• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’kemi kohë për Salillarin”/ Artan Shkreli refuzon ekspertizën për katet pa leje

15:55 : 14/01/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Instituti i Ndërtimit, i drejtuar nga Artan Shkreli, nuk ka kohë për të kryer ekspertizën e kateve pa leje të godinës së Pëllumb Salillarit në zonën e “Liqenit të Thatë”, një akt i domosdoshëm për hetimin penal të nisur nga Prokuroria e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”.

Në një vizitë inspektuese të zhvilluar në shtator të vitit 2022, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se ishin evidentuar rreth 1200 mijë metra katrorë pa leje në një pallat që po ndërton kompania “Salillari”.

Në vijim të këtij konstatimi, Këshilli i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, vendosi konfiskimin e pallatit të Salillarit, bazuar mbi një vendim qeveritar që ka ngjallur debate për ligjshmërinë e tij.

Lexo edhe:

Pasi “fali” Salillarin, Lul Morinën e Lilon, Rama paralajmëron “listë të zezë” me ndërtuesit abuzivë

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

Ndërkohë, Policia e Tiranës referoi çështjen e Salillarit për hetime të mëtejshme në prokurorinë e kryeqytetit, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime përfitimi.

Prokurorët kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës teknike nga Instituti i Ndërtimit, për të pasur në dispozicion një dokument me vlerë ligjore dhe dokumentare mbi paligjshmërinë e kryer nga kompania Salillari.

Por, nga ana e Institutit të Ndërtimit kanë marrë një përgjigje refuzuese për kryerjen e ekspertizës.

“Boldnews.al” ka mësuar se Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka informuar Prokurorinë e Tiranës se institucioni nuk ka ekspertë në dispozicion për t’iu përgjigjur kërkesës së hetimit penal.

Në një komunikim zyrtar, Shkreli deklaron se ekspertët e Institutit të Ndërtimit janë të angazhuar në grupe pune për kryerjen e akt-ekspertimeve të ndërtuara pa leje ose me shtesa të paligjshme.

Drejtuesi i Institutit të Ndërtimit deklaron më tej se, për shkak të fluksit të madh të punës, ekspertiza për katet pa leje të Salillarit nuk mund të kryhet më së paku deri në fund të janarit të këtij viti.

Dhe, në fund, Shkreli i sugjeron prokurorisë që të marrë ekspertë privatë, me qëllim që të mos vonohen në hetimin penal.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës është detyruar të thërrasë ekspertë privatë, për të hartuar aktin kryesor për hetimin ndaj Pëllumb Salillarit dhe kompanisë së tij, “Salillari” shpk.

Tashmë priten rezultatet e aktit të ekspertimit Teknik, ndërkohë që godina e Salillarit në zonën e Liqenit të Thatë vijon të jetë me statusin e “konfiskuar”, sipas vendimit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT).

Etiketa: artan shkreliDrejtuesi i Institutit të NdërtimitInstituti i Ndertimitkate pa lejepellumb salillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi “fali” Salillarin, Lul Morinën e Lilon, Rama paralajmëron “listë të zezë” me ndërtuesit abuzivë

19:04 : 21/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

17:26 : 20/06/2025
AKTUALITET

Tenderi 393 milionë euro për Portin/ Hapen zarfat e 5 ofertave, Salillari hyn me Jan De Nul

13:51 : 08/02/2025
AKTUALITET

Ndërtoi kate pa leje me vlerë 3.5 mln euro, dosja “Salillari” kalon për gjykim

10:52 : 23/11/2024
AKTUALITET

Maliqi: Hajdari dhe Salillari e kanë lënë Kuçovën në mëshirë të fatit

10:20 : 25/10/2024
Para

“Kam dyshime për golin e anuluar”, Duro: Nuk na lejoi gjyqtari që të fitonim

TË GJITHA

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025

Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari në Tropojë

13:40 : 26/07/2025

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025

Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma

13:33 : 26/07/2025

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com