• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 të arrestuar dhe 4 në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja (Emrat)

11:26 : 20/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pesë persona janë arrestuar si të akuzuar në përfshirjen e atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat e vënë në pranga dhe të shpallur në kërkim akuzohen si të implikuar në atentatin e ndodhur më 1 Nëntor 2019 te mbikalimi Shkozetit. Në atë atentat, u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho – i njohur si “Rrumi”, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi personal i ish-prokurorit të Durrësit.

Ndaj tyre është dhënë nga GJKKO me kërkesë të SPAK masa e sigurisë së arrestit me burg. Për pesë persona u ekzekutuan masat në një operacion nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea.

Gjatë operacioni të koduar “Komploti”, janë sekuestruar 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme. Po ashtu, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Lexo edhe:

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

Personat e arrestuar janë Bashkim Haxhiaj; 54 vjeç; Marsel Deçka; 38 vjeç;  Kili Nerjaku alias Genti Ndërjaku, 40 vjeç; të tre banues në Durrës; si dhe Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Akuzat që janë ngritur ndaj këtyre persona dhe të shpallurve në kërkim janë: “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit Arjan Ndoji), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit Aleksandër Laho), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

“Foli Dumani”, Plarent Dervishaj në kërkim

Sipas disa raportimeve mediatike, aksioni erdhi pas një tjetër rrëfimi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, megjithatë nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këtë detaj.

Një nga të shpallur në kërkim është Plarent Dervishaj, i cili akuzohet nga prokuroria si organizator dhe urdhërues i atentatit te mbikalimi i Shkozetit. Dyshohet se mes tij dhe Aleksandër Llahos, kishte përplasje. Konflikti mes palëve dyshohet se u agava pas atentatit që iu bë Dervishajt në Durrës në vitin 2019, kur makina me të cilën lëvizte u qëllua me armë zjarri. Askush nuk humbi jetën edhe pse sipas raportimeve, mbi 40 plumba u qëlluan drejt automjetit me të cilin lëvizte Dervishaj me disa persona të tjerë. Në mjet Dervishaj ndodhej bashkë me Marsel Deçkën, kushëri i tij dhe Bashkim Haxhiajn. Dy të fundit janë arrestuar gjatë aksionit “Komploti”. Në bord ishte edhe Julian Meçaj, i cili është një ndër katër personat e shpallur në kërkim për antenatin ndaj ish-prokurorit.

Plarent Dervishaj akuzohet nga autoritetet edhe për vrasjen e dyfishtë të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, në 25 shkurt 2005 në Durrës. Për këtë u raportua se ai u arrestua në Dubai me qëllim ekstradimi, që nuk u realizua dhe Dervishaj u lirua sërish. 

Lidhur me atentatin e Nëntorit 2019, hetuesit kërkojnë edhe Ramazan Rrajën. Ditët e fundit janë kryer aksione për shoqërimin e nipit të deputetit Rrahman Rraja, megjithëse efektivët kanë dalë duarbosh. Kontrolle janë kryer në Nikël. Më herët, Ramazan Rraja është kërkuar për të dhënë deklarime mbi masakrën në mbikalimin e Fushë-Krujës, në qershor 2022, ku u vra Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Personi tjetër në kërkim është me iniciale A.SH..

Për atentatin ku u ekzekutua shoferi i ish-prokurorit Ndoja, Andi Maloku, po gjykohen në Gjykatën e Posaçme Redjan Rraja dhe Artiol Halilaj, të dy pas hekurave, nën masën e arrestit me burg.

Etiketa: arjan ndojiPlarent Dervishajrrumi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025
AKTUALITET

Si “Rrumi i Shijakut” ndiqte “këmba-këmbës” Plarent Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë

14:45 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Duhen 10 viktima mrena vitit”/ Përgjimet në SkyECC për grupin e “Rrumit”: Të parin elimino…

12:34 : 05/10/2025
AKTUALITET

Dëshmon gruaja e ‘Manecit’, përplaset me Plaurent Dervishajn në GJKKO: Burri jot ishte vrasës me pagesë

13:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025
Para

"The Sun" shkruan për shqiptarin që vrau gruan në Britani: Mburrej për të kaluarën kriminale

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com