• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJE/ Vëllai me COVID u ndërroi jetë, zbulohet si familjarët rrahën mjekët te “Infektivi”

18:49 : 08/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda ambienteve të repartit të Infektivit në QSUT, ku pesë persona kanë hyrë me dhunë duke shkatërruar dyer e karrige dhe dhunuar më pas stafin mjekësor.

Policia bënte me dije në njoftimin e saj se “rreth orës 02:00, në ambientet e një spitali shtetëror, këta shtetas kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni”.

Por nga burime bëhet nënvizohet se njëri prej të arrestuarve (Igli Spahija), i cili në bashkëpunim me 54-vjeçarin Bledar Bali kanë shkaktuar incidentin që u mbyll duke dhunuar mjeken e Infektivit, ka vepruar në gjendje të rënduar dhe i alkoolizuar, pasi mësoi se vëllai i tij ishte ndarë nga jeta në duart e mjekëve.

Igli Spahija dhe vëllai i tij me iniciale K. S. (50 vjeç) kanë pasur vëllain tjetër të tyre shtruar në repartin e “Infektivit”, pasi ka qenë i prekur nga virusi COVID-19.

Sipas sqarimit të spitalit i ndjeri ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka pësuar atak kardiak duke ndërruar jetë.

Lexo edhe:

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

Proda: Policia e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përgjatë procesit zgjedhor

Pasi mjekja u ka komunikuar familjarëve vdekjen e tij, vëllezërit dhe shtetasit e tjerë të arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me rojen e Policisë Private të “Infektivit” dhe më pas me stafin mjekësor, duke goditur edhe infermiere e doktoreshën që ka mbetur e lënduar.

Mësohet se edhe shtetasit e tjerë që shoqëronin 41-vjecarin gjatë konfliktit me mjekët dhe infermierët ndodheshin gjithashtu nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, ata po ashtu kanë hedhur akuzua të forta në drejtim të mjekësve, duke thënë se personeli nuk ka përdorur mjekimet e duhura për të trajtuar viktimën.

Sakaq, në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë për ngjarjen në fjalë, theksohet se dhuna është e patolerueshme pavarësisht dhimbjes së familjarëve për një jetë të humbur.

MSH i bën thirrje organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjajren, duke nënvizuar se mjekët dhe infermierët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve”, thuhet ne reagimin e MSH.

Njoftim i policisë për ngjarjen:

Goditën për shkak të detyrës një mjeke, dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas kishin goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kishin dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

LEXO EDHE:

Dhunohet mjekja në Tiranë

Etiketa: dhunohet mjekuInfektivipolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

Proda: Policia e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përgjatë procesit zgjedhor

15:31 : 05/05/2025
AKTUALITET

Refuzuan kontrollin për tregun e Suel Çelës? Policia e mohon: Sajesë për të na përbaltur!

18:08 : 10/04/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare

18:51 : 04/01/2025
AKTUALITET

Prençi: Korrupsioni dhe krimi në Shqipëri janë zhvilluar me hapa galopantë

10:33 : 30/12/2024
AKTUALITET

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA

11:23 : 14/12/2024
Para

Tragjedia në Turqi, anulohet Kampionati Ballkanik i atletikës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com