• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrollet e paligjshme në rrugë. Për shefat e Policisë, çdo qytetar është i dyshuar

16:50 : 12/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pothuajse çdo mbrëmje të javës, në zonën pranë ish-stadiumit “Dinamo” në Tiranë, aktivizohet një post-bllok i gjerë policor, me pjesëmarrjen e efektivëve rrugorë, të Policisë së Rendit dhe Forcave Speciale, këta të fundit të armatosur.

“Detyra” e tyre është kontrolli i imtësishëm i çdo automjeti dhe pasagjerët e tyre, pa asnjë dallim, pavarësisht llojit të mjetit, modelit të ri apo të vjetër, makinë “të fortësh” apo “fakirësh”, siç i etiketojnë shpesh punonjësit e policisë.

Të njëjtët post-blloqe, të përbërë nga 10-15 policë, gjenden edhe në akse të tjera, qendrore apo periferike të kryeqytetit.

Skena është kudo e njëjtë. Punonjësit e policisë, të cilët “egërsojnë” fytyrën për shkak të uniformës nga njëra anë, dhe drejtuesit e mjeteve e shoqëruesit e tyre të sikletosur nga ana tjetër.

Lexo edhe:

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Qytetarët detyrohen të dalin jashtë, t’i nënshtrohen një kontrolli të imët fizik, ndërkohë që të tjerë punonjës policie kontrollojnë me detaje automjetin.

Në përfundim, në shumicën absolute të rasteve, qytetarët dalin të pastër dhe largohen me pikëpyetjen: “Përse ishte i nevojshëm ky terrorizim”.

“Boldnews.al” pyeti “off-records” punonjësit në post-bllokun pranë ish-stadiumit “Dinamo” se përse duhen këto kontrolle kaq të shumta, të shpeshta dhe pa një objektiv të qartë, si edhe ku bazoheshin për këto procedura.

Përgjigja për pyetjen e parë ishte e menjëhershme; kontrollet e imtësishme kryhen për të identifikuar elementë kriminale apo sende të paligjshme, si armë, lëndë narkotike e të tjera.

Por, për bazueshmërinë ligjore të këtyre kontrolleve, punonjësit e policisë të orientojnë: “Atë e dinë shefat. Ne na kanë dhënë urdhër dhe duhet ta zbatojmë!”

Kur u thuhet se “një urdhër i paligjshëm nuk duhet zbatuar”, vijimi i bisedës është i pamundur: “Largohu, përndryshe do të procedojmë për pengim të punës së policisë”.

Dhe, në fakt, punonjësit e Policisë në terren, të cilët ngarkohen me detyrën për të kryer kontroll të imtësishëm kuturu dhe masiv në automjete e pasagjerë, pa një objektiv të qartë, urdhërohen pa respektuar asnjë lloj parashikimi ligjor.

Legjislacioni procedural penal dhe ligjit “Për Policinë e Shtetit” kanë të parashikuar qartësisht rastet se kur uniformat blu duhet të kryejnë kontroll fizik dhe të automjeteve të qytetarëve.

Ligji për “Policinë e Shtetit”, në nenin 116 të tij parashikon se kontrolli i automjeteve kryhet kur dyshohet se në brendësi të saj ka sende të paligjshme ose persona të shpallur në kërkim, apo kur punonjësi i policisë ka dyshime të bazuara se kontrolli shërben për të shmangur një rrezik të çastit.

Në foto: Neni 116 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” parashikon rastet e kontrollit të mjetit

Thuajse të njëjta parashikime të qarta për kontrollin fizik dhe të automjeteve gjenden edhe në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas nenit 298 të këtij Kodi lejohet kontrolli fizik dhe i ambjenteve, përfshirë automjetet, në rastet e flagrancës gjatë apo pas kryerjes së një vepre penale, kur duhet ndaluar apo arrestuar ndonjë person i shpallur në kërkim, ose kur ka dyshime se brenda mjeteve mund të ketë sende të lejuara.

Në foto: Neni 298 i Kodit të Procedurës Penale

Pra, legjislacioni është i qartë dhe ka kushtëzuar rastet e kontrollit fizik të qytetarëve dhe automjeteve vetëm mbi dyshimin e arsyeshëm.

Dhe, “dyshimet e arsyeshme” për policinë, krijohen në përgjithësi mbi informacione paraprake, kur persona apo sende të ndaluara gjenden në objekte të caktuara, përshembull një “Benz i gjelbër” ose edhe thjeshtë “një Benz” apo “një Audi”, ose edhe thjesht “një makinë e vogël” ose “një fuoristradë”.

Në këtë mënyrë, puna kontrolluese e Policisë së Shtetit është më e kufizuar dhe më efektive.

Por, nga verifikimi që kreu “Boldnews.al” në post-bllokun e zgjeruar tek ish-stadiumi “Dinamo”, u konstatua se efektivët blu ndalonin automjete dhe kryenin kontrolle fizike të shoferëve e pasagjerëve pa asnjë dallim.

Këtij kontrolli të imtësishëm iu nënshtruar automjet “Smart”, “Golf 2”, “Benz AMG”, “Mitsubishi Pajero”, “BMW” dhe të tjera mjete të llojeve e ngjyrave të ndryshme.

Personat e kontrolluar ishin vajza, djem, të qethur shkurt, me flokë të gjata, bjond, brun, meso-burra apo mes-gra.

Pra, praktikisht, të gjithë qytetarët që kishin “fatin e keq” të udhëtonin me mjete në atë aks rrugor gjatë kohës që ishte ngritur post-blloku policor.

Duket qartë që uniformat blu nuk kishin asnjë lloj “dyshimi të arsyeshëm”. Ose, për shefat e tyre, çdo qytetar është “i dyshuar”.

Situata me kriminalitetin në Shqipëri është në nivele alarmante dhe puna e Policisë për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të veprave penale është për t’u mbështetur dhe inkurajuar.

Por, paaftësia e drejtuesve apo mungesa e informacionit mbi elementët kriminalë apo mungesa e vullnetit për t’i zbuluar ata, nuk duhet dhe nuk mund të rëndojë mbi çdo qytetar që udhëton me automjet në Tiranë (apo edhe në qytete të tjera).

Në këtë mënyrë, nëpërmjet forcës policore dekurajohet një prej lirive kryesore të njohura në Kushtetutë-liria e lëvizjes.

Etiketa: policiapolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte, por i biri e vrau të atin me thikë

15:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau të atin me thikë në Durrës, arrestohet pas dy orësh 25-vjeçari

15:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
Para

Shehu: PD do rivendosë demokracinë me mjete demokratike

TË GJITHA

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com