• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Kriza e agrumeve’ si ajo e vajit të ullirit

09:02 : 07/02/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Rrahman Kuqi jeton me të shoqen. Fëmijët i ka në emigracion. Frymën e mbajnë me bujqësi. Kryesisht me agrume. Por ka katër vjetë të paktën, sipas tij që bujqësia është në krizë të thellë. Rrafmani jeton në Jazgjias të Lushnjes.

“Kam sh penzuar qimet e kokës duke i vaditur, ujë, plehra kimike dhe energji elektrike. Hakun e punës dhe nuk i shes dot. Nuk ka treg”– shpjegon Rrafmani.

Ai ka vjelë këtë vit 20 kuintalë limonë dhe ka shitur 7 kuintalë për vetëm 20 lekë/ kg që do të thotë 14 mijë lekë për 4 muaj punë.

“Ne jemi duke vdekur. Shikoje pjesën tjetër të limonëve dhe portokalleve që janë në pemë. Bien çdo ditë e kalben në tokë. Aktualisht janë me 10 lekë/kg dhe nuk i blen njeri”- thotë Rrafmani.

Në anën e majtë të gardhit ndërhyn një zonjë me shami të bardhë. Fqinj, e njëjta familje me Rrafmanin. Nusja e të vëllait.

Lexo edhe:

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

“Nuk ka shtet, prandaj nuk ka treg. Na kanë lënë të vdesim. Unë kam fabrikë të vajit të ullirit. Kam humbur deri tani 300 mijë lekë (të reja). Sepse ata që e kanë prodhuar na e kanë shitur me kg dhe ne na i kërkojnë klientët me litra dhe humbasim 3 litra për kg. Aty në fabrikë e kemi. 100 kuintalë vaj ulliri. Edhe pse më i lirë se vaji i lulediellit, nuk e blen njeri”– shpjegon Luljeta Kuqi.

Ajo tregon se gjithë jetën me kredi për të mbajtur punën gjallë, po rezulton në dështim për faj të politikës.

“Ne limonët dhe portokallet i kemi falur me trasta klientëve që kanë marrë vaj ulliri. Ata janë mrekulluar sepse limonët shiten shtrenjtë në treg, janë importi”- thotë Luljeta Kuqi.

Një kg limonë në Tiranë kushton 250 lekë. Një kg mandarina 150 lekë dhe janë të importit. Ndërsa limonët, mandarinat dhe portokallet e vendit po kalben në tokë.

Kjo situatë nuk është vetëm në Myzeqe, por edhe në Vlorë, Sarandë e në të gjithë vendin.

Vetëm në Bashkinë e Konispolit janë mbi 800 ha të mbjella me agrume.

Kjo zonë që përfshihet në qarkun e Vlorës ka nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare gjatë 2022 u prodhuan rreth 30 mijë tonë, afro 60% e prodhimit kombëtar të agrumeve. Gjatë 2021 u prodhuan mbi 50 mijë ton agrume.

Sipas Eurostat, Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria është një nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në Europë. Megjithëse prodhimi këtë vit është konsideruar i mbarë nga fermerët, sfidat e tyre kanë qenë gati të papërballueshme. Ata janë përballur me problematika si vjelja e prodhimit dhe gjetja e tregut, sidomos për eksport.

Emigrimi, shpopullimi i vendit dhe plakja e popullsisë ka bërë që të mos ketë fuqi punëtore. Shtimi i prodhimit ka rritur pasigurinë e tregtimit, shtoji kësaj situate koston e rritur të prodhimit nga krizat e njëpasnjëshme që kanë shpënë në rritjen e çmimeve të karburantit dhe plehrave kimikë.

Sipas ekspertëve, problematikë për këtë situatë mbetet TVSH-ja (tatimi mbi vlerën e shtuar). Në 2019-n, hyri në fuqi përsëri skema e vjetër me 6% kompensim për fermerët.

Agropërpunuesit nuk kanë asnjë leverdi të marrin produktet e fermerëve me këtë tatim.

