• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Riformatohet qeveria në Maqedoni, ja sa shqiptarë hyjnë në kabinetin e ri të Kovaçeskit

21:15 : 11/02/2023
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën parlamentit listën me emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendës-ministra pas marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar.

Parlamenti do të mblidhet të hënën për miratimin e kabinetit të riformatuar. Kjo gjë pritet të krijojë qëndrueshmëri në shumicën parlamentare, por përsëri do të ketë vështirësi, sipas analistëve, lidhur me arritjen e dy të tretave sa herë që të paraqitet nevoja në parlament.

Aleanca për Shqiptarët (ASh) do të drejtojë tre ministri: Krenar Lloga, deri tash anëtar i Komisionit Shtetëor të Zgjedhjeve do të jetë Ministër i Drejtësisë, mjeku neurolog Fatmir Mexhiti do të jetë Ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu propozohet për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

ASh do të ketë dy zëvendësministra në kabinetin e riformatuar; atë të Mbrojtjes dhe të Bujqësisë.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate (LSDM), e cila lë postin e ministrit të Drejtësisë, merr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vendin e ministrit të Ambientit Jetësor. Këtë dikaster do ta drejtojë Kaja Shukova, deri tash Sekretare Shtetërore po në këtë ministri.

Lexo edhe:

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

BDI, ndërkohë merr postin e Zëvendës-ministrit të Arsimit, ku do të ketë hierarkinë më të lartë drejtuese, me që vetë Ministri Jeton Shaqiri është nga radhët e kësaj partie.

Partia Alternativa mbetet me një ministër në kabinet, nga tre që ka aktualisht. Xhemail Çupi do të vazhdojë të mbetet në krye të Ministrisë për Diasporën, nëse partia vazhdon të mbetet në qeveri. Alternativa ka thirrur një takim për nesër ,për të vendosur lidhur me hapat e mëtejshëm, ndërkohë që njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv edhe pse e përulur para partnerëve politikë. Alternativa me tre deputetë në parlament, meqenëse i katërti kaloi si i pavarur, kishte tre poste ministrore.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, e cila deri para pak javësh ishte kritike më e zëshme ndaj politikave qeveritare, teksa akuzonte eksponentë të BDI-së për korrupsion dhe krim, tani thotë se po bëhet pjesë e qeverisë për të prodhuar vlera dhe rezultate për të mirën e qytetarëve dhe të ekonomisë, demokracisë e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Aleanca nuk mendon se me hyrjen në qeveri do t’i bjerë mbështetja nga elektorati.

Kjo shumicë e re parlamentare që synon t’i afrohet numrit të dy të tretave në parlament, megjithatë nuk do ta arrijë këtë. ASh ka tetë deputetë, por tre ligjvënës të pakënaqur të BDI-së duket se nuk do t’i përfillin më politikat e partisë për shkak të përplasjeve të brendshme; këtij grupi i është bashkuar edhe një deputet i pavarur. Ekzistojnë gjithashtu edhe paqartësitë lidhur me të ardhmen e Alternativës, e cila ka tre ligjvënës në parlament.

Ndonëse, të gjithë ligjvënësit shqiptarë e mbështesin rishikimin e Kushtetutës, pjesë e të cilës duhet të bëhet pakica bullgare, një kusht ky i paraqitur nga vetë Bashkimi Evropian për vazhdimin e rrugës së integrimit të vendit ballkanik drejt BE-së, pa votat e VMRO-së opozitare maqedonase sidoqoftë nuk arrihen dy të tretat e tetëdhjetë votave të nevojshme për këto ndryshime. /VOA

Etiketa: maqedonia e veriut

Lajme të lidhura

RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
RAJONI

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025
AKTUALITET

Radhë të gjata makinash në Qafë-Thanë, vonesa në përpunim dokumentesht

10:42 : 05/10/2025
AKTUALITET

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Parashutisti maqedonas rrezikon jetën nga stuhia

19:15 : 30/08/2025
Para

VIDEO/ Arrestohen 48 plaçkitës në zonat e tërmetit në Turqi, rrihen nga banorët

TË GJITHA

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025

Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për “Duçen” dhe 2 të tjerët

13:14 : 04/11/2025

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

13:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com