Nga Basir Çollaku
Nesër do mblidhen gjyqtarët për të marrë në shqyrtim mandatin e ministres strategjike, zonjës Xhaçka. U zvarrit ca kjo punë se ashtu ishte një muhabet duhej nënshkruar marrëveshja me studion ligjore për detin, pastaj duhej shitur deti, duhej të bëheshin ca tendera ca emërime qoka të dyshimta nëpër ambasada duhej të lirohej zonja Kim nga detyra, e shumë punë të tjera që di ti bëjë mirë ministrja strategjike.
Vëmendja për nesër është a do të interpretojë Gjykata Kushtetuese me paanshmëri çështjen e ministres strategjike, e vetmja në botë që çirret e mburret se burri i saj po investon miliona dhe do vjedhë periodikisht, pastaj ngrin aksione ia delegon dikujt tjetër, një paudhësi ligjore e frikshme, duhet bërë plaçkë në Bashkinë Himarë dhe të drejtën e ambienteve publike ku qytetarët shqiptarë duhet të pushojnë falas.
Për ti lehtësuar sadopak punën Gjykatës, le ti marrim me radhë shkeljet.
Sipas nenit 70, të Kushtetutës së Shqipërisë “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”
Nga një vështrim i thjeshtë i vendimit nr .137,date 2.3.2022, të Këshillit të Ministrave, rezulton se deputetja strategjike ka marrë të drejtën të lidhë një kontratë fitimprurëse për një afat 30-vjeçar me Bashkinë e Himarës. Nuk po ndalemi të flasim këtu për përfitimet e mëtejshme që do të vijnë nga statusi i investitorit strategjik, të tilla si përjashtimi nga taksat apo privilegjet. Këtë detyrë po ja lëmë ekspertëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët duhet të thirren nga kjo gjykatë, për të vlerësuar sa është përfitimi real për një investim 5.5 milionë euro, i cili do të ketë lehtësira fiskale për një periudhë disa vjeçare.
Ajo që i intereson publikut është fakti nëse deputetja e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë apo jo në një kontratë fitimprurëse.
Deputetja u çorr me zë të lartë bashkë me Elisën se nuk ka përfituar asnjë metër katror, por ja që vendimi thotë ndryshe. U përpoq të shpjegonte se do të paguajë tarifën e bashkisë, por nuk u rrek të shpjegonte sa do të jetë fitimi i saj nga shfrytëzimi i hapësirës publike.
Një llogari e thjeshtë çmimi që i paguhet Bashkisë është 1 eruro për metër katror, por të gjithë e dimë që një shezlong në Drymadhes kushton 50 euro. A ka apo jo kontratë fitimprurëse ???
Me zë dhe figurë, deputetja strategjike, në foltoren e Kuvendit e pranoi që ka përfitime dhe të majme madje. Pra e nderuar gjykatë, nesër kur të mblidhesh, e ke të lehtë po të lexosh vendimin nëse jemi në kushtet e nenit 70 pika 3 të Kushtetutës.
Por a është në konflikt interesi ministrja strategjike?
Në bazë të nenit 6 të ligjit “Për Konfliktin e Interesit”, deputetja strategjike kishte detyrimin të parandalonte dhe të zgjidhte vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të saj të interesit. Si deputete e Republikës së Shqipërisë ministrja strategjike në momentin që bashkëshorti i saj kërkoi të drejtën për tu bërë investitor strategjik duhej të zbatonte parashikimet e nenit 35 dhe të nenit 37 të ligjit për Konfliktin e Interesit.
Neni 35 i konfliktit të interesit thotë se në rast se aksionet apo pjesë në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur ato konsiderohen njëlloj si të ishin në emrin e zyrtarit. Pra, çdo aksion i bashkëshortit në rastin konkret konsiderohet si të ishte i Olta Xhaçkës.
