• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rama do ndryshojë ligjin për t’i dhënë Gjinushit një mandat tjetër

15:09 : 19/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë Rama. Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Ina Zhupa tha se Skënder Gjinushi mban postin e lartë në Akademinë e Shkencave pa dekretim nga Presidenti. Sipas saj, Edi Rama kërkon t’i zgjasë mandatin antikushtetues me ligj.

Zhupa shprehet se Rama siç bën ligjet me porosi, për t’u dhënë përfitime oligarkëve, tani po urdhëron ligje me porosi për t’i dhënë mandat të dytë aleatit politik Skënder Gjinushit.

Deklarata e plotë:

Siç bën ligjet me porosi, për t’u dhënë përfitime oligarkëve, tani Edi Rama po urdhëron ligje me porosi për t’i dhënë mandat të dytë aleatit politik Skënder Gjinushit.

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

Akademia e Shkencave sot drejtohet në mënyrë anti-kushtetuese nga një njeri që nuk është dekretuar nga Presidenti, që ka lidhje me shkencën aq sa plagjiatura e tij Caruana me gjuhësinë, që ka qenë kryetar partie politike kur është zgjedhur në krye të Shkencës.

Një njeri që pret t’i ndërpritet mandati nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të Partisë Demokratike, po lëviz gjithë fijet politike që të sigurojë në mënyrë, po anti-ligjore një mandat të dytë.

Në kuvend është depozituar një ndryshim ligjor, vetëm në shërbim të kapjes politike të akademisë së Shkencave nga Gjinushi, i cili e ka shpallur veten kryetar të përjetshëm, kryeredaktor të historisë, kryeredaktor të enciklopedisë.

Ligji është bërë pikërisht për të shmangur mandatet e përjetshme dhe siguruar rotacionet e krerëve të institucioneve të pavarura. Këto po zhbëhen me ndryshimet që kërkon Partia Socialiste.

Neni 11, në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”.

Me ndryshimin e propozuar, pika 10 e nenit 11 bëhet, “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate”. Siç shihet është hequr togfjalëshi, “por jo radhazi”.

Cili është interesi publik në këtë rast që duhet mobilizohet Kuvendi për ndryshime ligjore? Si mund ta kthejmë Kuvendin në noter dëshirash dhe ambiciesh të aleateve politikë të Edi Ramës?

Akademikët meritojnë të kenë një akademi të pavarur, një akademi që bën shkencë, meritojnë të zgjedhin të pavarur drejtuesit e tyre dhe mos të ndërhyjë Kuvendi për të paracaktuar mandate të radhës për një njeri që nuk e lëshon karrigen e Akademisë, siç bëri dhe me të partisë, që e mbajti derisa ia shiti një ‘akademiku’ tjetër.

Partia Demokratike iu bën thirrje deputetëve socialistë të mos e mbulojnë me një turp të ri atë të vjetrin që bënë në urdhrat e Edi Ramës dhe interesave të tij të vogla politike.

Gjithashtu i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim padinë tonë për ligjshmërinë e postit të kryetarit të akademisë. Çdo vonesë do ta kalcifikojë turpin që ka mbuluar institucionin e lartë të shkencës dhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojnë sa më parë.

Etiketa: akademia e shkencaveina zhupaPDSkender gjinushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para
Foto ilustruese

Vjedhje, plagosje dhe ndërtim pa leje, tre të proceduar në Korçë

TË GJITHA

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025

Sherr për prona, i riu i djeg dy makinat xhaxhait/ EMRI

15:25 : 30/10/2025

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com