• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet/ “Ai më hiqte 5-6 bukë në muaj, por…” – Grupi me 43 të arrestuar, “Noizy” dyshonte te Luli

13:25 : 31/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Detaje të reja nga bisedat mes anëtarëve të grupit italo-shqiptar prej 43 personazh që u godit një javë më parë nga Guardia di Finanza dhe SPAK, e që drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, janë zbardhur falë përgjimeve të bëra publike nga media italiane.

Në një komunikim të përgjuar midis Rexhep Dallupit dhe Enkeleda Bakallit zbulohet se Alfred Luli, i cili tronditi pozitat e grupit kur u arrestua nga policia, ka punuar në emër të Emirjan Beut (një nga 3 krerët, me nofkën “Noizy”), por disa muaj para arrestimit kishte nsur të devijonte duke ngjallur dyshime te bosi i tij, pasi në të njëjtën kohë shiste kokainën që merrte tek Beu dhe hashash për llogarinë e tij personale.

Sakaq Enkeleda Bakalli (45 vjeçe) është e vetmja grua në mesin e 21 anëtarëve shqiptarë të bandës që trafikonte drogës nga Shqipëria në Itali dhe që u shkatërrua nga SPAK në kuadër të operacionit “Autostrada”.

Në përgjimin ambiental të GdF që është realizuar më 13 Shtator 2017, Bakalli shprehet se do të interesohet për Alfred Lulin e arrestuar, te vëllai i tij Gjergji Luli, por Dallupi i kërkon që të mos e bëjë pasi ka dyshime se edhe ajo është vendosur në përgjim.

PËRGJIMET:

Lexo edhe:

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

Rexhep Dallupi: Jo nuk ke pse t’i shkruash gjë vëllait, asgjë fare.

Enkeleda Bakalli: Jo jo, vetëm (për ta pyetur) çfarë po bën.. si je ? … kush e di si është .. po nuk e sollën në Shqipëri? (kuptohet nëse e sollën Alfred Lulin për të vuajtur dënimin në Shqipëri)

Rexhep Dallupi: Jo, asgjë fare se nuk i dihet. Unë e kisha në Facebook, po e hoqa.

Enkeleda Bakalli: Por për mua nuk është problem se jam grua.

Rexhep Dallupi: Edhe ty të kontrollojnë zemra edhe pse je grua.

Enkeleda Bakalli: Unë jam si Xhuli, një grua.

Rexhep Dallupi: Xhuli nuk kishte numër kontakti etj, por për ta takuar…

Enkeleda Bakalli: Këtu të kthehem (kërkon udhëzime për rrugën)?

Rexhep Dallupi: Po këtu, se i thashë ta takoje për të marrë vesh ndonjë gjë. Pastaj i jepja diçka sipas mundësive, edhe 500 Euro për ta falënderuar.

Enkeleda Bakalli: Kush e di si do përfundojë tani, por nuk e dërguan në Shqipëri apo jo? Kuptohet gjithmonë nëse e sollën Alfredi Lulin për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Rexhep Dallupi: Varet nga dënimi që i kanë dhënë këtu.

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë se kishte dhe gruan kështu (ndoshta shtatzënë), i shkreti do dënohet për faj të tjerëve.

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte, i pëlqente, mori edhe lekë dhe bëri, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga ky (nga Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizyt) ka për të marrë 500-600 mijë Euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit)” dhe ai tha (furnizuesi) “që e vret por unë nuk ia thashë këtë”. Këtë i thashë (Alfred Lulit) e kupton?” Nuk ia prezantova Fredit (dmth Noizy nuk ia prezantoi Alfred Lulit furnitorin), ai (Alfred Luli)punonte me të tjerët, sepse më pyeti si ishte (kokaina)?

Unë i thashë: “Emirjan, një nga çunat (bukët) kishte formën ep ..” dhe ai më tha “po jo unë i dhashë atë me 3 shtata”, dmth ai (Alfred Luli e ka marrë diku tjetër pa dijeninë e Noizy-t, ai bleu kokainë nga një furnizues tjetër.)

Enkeleda Bakalli: Ai punonte me të vëllanë (Gjergj Luli) dhe këtë (Noizy-n) e ka mbajtur aq shumë për….

Rexhep Dallupi: Shiko si ishte puna, Emirjani më tha që ky (Alfred Luli) në një muaj më hoqi 5-6 bukë, në 2 muaj hoqi 1 bukë e gjysmë…(dmth më parë shiste për llogari të Noizy-t 5-6 kg në muaj dhe pastaj vetëm 1 e gjysmë). Prit se ka diçka këtu, e kupton?

Enkeleda Bakalli: E shikon si është puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me të vëllanë (Gjergji) dhe me këtë mbante marrëdhënie të mira.

Rexhep Dallupi: Po, por më mirë thuaj “vlla nuk punoj më dhe mos merr më” kurse ai shkonte këtej e andej, prandaj kishin dyshime për atë, donte të dinte ku e merrte.

Ai më tha (Noizy): Nuk ka mundësi që të më heq vetëm 2 bukë e gjysmë në tre muaj sepse ai heq 5 bukë në muaj sepse ka klientë që marrin gjysmë kile çdo muaj, se unë e di dhe e di edhe ai, dmth që për 6 bëjnë 18 bukë, prit një herë… kurse ai ka hequr 2 e gjysmë, pastaj i kisha thënë edhe për hashashin në janar…: “O Fredi (Alfred Luli) ose punohet me mall (kokainë) ose me, kurse ai i tha: “Jo Emirjan (Emirjan Beu), rri i qetë se nuk punoj me (dmth me hashash), kurse tani e kapën me hashash, kupton? Kurse Emirjanit i tha që nuk e bënte…

Etiketa: 43 te arrestuaralfred luliarrestohet per trafik drogeEmirjan Beupergjimet

Lajme të lidhura

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
AKTUALITET

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025
AKTUALITET

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Mos del keq me shefin”/ Përgjimet e SPAK që “fundosën” oficerët e policisë rrugore

15:57 : 21/04/2025
AKTUALITET

Top Channel, kompleksim nga përgjimet, apo shitje e Veliajt

16:33 : 09/04/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

22:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

16:22 : 07/04/2025
Para

“Në pikun e gripit”, mjeku: Përhapja në të gjithë vendin, ja masat që duhen ndërmarrë

TË GJITHA

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com