• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlora si Shkodra/ Krimi e kontrollon si “Big Brother”, çmontohen 16 kamera në 5 lagje (VIDEO)

18:27 : 26/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës nga organizatat kriminale i qyteteve është një stil që i përngjan mafies siçialiane në Palermo apo “Ndragheta-s” në Napoli, por duket se dhe bandat shqiptare kanë mësuar nga më të mirët.

Në dritën e diellit dhe pa u fshehur aspak nga Policia e Shtetit, qyteti i Shkodrës monitorohej prej kohësh nga 59 kamera që ishin vendosur në lagjet më strategjike, duke nisur nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Por nën orbitën dhe survejimin e mirëfilltë të krimit, të pashqetësuar nga drejtësia dhe forcat e rendit përveç kryeqendrës së Veriut është edhe një tjetër qytet problematik për dinamikën e ngjarjeve që ka prodhuar në raport me bandat.

Qyteti bregdetar i Vlorës sipas rezultateve të fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezulton se monitorohej gjithashtu me kamera.

Të paktën 16 prej tyre janë çmontuar nga policia ditën e sotme dhe mësohet se ishin të shtrira në një perimetër të gjerë mes 5 lagjeve kryesore, të cilat herë pas here shfaqen në lajmet e kronikës së zezë.

Kamerat e instaluara në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri” duket se i kanë dhënë akses të plotë grupeve kriminale që i kontrollojnë, për të parë se kush hyn apo del nga qyteti dhe për të ruajtur supermacinë mbi kundërshtarët.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”. Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet.

Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale.

Lexo edhe:

“Do të të vras”/ Kërcënoi fqinjin me armë, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Dhunon motrën dhe nipin e tij, policia e Vlorës nis hetimin ndaj 25-vjeçarit

Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Etiketa: 16 kameracmontohenkontroll nga krimimonitorim me kamerapolicia e vlores

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do të të vras”/ Kërcënoi fqinjin me armë, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

09:23 : 10/09/2024
AKTUALITET

Dhunon motrën dhe nipin e tij, policia e Vlorës nis hetimin ndaj 25-vjeçarit

15:51 : 16/08/2024
AKTUALITET

Dëmtim i mjedisit, Policia e Vlorës procedon penalisht disa persona

18:34 : 07/04/2024
AKTUALITET

Akuzohet se kreu marrëdhënie intime me vajzën e mitur, arrestohet i riu

12:28 : 24/02/2024
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në një biznes në Vlorë

11:46 : 24/02/2024
AKTUALITET

Në kërkim për drogë nga Italia, arrestohet në Vlorë

13:08 : 22/02/2024
Para
Klodian Tomorri

"Paraardhësi i McGonigal në FBI kreu "operacione informale" për llogari të Ramës"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com