• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja/ Alda Klosi në spital, dëshmia e pastrueses Dobi: Pse mi dha mua paratë

13:48 : 06/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

“Të gjitha paratë e sekuestruara në banesën time janë të Alda Klosit”. Kjo është dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses së Alda Klosit të arrestuar rreth një muaj më parë nën akuzën se ka vjedhur në banesën e kësaj të fundit.

Hetimet për rastin morën një tjetër kthesë, pasi në një dëshmi të disa ditëve më parë, Rozeta dobi do të deklaronte para autoriteteve se paratë nuk ishin të vjedhura, por zyrtarja Alda Klosi ia kishte dhënë në mirëbesim.

Arsyeja, sipas dëshmisë së Dobit, ishte se Alda Klosi “kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte”.

Për këtë shkak, dyshohet se është bërë një inskenim i vjedhjes më 15 Dhjetor 2022, me qëllim fajësimin e ish-bashkëshortit të Klosit.

Pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri u vunë në pranga si të dyshuar për vjedhjen në banesën e Alda Klosit të 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë. Pak ditë më vonë, në banesën e pastrueses u zbuluan edhe 404 mijë euro. Sipas Dobit, e cila pritet të merret sërish në pyetje këtë të Hënë, e gjitha shumë i përket Alda Klosit.

Lexo edhe:

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

Për këtë të fundit, prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masën e sigurisë arrest me burg. Seanca e planifikuar për sot është shtyrë nga gjykata për ditën e nesërme, pasi vetë Alda Klosi ndodhet në spitalin e QSUT, për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit.

Pas dëshmisë së Rozeta Dobit, Alda Klosi u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë. Ndaj saj janë ngritur akuza për tre vepra penale: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Alda Klosi ka qenë ish-drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Dëshmia

Në kërkesën për masën e sigurisë, që prokuroria ka depozituar në gjykatë, zbardhet dhe një pjesë e dëshmisë së pastrueses Dobi. Kjo e fundit shprehet se për Alda Klosin ka punuar prej rreth 5 vitesh.  Ajo flet për tufa me para që i ka konstatuar në banesën e zyrtares.

“Kam filluar punë si sanitare në banesën e shtetases Alda Klosi që prej 5 vitesh. Banesa e parë që kam filluar punë ka qenë ajo në afërsi te ‘Mozaikut’ të Tiranës, e pikërisht përballë me banesën e vjetër. Ky pallat është pallat i ri. Në këtë banesë kam shërbyer për rreth dy vite. Pas kësaj periudhe kam shërbyer tek banesa tjetër e cila është pallati i vjetër dhe ndodhet po në të njëjtin vend ku gjendet edhe banesa e parë. Tek banesa e vjetër kam shërbyer deri ditën që jam arrestuar. Deklaroj se në banesën e marrë me qira në ‘Rr e ‘Kosovarëve’ kam punuar rreth dy muaj e gjysmë. Deklaroj se tek pallati i ri ku ka banuar Alda Klosi i cili gjendet afër “Mozaiku”t të Tiranës, për herë të parë kam vënë re, sipër krevatit të mbuluara me batanije disa tufa me lekë dhe euro. I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin tek komodina e krevatit të Aldës. Pas këtij momenti kam telefonuar Aldën dhe i kam treguar se lekët dhe eurot që kishte mbi krevat ‘ti kam futur në sirtar tek dhoma e gjumit’, më është përgjigjur ‘faleminderit’. Këtë fakt e kam konstatuar në fillimet e punës sime rreth muajve të verës së vitit 2018.

Pasi Alda është larguar familjarisht nga kjo shtëpi dhe pasi kanë vajtur tek banesa e vjetër, përballë, aty kam parë disa kuti me vlera të mëdha të monetare me euro. Këtë fakt e kam konstatuar gjatë kohës së pastrimit të dollapëve. Për mënyrën e lëvizjes së tyre nuk kam dijeni se ku i merrte dhe ku i dërgonte ato Alda. Këtë konstatim e kam bërë rreth vitit 2021. Deklaroj se këto kuti ishin të prerjeve të ndryshme nga 200 deri në 20 euro”, thuhet në dëshminë e Dobit.

Më tej, tregon se paratë e sekuestruara në banesën e saj nuk janë të vjedhura, por Alda Klosi ia dha në mirëbesim. Po ashtu, thotë se e gjitha shumë e sekuestruar në banesën e saj është e zyrtares.

“Tek banesa e marrë me qira nga Alda Klosi në ‘Rr e Kosovarëve’, gjatë kohës që unë kam pastruar në këtë banesë, në fillim nuk kam konstatuar vlera monetare në lekë apo euro. Në ditët e fundit të muajit Dhjetor të 2022, datë e saktë nuk më kujtohet, Alda ka bërë një bisedë me mua dhe më ka kërkuar që unë ti mbaja në banesën time të gjithë shumë që është sekuestruar nga policia, pasi kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte. Duke qenë se kisha vite në shtëpinë e saj, e pranova këtë fakt. Ajo më kishte treguar se eurot, dollarët, gjendeshin në kasafortën brenda dollapit. Kam marrë kasafortën, e kam futur në një çante, kam zbritur poshtë, kam hipur në makinë me djalin dhe i kam cacur në banesën time, në Unazë të Re. Fillimisht, kasafortën me gjithë euro, dollarë, e kam futur në dollapin tim të rrobave. Lidhur me shumën që ka pasur kjo kasafortë, nuk kam patur dijeni, pasi nuk i kam numëruar ndonjëherë. Pas një ditë, kam menduar se ku mund ti sistemoja në banesë, pjesën më të madhe i kam futur lart në tubin e aspiratorit të kuzhinës, ndërsa një pjesë e kam vendosur në sirtarin tim në dhomën e gjumit, për ti sistemuar edhe ato më vonë. Deklaroj se këto veprime i kam kryer vetëm…”, thuhet më tej në dëshminë e pastrueses Dobi.

Etiketa: Alda Klosirozeta dobi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

16:14 : 12/03/2025
AKTUALITET

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

16:13 : 03/10/2024
AKTUALITET

Detajet e hetimit/ Alda Klosi përdori kushëririn për fshehjen e pasurisë

11:31 : 16/04/2024
AKTUALITET

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Alda Klosit

10:12 : 12/04/2024
AKTUALITET

500 mijë euro te aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

13:53 : 04/04/2024
AKTUALITET

500 mijë euro në banesë/ Jepet dënimi për Alda Klosin, pastruesen dhe të birin

14:24 : 19/03/2024
Para

Dalin nga rrënojat tre futbollistë në Turqi

TË GJITHA

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com