• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Matteo Messina Denaro/ Çfarë e pret mafian në Itali pas arrestimit të “Kumbarit të fundit”?

19:45 : 22/01/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

I arrestuari Matteo Messina Denaro u bë lideri i padiskutueshëm pas vdekjes së Salvatore ‘Toto’ Riina në 2017 dhe krahut të tij të djathtë, Bernardo Provenzano, në 2016 – por me atë tani jashtë skenës, një vakum mund të hapet për pushtetin në krye të rrjetit famëkeq të krimit.

Arrestimi i një bosi mafioz vrasës, i cili kishte qenë në arrati për dekada të tëra, ka nxitur lehtësim në të gjithë Italinë – ndërkohë që ka ngritur një pyetje të ngutshme: Çfarë do të bëhet me mafia tani?

Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar teksa ishte në një takim në spital, ku po merrte trajtim për kancerin.

Ai ishte në arrati që nga viti 1993 dhe u burgos në mungesë për vrasjet që kreu në fillim të viteve 1990.

Por me Messina Denaro tani jashtë skenës, kush është gati të marrë kontrollin e mafies?

Lexo edhe:

Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

Kush ishte Matteo Messina Denaro, bosi i Cosa Nostra-s që jetoi 30 vite në arrati

Pse ishte ai i rëndësishëm për mafian?

Teksa Messina Denaro ishte i arratisuri më i kërkuar i Italisë dhe bosi kryesor i mafies, disa ekspertë thonë se ai nuk i kontrollonte të gjitha klanet mafioze – pjesërisht sepse ai nuk ishte nga kryeqyteti sicilian i Palermos.

Megjithatë, ai u cilësua si “kumbari i fundit” dhe ishte anëtari i fundit i arratisur i një brezi mafiozësh që organizuan një varg bombash dhe vrasjesh që terrorizuan Italinë në fillim të viteve 1990.

Njeriu që dikur ishte “bosi i të gjithë bosëve”, Salvatore ‘Toto’ Riina, u arrestua në 1993 dhe vdiq në 2017. Dora e tij e djathtë, Bernando Provenzano, u arrestua në 2006 dhe vdiq në 2016.

Sipas disa ekspertëve, “Cosa Nostra-s”, siç njihet mafia siciliane, i ka munguar një lider suprem për vite me radhë, ndoshta që nga Riina – pjesërisht për shkak se klanet e ndryshme luftuan për t’u mbledhur dhe për të zgjedhur një të tillë.

Historiani John Dickie, i cili shkroi librin “Cosa Nostra: Historia definitive e mafies siciliane”, i tha Sky Neës se mafia është shkatërruar, duke sugjeruar se mund të ketë vështirësi për të gjetur dikë që të udhëheqë grupin e klaneve rreth Palermos.

Ai tha se “hierarkia e mafies, struktura e saj drejtuese, e gjithë struktura e saj territoriale… është ndërprerë jashtëzakonisht” që nga fillimi i viteve 1990.

Në kërkim të një super-bosi

Por disa hetues e shohin mafian siciliane si një “strukturë me një kokë” – dhe besojnë se ajo është në kërkim të super-shefit të saj të ri.

Duke folur për të ardhmen e mafies menjëherë pas arrestimit të Messina Denaro, prokurorja e përgjithshme e Palermos, Lia Sava tha: “Çfarë do të ndodhë në detaje, nuk mund ta dimë”.

“Por një gjë është e sigurt: Cosa Nostra përbëhet nga rregulla. Ajo ka mbështetur veten në këto rregulla për 150 vjet, kështu që me siguri do t’i vërë në lëvizje ato rregulla për të riparuar dëmet, dhe kështu do të krijojë strukturën e re drejtuese të nevojshme pas arrestimit”.

Kush mund të bëhet shefi i madh?

Pra, nëse klanet mblidhen rreth tryezës dhe zgjedhin një kryetar të ri, kush do të ishte në garë?

Sipas shumë raporteve në Itali, 85-vjeçari Settimo Mineo është një kryesues. Zyrtarisht, ai drejton një dyqan bizhuterish në Palermo, por ai konsiderohet gjithashtu një nga krerët më të vjetër të mafies, duke u emëruar si pasardhës i Riina-s pas vdekjes së tij.

Mineo, si shumë anëtarë të mafies, aktualisht po vuan një dënim të gjatë me burg pasi u arrestua me dyshimin se ishte shefi kryesor i mafies – por nuk është e pazakontë që drejtuesit ta drejtojnë biznesin nga prapa hekurave.

Corriere della Sera, gazeta kryesore italiane, beson se 64-vjeçari Giovanni Motisi – i njohur për shumicën si “Fatmani”, mund të jetë i radhës.

Ai është shefi i qarkut Pagliarelli të organizatës në Palermo dhe ka qenë në arrati që nga viti 1998 pasi u shpall fajtor për vrasjen e një oficeri policie. Motisi besohej gjithashtu të ishte vrasësi më i besuar i Riina.

Ai është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, madje disa thonë se mund të ketë vdekur.

Gazeta e përditshme thotë gjithashtu se Giuseppe Auteri (48 vjeç), arkëtari i lagjes më të pasur mafioze në Palermo, është në garë.

Edhe pse një pengesë për Auterin mund të jetë fakti se ai ka qenë në arrati për një vit në nënbarkun sicilian.

Sandro Capizzi gjithashtu ka ambicie lidershipi në Siçili, sipas Sky Tg24. Babai i 41-vjeçarit, Benedetto, u përpoq të merrte pushtetin në “Cosa Nostra” me forcë në vitin 2008, por dyshja u arrestuan nga policia që kishte frikë se Siçilia ishte në prag të një lufte të re mafioze.

Por, i riu i dyshes është i lirë nga burgu dhe thuhet se është duke luftuar për kryesimin.

Pra, çfarë do të ndodhë më pas për Cosa Nostra-n?

Pavarësisht famës së saj si një sindikatë e fuqishme dhe e pamëshirshme e krimit, mafia ka luftuar për vite me rradhë.

Në tregun fitimprurës të drogës, ajo është zëvendësuar nga “’Ndrangheta”, një organizatë me bazë në rajonin e Kalabrisë në Italinë jugore.

Megjithëse mafia ruan kontrollin e Sicilisë dhe disa pjesëve të ekonomisë, Anna Sergi, një eksperte e krimit të organizuar në Universitetin e Essex, tha: “Messina Denaro ishte kumbari i fundit, ai përfaqësonte të gjitha sekretet e “Cosa Nostra-s”. Është fundi i një miti dhe organizata do të duhet të përballet me këtë”.

Etiketa: mafia italianeMatteo Messina Denaro

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

15:46 : 14/02/2024
BOTA

Kush ishte Matteo Messina Denaro, bosi i Cosa Nostra-s që jetoi 30 vite në arrati

09:18 : 25/09/2023
BOTA

Matteo Messina Denaro në koma të pakthyeshme

22:07 : 22/09/2023
BOTA

Bosi i Cosa Nostra-s në gjendje të rëndë

20:08 : 08/08/2023
BOTA

VIDEO/ Bosi i mafias italiane arratiset nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë

21:51 : 25/02/2023
AKTUALITET

Matteo Messina Denaro në Shqipëri. Kush e priti bosin e fundit të Cosa Nostra-s?

07:49 : 10/02/2023
Para

Zyrtare/ E mbylli me Skënderbeun, sulmuesi shkodran firmos jashtë vendit (Foto)

TË GJITHA

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com