• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si në filma/ Grupi i armatosur me “Audi” rrëmben të burgosurin nga furgoni policisë në Maqedoni

10:40 : 13/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Një ngjarje e denjë për filmat e “Hollywood-it” ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Maqedoninë e Veriut, ku një i burgosur i dënuar me 20 vite për vrasje, është arratisur nga burgu më i madh në vend, ai i Idrizovës.

I burgosuri 36-vjeçar me inicialet B.M. (nga Tetova) ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve, që sipas burimeve jo zyrtare, ia ka shkaktuar vetes.

Rojet e burgut duke konstatuar gjendjen e tij e kanë nisur menjëherë në drejtim të spitalit, duke mos e trajtuar me ndihmë mjekësore në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Por gjatë rrugës, furgonit të policisë së burgjeve i është prerë rruga nga një makinë tip “Audi”, prej nga ku kanë dal një grup i armatosur personash që kanë çarmatosur rojet dhe kanë “rrëmbyer” të burgosurin.

Sipas mediave vendase në vendngjarje ka pasur të shtëna dhe për pasojë një pjesëtar i policisë së burgjeve ka mbetur i plagosur. Madje i burgosuri ka arritur t’i marrë armën njërit prej policëve dhe nën kërcënimin e saj ka arritur të shpëtojë më lehtësisht.

Lexo edhe:

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

I biri 21-vjeçar vdiq në tragjedinë e Koçanit, babai: Ishte fëmija i vetëm që kisha!

Policia po vijon hetimet dhe kontrollet e brendshme për personat që duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa është konfirmuar se aksioni i arratisjes ishte planifikuar.

Zhurnal.mk nënvizon se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes.

Media “A1on” kërkoi informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin, por nuk mori dot asnjë përgjigje.

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar për ngjarjen duke njoftuar mediat për mënyrën si ndodhi arratisja dhe gjendjen shëndetësore të efektivit që u qëllua me armë.

Njoftimi i Ministrisë:

Më datën 12.01.2023, rreth orës 23:20 gjatë dërgimit të të dënuarit B.M (36) nga burgu i Idrizovës në qendrën urgjente “Nënë Tereza”, përshkak lëndimit të dorës së djathtë, në autostradë drejt Shkupit, tek pompa e benzinës “Lukoil”, furgoni i policisë është ndaluar nga një veturë “Audi” pa targa të regjistrimit.

Personi i dënuar në atë moment i’a ka marë revolen policit shofer I.H, ka gjuajtur në të në pjesën e poshtme të stomakut. Përshkak lëndimit, shoferi ka ndaluar furgonin, ndërsa personi i dënuar është dhënë në ikje. Policët e burgut kanë paraqitur rastin në SPB Shkup.

Polici i lënduar është dërguar në spital për mjekim të mëtutjemë ndërsa me pjesmarësit në ngjarje është kryer bisedë informative. Është dhënë urdhër arrest qendror. Drejtoria për kryerjen e sanksioneve do të bëjë mbikqyrje të jashtëzakonshme në burgun e Idrizovës dhe për të gjitha parregullsitë do të ndërmer masa të nevojshme me qëllim të vërtetohet pse nuk është siguruar asistencë policore për dërgim deri në spital. Do të vërtetohet përgjegjësi edhe për organizimin e dërgimit edhe për lëshimet që kanë sjellë deri te gjithë kjo ngjarje.

Personi B.M nga Tetova kishte qenë i dënuar gjithsej me 21 vite burg, prej të cilave 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Dënimin po e vuan nga data 28.12.2020 ndërsa do të përfundonte më 17 prill 2040, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Etiketa: arratiset nga burgumaqedonia e veriut

Lajme të lidhura

BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
AKTUALITET

I biri 21-vjeçar vdiq në tragjedinë e Koçanit, babai: Ishte fëmija i vetëm që kisha!

18:19 : 16/03/2025
SPORT

Shpallet lista e Maqedonisë së Veriut për sfidat e marsit, thirren gjashtë shqiptarë

18:25 : 12/03/2025
BOTA

Zbulohet kur do të nisë kontrolli i përbashkët kufitarë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

19:12 : 21/02/2025
SPORT

Ftesa nga Sylvinho mungon, fqinjët kontaktojnë 22-vjeçarin para kualifikueseve të Botërorit

17:27 : 17/02/2025
BOTA

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut

14:42 : 20/12/2024
Para

Kurti: Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë

TË GJITHA

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com