Në të njëjtën kohë ka disa biznese agroturizmi që bashkëpunojnë me fermerët duke ua marrë atyre në sasi të mëdha agrumet dhe e kanë bërë traditë që në baret dhe restorantet e tyre nuk ofrojnë më pije industriale, por pije të frutave të freskëta, pasi kushtojnë më lirë.

Shoqata Shqiptare e Agroturizmit thotë se Toka dhe klima janë në favor të fermerëve por tregjet në disfavor të fermerëve. Sipas Uran Derri, ekspert në fushën ushqimore dhe financier njëkohësisht, kjo situatë nuk është e re, por ka disa vite që përsëritet.

“E para është mungesa e certifikimeve në tregun europian. E dyta mungesa e kompanive të përpunimit që mund të shfrytëzojnë sezonin e prodhimeve për përpunimim. E treta është cilësia relativisht e ulët krahasuar me Turqinë dhe Greqinë.

E katërta moskoordinimi në mbjellje. Pra; një vit mbjellin të gjithë patate, vitin tjetër meqë nuk e shesin dot, mbjellin shumë pak dhe rritet çmimi. E pesta; mungesa e legjislacionit për formalizimin e këtij sektori. Pra nuk kanë se si të shesin me faturë dhe rrjedhimisht nuk bëjnë dot eksport”.

Ekspertët mendojnë se nëse prodhimi i agrumeve vijon të rritet në vitet në vazhdim dhe nuk do të ketë një direktivë nga Ministria e Bujqësisë, rrezikon të kthehet në një rreth vicioz, pasi mungon tregu i brendshëm për shitje, ndërsa eksportet vijojnë të jenë në sasi të ulëta.

Ata këmbëngulin që ndërhyrja e shtetit është me rëndësi. Sipas tyre mungon një agjenci informuese për fermerët e cila ekziston në vendet e Europës dhe rajonit. Sipas tyre kjo agjenci duhet të jetë në Ministrinë e Bujqësisë, e cila të monitorojë dhe drejtojë mbjelljet me këshilla.

Në tregun e brendshëm, informaliteti vijon të mbetet i lartë në sektorin prodhues bujqësor. Shumë fermerë shesin agrumet në tregun e zi me qese, në anë të rrugës.

Dëmtimi i konkurrencës nga informaliteti i lartë, po ashtu edhe kostot e larta i kanë kthyer produktet të paleverdisshme për sa i përket çmimit. Në dyqanet e fruta – perimeve në vend vëren mandarinë dhe portokalle importi.

“Nuk bën mandarina e vendit. Është pa lëng”– shprehet një shitës fruta-perimesh për të justifikuar mandarinën spanjolle që e shet me 150 lekë / kg, teksa mandarina e vendit shitet prej fermerëve 20-28 lekë kg.

Sipas ekspertëve shteti duhet të rrisë taksën doganore për produktet e importit që të nxisë prodhimin vendas./GazetaSi

Etiketa: agrumekrizëtregvaj ulliri

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025
EKONOMI

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:02 : 03/06/2025
SPORT

Manchester United në krizë të thellë, periudha pas Fergusonit një katastrofë pa mbarim

18:16 : 14/04/2025
AKTUALITET

Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, Brazili furnizuesi kryesor

08:22 : 03/04/2025
BOTA

Tesla në krizë?/ Shënohet rënie me 40 për qind e shitjeve në tregun evropian

21:39 : 25/03/2025
BOTA

Tekila në krizë?/ Shkak, tarifat e reja të vendosura ndaj Meksikës nga administrata Trump

21:09 : 05/03/2025
Para

I dehur në timon, 41-vjeçari i drejton pistoletën policisë

TË GJITHA

filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025

Shkodër/ Policia zbulon parcelat me kanabis, nuk arreston kultivuesit por procedon rojet e pyjeve

09:36 : 15/06/2025

Aksident në Korçë/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

09:23 : 15/06/2025

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

09:20 : 15/06/2025

Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë

09:09 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com