• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

​24 vjet nga Masakra e Reçakut

08:57 : 15/01/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Lexo edhe:

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

/KosovaPress/

Etiketa: masakerrecak

Lajme të lidhura

Autori i masakrës, Ragip Gila
AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

17:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

17:30 : 14/07/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

Masakër mjedisore në Elbasan/ Ngordhje masive e peshqve nga shkarkimi i mbetjeve të fabrikës së ullirit

21:07 : 18/03/2025
AKTUALITET

Klodjana Lala “shpërthen” ndaj Ilir Prodës: Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur!

19:25 : 13/11/2024
AKTUALITET

Rëndohet bilanci i masakrës së Dobraçit, ndërron jetë në spital dhe Bashkim Basha

09:37 : 03/11/2024
Para

Askush nuk e priste, Butrint Imeri reagon publikisht me një mesazh për Kiara Titon

TË GJITHA

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025

Merret vendimi, Suedia ndalon telefonat në shkolla duke filluar nga viti 2026

17:30 : 16/09/2025

5 minuta seancë/ Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, PD nuk dorëzon emrat

17:27 : 16/09/2025

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025

VIDEO/ Izraeli bomb*rdon një port në Jemen

16:59 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com