Intensiteti i fatkeqësive natyrore po shpeshtohet nga viti në vit si pasojë e ndryshimeve klimaterike.
Zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet, diku ngjarje me probabilitet të ulët, tani janë bërë të zakonshme jo vetëm duke sjellë dëme ekonomike, por një rrezik evident për jetët njerëzore. Tërmeti shkatërrues në Turqi ka hapur një debat global se si bota duhet të përgatitet për tu përballuar me këto fatkeqësi.
Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla. Tashmë po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit, nuk janë bërë përparime as aspektet më të thjeshta si edukimi i popullatës, krijimi i hapësirave për evakuim dhe përforcimi i emergjencave civile të cilat ende kanë boshllëqe në pajisje dhe në njerëz.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile prefekturat aktualisht janë vetëm 524 çadra për strehim, 6 gjeneratorë dhe 6 autobote uji.
Lista zyrtare pajisjeve, mjeteve dhe burimeve njerëzore në rang kombëtare duke përfshirë prefekturat dhe Ministrinë e mbrojtjes tregojnë për kapacitete të kufizuara në rast fatkeqësish. 524 çadra për strehim kuptohen që nuk janë të mjaftueshme as për një lagje të një qyteti të vogla në rast të një fatkeqësie si tërmeti i Durrësit 2019.
Ministria e Mbrojtjes nxori për konsultim publik vjeshtën e vitit të kaluar Strategjinë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në të cilën renditi boshllëqet që u zbuluan nga tërmeti i vitit 2019, të cilat duket se janë thelluar më tej.
Dikasteri i Mbrojtjes që ka në mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile vlerësoi se faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe/ose të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.
Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve.
Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre. Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik. Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike.
Dokumenti i Ministrisë së mbrojtjes vë në dukje se ende ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e administratës vendore në trajtimin e risqeve dhe pasojave të tërmeteve. Kur bëhet fjalë për parandalimin e fatkeqësive, ekziston ende mosndëshkimi për individët dhe personat juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve. Për më tepër, ndërtesat (përfshirë ato historike dhe veprat e artit) dhe infrastruktura e dëmtuar më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t’i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.
Në rast tërmeti për mungesë fondesh do të ketë sfida lidhur me vlerësimin e ndërtesave dhe rikonstruksionin e godinave të vlerësuara nga autoriteti përkatës.
Gjithashtu, ende nuk janë konsoliduar njësitë organizative të mbrojtjes civile në administratën qendrore dhe strukturat e planifikimit dhe MC nëpër bashki, gjë që me shumë mundësi do të çojë.
Lista me burimet, njerëzore dhe mjetet për përballimin e situatave emergjente që krijojnë fatkeqësitë natyrore në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prefekturave.
Prefekturat
- Mjeke 313
- Infermiere 1329
- Personel 1400
- Ekskavatorë 236
- Borëpastruese & Kripëhedhëse 109
- Fadroma & Traktorë 275
- Vinça 92
- Makina transporti të llojeve të ndryshme 783
- Varka /Skafe 31
- Pompë uji thithëse dhe furnizimi me ujë 85
- Pompa Shpine për fikjen e zjarrit 71
- Auto-shkallë 5
- Ambulanca 167
- Mjete zjarr-fikëse 151
- Forca Zjarrë-fikëse 1295
- Laborator 46
- Numri i shtretërve për evakuim ,spitale, hotele, konvikte etj. 8180
- Ambiente të lira për evakuim (m2) 529237
- Çadra strehim 524
- Të ndryshme 247
- Gjeneratorë 6
- Autobot Uji 6
- Spitale e poliklinika 14
- Qendra Shëndetësore 53
- Qendra Ambulatore 328
- Salla Operacioni 8
- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 326
- Shërbimi Pyjor 420
- Policia e Shtetit 1544
Kapacitete të Forcave të Armatosura
- Mjete për transport njerëzish, (350 persona) 20
- Mjete për transport mallrash, 7 ton 20
- Kamionë te mesëm, 5 ton 15
- Kamionçina 22
- Helikopterë Cougar 24 persona 2
- Motorbarka me motor 9
- Anije patrulluese, motovedeta 3
- Zjarrëfikse 9
- Borëpastruese 4
- Autoambulanca 12
- Kullë ndriçimi me gjenerator 1
- Gjenerator 3
- Autobotë për ujë të pijshëm 10000 L 1
- Ndërtim kampingjesh 1 togë
- Batalionet (persona kërkim -shpëtimi raste (përmbytje, zjarre, tërmete etj) 360
- Akomodim në shtëpinë e pushimit Durrës (shtretër) 120
- Akomodim në shtëpinë e pushimit Jalë (shtretër) 50
- Akomodim në Bunavi (familje) 150
- Mjete të rënda 1 togë
- Mjete dhe gërmuese 6
- Mjete për transport inertesh, (vetëshkarkues) 8
- Fadrome 1
- Ndërtimi për forcim digash 1 togë
- Ndërtim urash metalike 1 togë
- Laborator për analizimin dhe monitorimin e ujit, ajrit, agjentëve biologjikë dhe kimikateve të ndryshme në vendet e ngritjes së kampingjeve. 2 grupe (12 vetë gjithsej).
- 5 Grupe EOD për pastrimin e hotspote-ve, heqjen dhe asgjësimin e municioneve të ndryshme.
- Njësia Mjekësore Ushtarake për menaxhimin e urgjencave kirurgjikale, sëmundjeve infektive apo situatat epidemiologjike të krijuara nga lloji i emergjencës
/Monitor