• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi hymnin, përunjësinë e vizionin

11:33 : 21/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Në tetor 2005, prej një muaji në ofiqin e ministrit të Arsimit, unë firmosa një urdhër që shkollat çdo fillimjave të këndonin hymnin kombëtar dhe të mbanin ceremoninë e ngritjes së flamurit para fillimit të mësimit. Këtë urdhër e bëra publik në përmbyllje të konkursit mes afro 200 nxënësve nga tërë shkollat e vendit me punime artistike për nder të Skënderbeut në 500 vjetorin e lindjes së tij.

“Shkolla jonë duhet të jetë e qartë në misionin e saj, qoftë për formimin e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ashtu edhe për formimin e qytetarëve të denjë dhe europianë të mirë. Prandaj të ruajmë me rigorozitet këndimin e Hymnit Kombëtar dhe t’a pasurojmë këtë me akte të tjera, siç është ngritja e flamurit shqiptar”. Këto fraza nga fjalimi im asokohe i gjeta pas një gugllimi në internet.

Reagimet ishin pozitive: kolegë të mazhorancës e të opozitës më përgëzuan privatisht. Ekrem Spahia, asokohe kryetar i partisë Levizja e Legalitetit dhe zëvendësministër i Mbrojtjes ishte i vetmi politikan që e përshëndeti nismën publikisht.

Në fakt këndimi i hymnit ishte një detyrë e përcaktuar qartë në Dispozitat Normative të Arsimit por në 8 vitet e mëparshme të qeverisë socialiste ishte neglizhuar e madje harruar në praktikë.

Lexo edhe:

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

Gjatë qeverisë Berisha, ministrat e Arsimit pas meje herë pas here, përmes shkresave e thirrjeve publike, i kujtuan drejtorët lokalë, nganjëherë të pakujdeshëm, për detyrimin e këtij rituali.

Me ardhjen e qeverisë Rama në v. 2013 këndimi i hymnit dhe ngritja e flamurit në shkolla në përgjithësi u la në harresë.

Prandaj ishte disi befasues njoftimi i kryeministrit, tash dhjetë vjet në detyrë, se në përvjetorin e vdekjes së Skëndërbeut në shkolla po këndohej himni dhe se u mor vendimi “që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore”.

Nuk lipset të fiksohemi pas dilemës nëse rishpikja permanente e rrotës është megalomani apo marrëzi. Dhe as të filozofojmë për hipokrizinë e një kryeminstri që shpesh përmend përunjësinë e tij.

Le të shohim pozitiven me shpresë se minstria e Arsimit do të kujdeset që ceremonia të mbahet rregullisht në shkolla.

Ndërkohë lipset të kujtojmë se Shqipëria është një shtet europian dhe kandidat për anëtarsi në Bashkimin Europian. Sado komplekse të jetë marrëdhenia jonë me BE historia e gjeografia fatmirësisht na ka përcaktuar në Europë. Prandaj do lipsej të diskutonim nëse nxënësit çdo të hënë përveç vargjeve të Aleks Drenovës do të duhej të këndonin edhe vargjet e Schillerit me muzikën e Bethovenit  të  “Ode gëzimit” që është tashmë zyrtarisht hymni europian.

Etiketa: genc polloHymni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
Para

Moti i keq, problematika dhe në Kukës

TË GJITHA

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com