Ministrja ka 50% të fitimeve nga veprimtaria fitimprurëse lidhur me këtë pronë. Ministrja de facto si bashkëshorte në momentin që ka marrë statusin është duke kryer një veprimtari fitimprurëse me pasuri të shtetit. Ligji ka parashikuar lehtësira për zyrtarët, i ka dhënë të drejtën e dorëheqjes jo vetëm nga funksioni zyrtar, por edhe nga të drejtat që vijnë nga përfitimet e kontratave. Një nga opsionet që parashikon neni 37 është: zonja Xhaçka të hiqte dorë nga mandati i deputetit pasi kontrata sipas pikës 3 të Vendimit lidhet midis bashkëshortit të saj ku Xhaçka në bazë të ligjit ka 50% të aksioneve nga e drejta e bashkëshkëpronësisë me Bashkinë Himarë. Dispozita parashikon si opsion edhe heqjen dorë nga të drejtat që përfiton nga kontrata që në rastin konkret, si zgjidhje, zonja Xhaçka mund të gjente edhe divorcin me bashkëshortin.
Zonja Xhaçka deri më sot është mbrojtur me faktin se ajo nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kur është marrë në shqyrtim kërkesa e bashkëshortit për përfitimin e statusit të investitorit strategjik. Një gjetje elifmatrake për një ministre të Jashtme kjo, mbrojtje e cekët juridike. Si duket këshilltarët e shumtë që rrethojnë mejhanet afër ndikimit të Xhaçkës nuk dinë as të lexojnë, jo më të këshillojnë ministren e tyre. Në mbledhje nga burime të sigurta, ka marrë pjesë zëvendësministrja e cila sigurisht në bazë të ligjit shkon në mbledhje me urdhër delegimi nga ministra strategjike. Gjykata besojmë do e këtë më të thjeshtë vendimmarrjen edhe në këtë aspekt të së drejtës, pasi në bazë të ligjit delegimi i kompetencës tek vartësi nuk e zhvesh ministren nga përgjegjësia e organit të cilit i ka deleguar kompetencën, për rrjedhojë nuk e zhvesh as nga përgjegjësia e konfliktit të pastër të interesit si ministre. Zonja Xhaçka në këtë rast është në konflikt të hapur të interesit jo vetëm se është anëtare kabinetit qeveritar (bandës qeverisëse), por duke i dhënë të drejtën vartëses së saj për të marrë pjesë në mbledhje, de facto zonja ka qenë vetë e pranishme. Por le të mendojmë se nuk do të kuptohet qartë neni 3 i ligjit për konfliktin e interesit, për konfliktin e pastër të interesi. I bëjmë një pyetje Gjykatës: a mund të mohohet nga zonja ministre, konflikti i interesit sipas parashikimeve të gërmës c të nenit 3 të ligjit për konfliktin e interesit?
E thotë qartë ligji pa shumë ujëra e debate se “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara”. Pra në dukje, thotë ligji, edhe pse nga vendimi e kemi ashiqare, por le të marrim si hipotezë dukjen që në shqip e shqipëruar sipas fjalorit, dukje është: Pamja në të cilën shfaqet dikush a diçka, tërësia e karakteristikave a e tipareve të përgjithshme që përbëjnë anën e jashtme të dikujt a të diçkaje, paraqitje; përshtypja që të lë dikush a diçka. Dukja e jashtme. Në dukje (të parë) në pamjen e jashtme, në vështrimin e parë. Po e lëmë në çmim të gjykatës dukjen e interesit……
Pra jo vetëm si deputete në bazë të Kushtetutës zonja ka shkelur rëndë detyrimet që rrjedhin nga kjo dispozitë e librit tonë themeltar, por edhe si anëtare e qeverisë ajo ka qenë dhe është në konflikt të vazhdueshëm të interesit edhe sot që vendimi është duke u zbatuar. Nuk e dimë nëse ILDKPI ka marrë në shqyrtim këtë rast sikundër e parashikon ligji, por besojmë se po dhe e ka gjetur ministren strategjike të ndarë nga bashkëshorti.
Serish i referohemi ligjit i cili na thotë se me zgjedhjen ose emërimin e tij e në vazhdim, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët. Me të drejtë shtrojmë pyetjen meqenëse duket qartazi që zonja Xhaçka nuk e ka ditur dhe nuk e ka mësuar ende se çfarë është konflikti i interesit, a u konsultua ajo sikundër parashikon ligji me eprorin e saj, zotin krye hajvan dhe çfarë i tha ai për këtë konflikt?
Gjykata ka shansin të mos shpallet nesër Parti Socialiste …