• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trupat ukrainase stërvitje me tanke gjermane në Poloni

17:16 : 21/01/2023
në BOTA

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov bëri të ditur se forcat ukrainase do të mësojnë se si t’i përdorin tanket e betejës ‘Leopard 2’, pavarësisht se aleatët perëndimorë dështuan të premten të marrin një vendim për të furnizuar Kievin me tanke të prodhimit gjerman.

Zoti Reznikov i tha të premten Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës se trupat e Ukrainës do të stërviten në Poloni, duke e cilësuar këtë zhvillim, si përparim.

“Vendet që kanë tashmë tanke Leopard mund të fillojnë misionet stërvitore me trupat tona. Shpresoj që Gjermania të ndjekë procesin, të kryejë konsultimet e saj të brendshme e të arrijë në vendimin për të na dërguar take. Jam optimist se një gjë e tillë do të ndodhë pasi hapi i parë është bërë”, tha zoti Reznikov.

Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shprehu zhgënjimin lidhur me ritmin e mbështetjes ushtarake që aleatët po ofrojnë. Ai tha se Perëdimi duhet “të mendojë më shpejt”.

 

Lexo edhe:

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

 

“Në të gjitha rastet ju do ta ndihmoni Ukrainën me armët e nevojshme, e do të kuptoni se nuk ka asnjë mundësi tjetër për t’i dhënë fund luftës përveçse që Rusia të humbasë”, shkruante në një postim në Twitter Mykhailo Podolyak. “Mungesa e vendosmërisë që po tregoni sot, po vret edhe më shumë ukrainas. Çdo ditë vonesë do të thotë vdekje për njerëzit tanë. Mendoni më shpejt”.

Më herët të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane gjeneral Mark Milley thanë se tani për tani Gjermania nuk do të dërgojë asnjë tank Leopard në Ukrainë. Ata i bënë komentet në një konferencë shtypi në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani, që pasoi një konferencë ndërkombëtare ku u trajtua çështja e ndihmës për Ukrainën.

Takimi u mbajt mes zhgënjimit të Kievit për mospajtimet që ka nxitur çështja e tankeve, ndërsa sulmi rus ka hyrë në muajin e 11 të tij. Presidenti Zelenskyy bëri thirrje të drejtpërdrejtë për tanke në këtë takim.

Megjithatë zoti Reznikov tha se ishte i kënaqur me rezultatet e konferencës: “Mendoj se mesazhi kryesor i këtij takimi ishte uniteti, afatet kohore të dhënies së ndihmës dhe rritja e aftësisë së forcave të armatosura të Ukrainës për të vazhduar operacionet kundërsulmuese për të çliruar territoret e okupuara. Të gjitha paketat e ndihma ushtarake të shpallura më parë janë konfirmuar. Krahas kësaj janë bërë diskutime për paketa të reja ndihme, për të cilat nuk jam i autorizuar të them asnjë. Kjo është frymëzuese ndaj dhe jam shumë i kënaqur”, tha ai.

Ndërkaq SHBA njoftoi një paketë të re ndihme prej 2.5 miliardë dollarësh, çka e çon në rreth 27 miliardë dollarë totalin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus ndaj këtij vendi, më 24 shkurt 2022./VOA

Etiketa: lufteRusitanke Leopard 2Ukraine

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
Para

Serie A/ Verona mposht Leccen dhe fillon të besojë te mbijetesa

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com