• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramës i dalin “të palarat” në New York Times, si përfitoi kryeministri nga McGonigal

12:53 : 03/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Afera McGonigal mbetet prej dy javësh temë diskutimi e tryezave politike dhe faktor përcaktues në Parlament, duke shkaktuar kaos dhe përplasje të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës, në një kohë që kryeministri Edi Rama tenton t’i fshihet përgjegjësisë për skandalin e korruptimit të një ish-zyrtari të FBI.

Edhe pse Rama u përpoq mbrëmjen e djeshme që në tre kanale televizive të interpretonte sipas interesit të tij akt-akuzën amerikane, duke e cilësuar pagesën 225 mijë euro të Agron Nezës ndaj Charles McGonigal si një “borxh” mes miqsh, duket se përfshirja e kryeministrit shqiptar në skandal i ka rrënjët e thella.

Të paktën këtë zbulon sot gazeta e njohur amerikane ‘New York Times’, që në një artikull mbi hetimet për ish-zyrtarin e FBI thekson se McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit shqiptar.

“Ndërsa ishte ende në FBI, ai (McGonigal) zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington”, thuhet në artikull.

Pretendimet mohuese të Ramës marrin kështu një goditje të fortë nga një prej mediave më me influencë të publiku në SHBA, me Neë York Times që bën një renditje kronologjike të ngjarjeve dhe takimeve mes McGonigal, Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe kreut të ekzekutivit.

Lexo edhe:

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

“Aktakuza e Uashingtonit detajon se si gjatë dy viteve, zoti McGonigal paraqiti informacione të rreme financiare te FBI. Formularët nuk paraqisnin pagesën nga një biznesmen nga Nju Xhersi, i cili ishte ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, si dhe udhëtime ndërkombëtare falas. Prokurorët thonë se zoti McGonigal gënjeu gjithashtu për destinacionet e tij të udhëtimit dhe ndërveprimet me të huajt në formularët që ai duhej të plotësonte, dhe ndërmori veprime që duket se kanë rënë në kundërshtim me detyrat e tij qeveritare. Në gusht të vitit 2017, thanë prokurorët, ai u takua me Agron Nezën, prokurorët e Nju Xhersit e përshkruajnë biznesmenin në akuzë si Personi A. Gazeta arriti ta identifikojë atë përmes të dhënave publike dhe intervistave me njerëz të njohur me rastin”, shkruan gjithashtu NYT.

PJESË NGA SHKRIMI:

Zoti Neza, 59 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë i punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë, thanë prokurorët. Më vonë ai u transferua në SHBA, u vendos në veri të Nju Xhersit dhe u bë shtetas amerikan. Ai nuk është akuzuar për ndonjë shkelje.

Në takimin e gushtit 2017, zoti McGonigal i kërkoi para zotit Neza, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan personat, nuk e karakterizuan marrëdhënien e tyre ose nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt vijues, pasi zoti McGonigal kërkoi para, të dy personat bënë udhëtime të shumta në Europë, ku zoti McGonigal mesa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Në shtator të vitit 2017, të dy udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku zoti Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama. Zoti Duçka, i përshkruar në aktpadinë e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal që të takohej me Ramën.

Bashkë me dhënien e parafernelive të FBI-së për zotin Rama, zoti McGonigal është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte te një subjekt i lidhur me Nezën dhe Duçkën, sugjeruan prokurorët.

Zoti McGonigal gjithashtu duket se u përpoq të ndihmonte zotin Neza për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar, që donte që FBI të hetonte për atë që ai thoshte se është një komplot për jetën e tij.

Pasi takoi këtë person, McGonigal organizoi një udhëtim të mëvonshëm jashtë shtetit që një prokuror amerikan ta intervistonte në Austri, duke përdorur zotin Neza si përkthyes të tij. Prokurorët sugjeruan se takimi ishte një mashtrim; nuk kishte asnjë procesverbal zyrtar të intervistës dhe zoti Neza nuk ishte paguar për punën. Në të njëjtën ditë, zoti McGonigal dhe zoti Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me politikanin dhe diskutuan mundësitë për biznes, thuhet në aktakuzë.

Atë vjeshtë, zoti Neza i dha zotit McGonigal 225 mijë dollarë në cash në tre këste, sipas aktakuzës. Zoti Neza bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në Nju Jork dhe të tjerat në shtëpinë e tij në Nju Xhersi. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar McGonigal për ndërmarrjen e ndonjë veprimi zyrtar në këmbim të pagesave.

Në nëntor, pasi zoti McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror, që kishte qenë me të në Austri, për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga presidenti Donald Trump.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhënat e tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.

Vetëm disa ditë përpara se McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, Muzin paraqiti një raport në Departamentin e Drejtësisë, duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili e quante veten si një mbështetës të zotit Trump.

Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione- disa prej të cilave erdhën direkt nga zyra e zotit Rama- për zotin Muzin, sipas aktakuzës së Uashingtonit. McGonigal më pas do ua përcillte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI në Nju Jork.

Në fund të shkurtit, FBI hapi formalisht një hetim për lobistin me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal. Neza ishte ndër burimet konfidencialë që dhanë informacione gjatë hetimit dhe zoti Duçka pagoi dëshmitarët në Europë për udhëtimet dhe takimet e tyre me FBI-në, thuhet në aktakuzë.

Gjatë kësaj kohe, McGonigal dështoi të zbulonte kontaktet e tij me zotin Duçka apo marrëdhëniet e tij financiare me zotin Neza, thanë prokurorët. Nuk është e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar zotin Muzin dhe kundër tij nuk u ngrit akuzë. Zoti Muzin tha në një deklaratë se ai ‘nuk kishte arsye të besonte se ishte viktimë e një hetimi të rremë’.

“Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Etiketa: afera McGonigalEdi RamaNew York Times

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
Para

Escobar: Me ose pa konfirmimin e Kurtit, Asociacioni duhet të zbatohet

TË GJITHA

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com