• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zemra e Saimir Sulës për trafik organesh? E motra akuza të forta Ramës dhe Manjës

17:30 : 22/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Akuza të forta në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama ka hedhur sot morta e të ndjerit Saimir Sula, trupi i pajetë i të cilit u soll pa zemër nga Spanja, ku kishte shkuar për t’u trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore në një spital në Barcelonë.

Majlinda Sula ka treguar se ministri Ulsi Manja e ka bllokuar në telefon, pasi më parë e kishte pritur në zyrë në një ditë pushimi dhe i kishte premtuar që do t’a zgjidhte çështjen që lidhet me kërkesën e familjarëve për të realizuar një ADN të zemrës që autoritetet spanjolle kanë dorëzuar pas disa muajsh me pretendimin se i përket Saimirit.

“Zoti ministër më takoi para një viti, më priti në ditë pushimi, nuk e di pse zgjodhi një ditë pushimi. Më premtoi dhe dola shumë e kënaqur që aty. Dukej shumë i kujdesshëm, më premtoi dhe sapo dola nga aty më bëri bllok. Fillova t’i shkruaja pas dy tre ditësh dhe më bllokoi. Kam ngelur duke protestuar në çdo derë prokurorie. Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen”, tha Sula.

Duke mos i hedhur asnjëherë poshtë dyshimet se vëllai i ssaj është vrarë në spitalin ku shkoi për t’u kuruar, ajo ka akuzuar autoritetet spanjolle dhe shqiptare se heshtin pasi e gjithë historia lidhet me trafikun e organeve.

“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshime. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel.  Ministri nuk ka kohë për një rast të trafikut të organeve. ADN kërkon familja, kemi 30 muaj që e kërkojmë. Në momentin që heshtin të gjithë institucionet unë kam të drejtën time të mendoj që Shqipëria dhe Spanja janë lidhur dhe kanë komunikuar. Rama dhe Sançes fshehin. Kjo heshtje të bën të dyshosh shumë gjera. Nuk di cfarë manipulimi mund të ketë. Nuk mund të kërkosh ADN e një zemre të bëhet në Spanjë kur ti si shtet akuzon Spanjën për trafik organesh.  Zemra e Saimirit nuk ndodhet në Barcelonë, sepse po ta kishin në një laborator do bënin një ADN, nuk do zvarriteshe”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

Sakaq, ngjarja mbetet shumë e dyshimtë pasi asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë kur i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë.

Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.

Etiketa: Edi RamaMotra e Saimir SulësPedro Sançeztrafik organesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025
Para

“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin”/ Banorët dorëzohen, Maestro bisedon me Kiarën

TË GJITHA

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025

Ministri i Bujqësisë/ Malltezi ironizon me videon e Andis Sallës: Shihni çfarë niveli na udhëheq!

19:06 : 18/09/2025

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com