• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmontohen 47 kamera në Durrës e Shijak/ Nën hetim Avdylajt, vëllai i “Rrumit” dhe Plarent Dervishi

10:16 : 27/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Shqipëria është shndërruar në një “mini-Palermo”, teksa njëjtë si mafia siçiliane edhe organizatat kriminale në vend kontrollojnë qytetet ku kanë bazat e tyre me kamera të vendosura në rrugët kryesore dhe ato hyrëse e dalëse.

Pas Shkodrës dhe Vlorës ku u çmontuan në tre faza 75 kamera që në ditën për diell dhe pa u fshehur aspak nga Policia e Shtetit, monitoronin prej kohësh lagjet më strategjike, edhe në qarkun e Durrësit historia është e njëjtë.

Në fazën e katërt të operacionit “Fijet” policia ka çmontuar 47 kamera të vendosura në Durrës, Shijak dhe Krujë, ku fshati Nikël duket se ka qenë një nga pikat më të nxehta.

Gjatë aksionit në Durrës u vunë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private 8 persona (nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak) të cilët i kishin montuar kamerat në mënyrë të kundërligjshme.

Mësohet se të vendosur nën hetim në Durrës janë Plarent Dervishi dhe Dejvid Karaboja, ndërsa në Shijak bëhet fjalë për Albert Muharremin, vëllai i të njohur si “Rrumi i Shijakut”, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli ), Altin Avdyli  dhe Sajmir Gjepali.

Lexo edhe:

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

“Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

Sakaq, edhe në Korçë e Pogradec janë hequr kamerat “spiune” të vendosura në ambiente publike nga të “fortët”. Gjatë aksionit në dy qytetet e Juglindjes janë hequr 31 kamera, ndërsa nuk dihen ende peronat që i kishin montuar.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, Shijak dhe Krujë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit D.K. dhe P.D. (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale).

-Plani operacional ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar në qendrat urbane të kësaj bashkie, bazuar në planin e masave të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit J. K., A. B., A. A., Xh. V., A. M. dhe S. Gj.

-Gjithashtu, plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera.

Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Etiketa: Astrit Avdylajcmontohen kameratJasim AvdylajkameratPlarent Dervishi“Rrumi i Shijakut”

Lajme të lidhura

BOTA

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

21:13 : 17/04/2025
AKTUALITET

SPAK nuk i ndahet Veliajt, sekuestron kamerat dhe regjistrat e takimeve në paraburgimin e Durrësit

12:03 : 17/03/2025
AKTUALITET

“E pashë kur i gjuajti”/ Burri rreh partneren në sy të fëmijës, zhduk valixhet dhe pamjet e kamerave

21:13 : 11/02/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Dalin pamjet nga shpërthimi në Theth, kamerat filmuan autorin që vendosi tritolin

09:33 : 12/01/2025
AKTUALITET

Vjedhja e tokës te Gjiri i Lalzit/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për ‘Rrumin e Shijakut’

15:26 : 12/12/2024
Para

Mungesa e garës për Portin e Durrësit, Komisioneri Várhelyi i përgjigjet Alibeajt

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com