• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron për krizat e shumta globale

08:28 : 19/01/2023
në AKTUALITET, BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ra sot kambanës së alarmit për sfidat madhore me të cilat përballet bota. Zoti Guterres tha në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, se krizat “e ndërlidhura”, përfshirë ndryshimet e klimës dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë shkaktuar “një gjendje për të ardhur keq” në botë, siç u shpreh ai.

Sekretari Guterres paraqiti një tablo pesimiste në fjalimin e tij në ditën e dytë të Forumit, duke thënë se ndasitë e thella gjeopolitike dhe shkalla e lartë e mosbesimit, po minojnë përpjekjet për të trajtuar problemet globale.

“Shumë pjesë të botës përballen me recesion dhe e gjithë bota përballet me ngadalësim. Po shohim thellimin e pabarazive dhe një krizë të përshpejtuar të kostos së jetesës që prek më së shumti gratë dhe vajzat; ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe një krizë energjie, rritje të çmimeve, rritje të normave të interesit së bashku me inflacionin dhe nivelet e larta të borxhit që godasin vendet më të dobëta”, tha ai.

Zoti Guterres shton se gjendja bëhet edhe më e mjerueshme nga konflikti, dhuna dhe lufta.

Lexo edhe:

Shefi i OKB-së ‘dënon’ sulmet izraelite që shkelin sovranitetin e Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane

“Sidomos agresioni rus ndaj Ukrainës, jo vetëm për shkak të vuajtjeve të jashtëzakonshme të popullit ukrainas, por për shkak të implikimeve të thella në çmimet globale të ushqimit dhe energjisë, mbi tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit, tek çështjet e sigurisë bërthamore, themelet e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Duke folur për pandeminë e COVID-19, zoti Guterres paralajmëroi se bota nuk ka nxjerrë mësime prej saj dhe nuk është gati të përballet me pandemi të ardhshme.

Ai veçoi ndryshimet e klimës si një “sfidë ekzistenciale”.

“Çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë është në nivele rekord dhe në rritje. Angazhimi për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius pothuajse po dështon. Pa veprime të mëtejshme, ne po shkojmë drejt një rritjeje prej 2.8 gradësh dhe pasojat do të ishin shkatërruese”, tha ai.

Zoti Guterres, iu referua një studimi të fundit që nxorri në pah se shkencëtarët e kompanisë Exxon Mobil bënë parashikime jashtëzakonisht të sakta në lidhje me efektet e ndryshimeve klimatike që në vitet 1970, edhe pse kompania publikisht vazhdoi të shprehte dyshime për rrezikun e ngrohjes globale.

“Ne mësuam javën e kaluar se disa prodhues të lëndëve djegëse fosile ishin plotësisht të vetëdijshëm në vitet ’70 se produkti i tyre kryesor po e zhuriste planetin tonë,” tha ai në fjalimin e tij.

Ai shtoi se disa përfaqësues të industrisë së naftës, përhapën “një gënjeshtër të madhe.”

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje ndikimin e takimit katër-ditor, ku politikanët, drejtuesit e korporatave dhe elita të tjera, diskutojnë për problemet e botës — dhe bëjnë marrëveshje pas dyerve të mbyllura— por ku rezultatet konkrete janë më të vështira për t’u matur.

Ambientalistët, për shembull, e konsiderojnë hipokrizi faktin që shumë pjesëtarë të Forumit i japin përparësi betejës kundër ndryshimeve të klimës, ndërkohë që përdorin avionë privatë që çlirojnë sasi të mëdha karboni./VOa

Etiketa: Antonio GuterresForumi Ekonomik Botëror në Davoskriza globaleSekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i OKB-së ‘dënon’ sulmet izraelite që shkelin sovranitetin e Sirisë

09:46 : 03/05/2025
BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane

18:03 : 01/03/2025
BOTA

Forumi Ekonomik Botëror në Davos/ Të pasurit, të fuqishmit dhe presioni i të rinjve!

08:16 : 21/01/2025
BOTA

Guterres: Situata në Gazë është apokaliptike

15:19 : 02/12/2024
AKTUALITET

Drejtuesi i OKB-së: Vendet të paguajnë ose njerëzimi do paguajë çmimin e shkatërrimit të klimës

14:41 : 12/11/2024
BOTA

Izraeli shpall “non grata” sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

13:44 : 02/10/2024
Para
Pamje nga sekuestrimi

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Si u 'çmontua' banda kriminale italo-shqiptare

TË GJITHA

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com