• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta, Meta: Sot nis rezistenca pa kthim, Rama nuk i shpëton dot llogaridhënies

13:21 : 11/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha nga podiumi i protestës para kryeministrisë se Edi Rama nuk i shpëton dot llogaridhënies për korrupsionin në nivele ndërkombëtare.

Ai theksoi se ka nisur numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të kësaj qeverie të cilën e cilëson “regjim anti-kombëtar”.

Sot, theksoi Meta, nis rezistenca pa kthim

“Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë. Kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar e patriotik, një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur e armik të interesit kombëtar. Struci i Rilindjes që është fshehur nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetën dhe popullin. Në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur pushtetin dhe është i gatshëm të kënaqë çdo mafioz vetëm të shtyjë disa ditë më shumë në pushtet. Llogaridhënies nuk i shpëton dot edhe pse ka braktisur Kuvendin prej 3 javësh. Do japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit dhe për bllokimin e të gjitha iniciativave dhe projektligjeve të opozitës që janë paraqitur në Kuvend. Rama kërkon të shtojë korrupsionin e tij, do japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore, për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës dhe nga e drejta e tyre që të përfaqësojnë qytetarët. Do japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian sepse ai i është vënë kundër haptaz shtetit ligjor. E zëvendësoi procesin e integrimit europian me korrupsion ndërkombëtar, siç e di e gjithë bota. Shqiptarët protestojnë sot për dramat familjare. Ky është rezultat i reformave të Ramaformës që janë korrupsion i gjallë”, tha Meta.

“Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes së përbashkët ka filluar, shqiptarët nuk e presin shpëtimin nga askush tjetër perveçse nga dashuria për atdheun e familjen e tyre. Rama është tashmë një subjekt për drejtësinë për vjedhjet me miliarda euro dhe offshore-t e tij. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërisë por edhe mbipopullimin e burgjeve, sepse për të rinjtë ai ka dhënë dy alternativa, ose largimin nga vendi ose përfshirjen në aktivite kriminale”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Sot një vit nga arrestimi, Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

09:58 : 21/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, avokati: Gjykatat shqiptare janë të kapura! Do e çojmë në Strasburg

11:52 : 17/10/2025
Para

Bumçi-Ramës: Largohu, përndryshe zemërimi nuk do të gjejë qetësi

TË GJITHA

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

18:27 : 26/10/2025

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025

Foto-Emri/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai!

17:54 : 26/10/2025

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com