përjetojnë një situatë pozitive për shkak të rritjes së kërkesës për këtë produkt në Europë.

Në janar 2023 eksportet e vezëve janë 3-fishuar në sasi raport me muajin janar 2022, duke arritur në 217 mijë kg. Në vlerë, eksportet u pesëfishuar, për shkak të çmimit më të lartë, duke arritur në gati 53 milionë lekë.

Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të doganave kjo është sasia më e lartë e eksportit të vezëve për periudhën e muajit janar. Rritja e eksporteve ka nisur që muajin dhjetor 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 eksportet janë 24 herë më të larta.

Shkak i shtimit të eksporteve është mungesa e vezëve në tregun europian dhe SHBA. Shpërthimet e gripit të shpendëve në SHBA dhe Europë kanë vështirësuar furnizimet që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

Studentët serbë godasin me vezë autobusin me mbështetësit e Vuçiç

Për muajin janar 2023 sipas të dhënave të doganave, eksportet janë kryer nga 4 kompani prodhuese. Një nga kompanitë “Veza e Mëngjesit” tha për Monitor se aktualisht po eksporton vezë për industrinë e ushqimit në Kroaci dhe Greqi, si dhe për konsum në Serbi. Përfaqësues të kompanisë thanë se rritja e eksporteve ka ardhur për shkak të mungesës së vezëve në këto tregje.

Për muajin janar 2023 eksportet në vlerë u rritën 5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar sipas të dhënave të Doganave. Operatorë të tregut pohuan se krahasuar me vitet e kaluara eksportet janë me çmim më të lartë, çka u mundëson atyre të kompensojnë kostot e larta nga TVSH-ja dhe për herë të parë të rrisin fitimet.

Por rritja e çmimit të vezëve për eksport ka sjellë një rritje të lehtë të çmimit edhe në tregun vendas. Kompanitë thonë se çmimi maksimal i vezëve nga pularitë ka arritur në 19 lekë për kokërr nga 17,5 deri në 18 lekë që shitej më parë.

Në tregun e pakicës veza e hapur po tregtohet me 24 lekë nga 23 lekë që ishte. Para valës së rritjes së drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë nga fermat blegtorale ishte 13 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës 16 lekë për kokërr.

Rritja e çmimit të vezës në muajin mars në Shqipëri u ndikua edhe nga mungesa e produktit për shkak të ngordhjes së shpendëve nga influence aviare. Nga ekspertët u vlerësua se në vend ngordhën 500,000 krerë pula. Prodhimi në ferma përpara virusit ishte 1,350,000 vezë/ditë. Kompanitë pohuan se në atë periudhë nga ngordhja e shpendëve prodhimi u reduktua 50%.

Gripi i shpendëve shton mungesën dhe rrit çmimet e vezëve në Europë dhe SHBA

Prej 2 muajsh kutia e vezëve po kthehet në simbolin e inflacionit të çmimeve në SHBA dhe për disa shtete të Europës. Reduktimi i ofertës ka sjellë rritje të çmimeve. Shkaku kryesor i mungesës së vezëve duket të jetë gripi i shpendëve, më formalisht i referuar si gripi patogjen i shpendëve (HPAI). Që nga 23 janari 2023, shifrat e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë tregojnë se 58,1 milionë pula janë prekur nga gripi i shpendëve në 47 shtete të SHBA.

Në fund të nëntorit 2022, BBC e përshkroi valën aktuale të gripit të shpendëve si “më e keqja ndonjëherë në Evropë dhe në SHBA”.

Reduktimi i ofertës së shpendëve që bëjnë vezë ka sjellë rritje të çmimeve.

Në fillim të muajit janar në SHBA është shënuar çmimi më i lartë i vezëve duke arritur në 5,3 USD nga 1,93 USD/dozen që ishte në janar 2022. Çmimi ishte gati 2 fish më i lartë. Prej 3 ditësh në SHBA çmimi i vezëve është ulur 50% në raport me fillimin e muajit janar. Shkak i rënies së çmimit janë eksportet e vezëve nga Meksika, ku në shumë raste u tentuan të futen edhe kontrabandë.

Në BE, vendet që janë më të prekura nga rritja e çmimeve janë Hungaria (125.4%), Gjermania (106%) dhe Holanda (90.6%).

Përveç gripit të shpendëve, industria në mbarë botën është prekur nga rritja e kostove të prodhimit, duke përfshirë ushqimin e pulave, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë./Monitor

Burimi: Doganat
Etiketa: cmimi i shtrenjteeksporteVezë

Lajme të lidhura

BOTA

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

22:09 : 22/04/2025
BOTA

Studentët serbë godasin me vezë autobusin me mbështetësit e Vuçiç

20:51 : 12/04/2025
AKTUALITET

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

20:12 : 05/04/2025
BOTA

SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

22:53 : 28/03/2025
AKTUALITET

Gripi i shpendëve shtrenjtoi vezët, çmimi u rrit me 5 lekë! U “asgjësuan” 430 mijë pula

20:04 : 25/03/2025
BOTA

Ka mbetur pa vezë, SHBA do të importojë miliona nga Turqia dhe Koreja

08:35 : 23/03/2025
Para

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025

Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

13:07 : 16/05/2025

Berisha në samitin e IDU: Zgjedhjet ishin farsë, Rama i siguroi votat nga krimi! Kërkoj mbështetjen tuaj

12:56 : 16/05/2025

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com