• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherr mes policëve/ Efektivi i FNSH dhe shefi i Operacionales nxjerrin armët në Bllok, reagon AMP

14:35 : 31/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Sherret mes efektivëve të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit me njëri-tjetrin jashtë dhe në orët e shërbimit, edhe pse të turpshme dhe minuese të besimit të qytetarëve te forcat e tendit, duket se janë kthyer në “trend” në Shqipëri.

Pa u shuar ende shija e hidhur që la plagosja e efektivit Ervis Hasa me sende të ftohta nga kolegu i tij Redi Mato në Elbasan pas debateve për një vajzë, apo edhe përplasja e një oficeri të “Shqiponjave” me një koleg të “Rrugores” në Tiranë, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur sërish në kryeqytet.

Mësohet se të hënën në mbrëmje një konflikt mes punonjësve të policisë ka degjeneruar deri në nxjerrjen e armëve mes tyre në një nga rrugët e Tiranës.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në zonën e Ish-Bllokut pranë njësisë bashkiake Nr. 5, ku protagonistë janë bërë efektivi i FNSH-së Rigers Iljazi dhe shefi i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Sipas shpjegimit që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore jep për ngjarjen, fillimisht ka qenë vëllai i efektivit të FNSH-së, Marjus Iljazi që është konfliktuar me Laskën në ambientet e një dyqani.

Lexo edhe:

RENEA dhe FNSH operacion në Pogradec/ Dhjetëra kontrolle, rrethohet edhe banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi

Ngjarjet e fundit kriminale, FNSH dhe Policia e Vlorës postobllok për kontrolle

Përplasja mes tyre ka agravuar dhe në të është përfshirë edhe Rigers Iljazi, ndërsa të dy palët kanë kanosur njëri-tjetrin me armën e shërbimit.

Pas marrjes së njoftimit për incidentin, kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” dhe agjentët e AMP që kanë bërë shoqërimin e tyre në komisariatin Nr. 2, ndërkohë që edhe një hetim lidhur me ngjarjen është hapur tashmë.

Sakaq, vlen të theksojmë se ngjarje të tilla janë të turpshme për vetë peshën që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, ku efektivët dhe drejtuesit e tyre duhet të jenë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;

– V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;

– M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Etiketa: FNSHForcat Operacionalesherr mes policave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RENEA dhe FNSH operacion në Pogradec/ Dhjetëra kontrolle, rrethohet edhe banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi

08:17 : 17/01/2025
AKTUALITET

Ngjarjet e fundit kriminale, FNSH dhe Policia e Vlorës postobllok për kontrolle

21:38 : 22/12/2024
AKTUALITET

Ç’po ndodh? FNSH dhe policia ‘zbarkojnë’ në Vlorë

20:03 : 20/11/2024
AKTUALITET

FNSH ‘zbarkon’ në Vlorë, kontrolle ‘blic’ në hyrje-dalje të qytetit

20:38 : 05/11/2024
AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Vijojnë kontrollet, ja zonat ku zbarkuan RENEA dhe FNSH

16:36 : 04/11/2024
AKTUALITET

“Garda mbrojti jetën e deputetëve nga FNSH”/ Bardhi letër Spiropalit: Shkelët rregulloren e Kuvendit

15:43 : 17/10/2024
Para

Bora-Donald apo Luiz-Kiara? Ja cili çift ka thyer rekordin në "BBV"

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com