• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luli nga Kukësi: Kam takuar Johnson, këtu s’shkelet në bashki po s’le takim 3 herë

22:51 : 13/01/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Julian Gomez, një reporter i Euronews ka udhëtuar në Has dhe Tiranë ku përshkruan situatën ekonomike dhe dëshirën e të rinjve për të emigruar. Dhe jo pa shkak.

Në takimet e zhvilluara nga Gomez, të rinj e të moshuar tregojnë se sa e vështirë është të jetosh në Shqipëri dhe se kushte ekonomike i kanë detyruar ata të shohin si zgjidhje, emigrimin.

Reportazh i përkthyer:

Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, pas Bosnjës dhe Guajanës. Arsyet dhe përgjigjet, kemi ardhur t’ i marrim në Shqipëri, në një nga vendet më të vogla të zonës veriore dhe më të prekurit nga emigracioni. Është Kukësi. Ky vend është cilësuar si qyteti fantazmë. 40% e qytetarëve të Kukësit kanë emigruar që nga rënia e komunizmit. Edhe ata emigrantë që u kthyen në atdhe, por mendojnë të rilargohen.

Luli iku nga Shqipëria kur ishte 20 vjeç. Ai u largua në Britaninë e Madhe ku dhe u pajis me pasaportë. Kur nëna e tij u sëmur, u kthye në atdhe dhe u investoi në një kompani ndërtimi. Por biznesi i tij është drejt falimentit, kjo pasi prej 8 muajsh nuk ka marrë asnjë porosi.

Lexo edhe:

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

“Është shumë e vështirë sepse unë shpenzoj shumë para në këto gjëra,”- thotë Luli.

Julian Gomez: U pendove që u ktheve

“Sigurisht vëlla, jam shumë i mërzitur, shumë herë mendoj të lë gjithçka e të iki sërish. Nuk ka rëndësi se ku shkoj thjesht të iki. Nuk u them dot as njerëzve që kam qenë në Londër sepse të gjithë më thonë, pse u ktheve? Shiko vëlla, kur unë isha në Angli, kam takuar edhe kryeministrin Boris Johnson, i thashë ‘jam nga Shqipëria’ dhe më uroi fat. Unë këtu jam nga Kukësi, jeton në Kukës dhe nëse do të më duhet të takoj dikë në zyrën, duhet të lë takim disa herë. Duhet të shkosh shumë herë derisa të arrish të kapësh një takim. Edhe për këtë gjë është shumë e vështirë,”- thotë Luli

Luli është thjesht një prej shumë qytetarëve që has vështirësi në këtë rajon. 20% e popullsisë jetojnë në varfëri, në skamje. Shumë shohin emigracionin si të vetmen dalje. Më pak njerëz do të thotë më pak biznese dhe kjo sjell pasoja në ekonomi dhe demografinë e vendit. Katër vite më parë, erdhën në jetë 750 fëmijë në maternitetin lokal, por kjo gjë nuk ndodh më.

Venezie Doçi: Vjet kemi pasur 600 linjde, sivjet rreth 500. Kjo tregon se numri vjen duke rënë.

Dy ditë para mbërritjes time, Besnalda, një ekonomiste 24-vjeçare solli në jetë djalin e saj të parë.

Besnalda Hallaçi: Kam motrën time në Amerikë dhe nuk jam shumë e lumtur që ajo është larg nesh. Nuk ishte këtu të njihte as nipin e saj.

Venezie Doçi: Të gjitha moshat e reja kanë ikur, vetëm mosha e tretë ka ngelkur në rrethin tonë.

Vendi më i populluar duket të jetë një lokal ku grumbullohen vetëm të moshuar. Një burrë tregon se tre nga katër e fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit.

Imoshuari: Nuk ka punë, nuk kanë me çfarë jetojnë dhe emigrojnë. Kanë shkuar familjarisht, me fëmijë të vegjël.

I moshuari: Të gjithë ata që kanë ikur në emigracion janë forca punëtore, por duhet të iknin. Në fakt mendoj se ata duhet të bëjnë Shqipërinë, jo Gjermaninë e Italinë.

“Nëse autoritetet nuk mbështesin asnjë aktivitet që ndodh në shkolla… Për sa i përket logjistikës, materialeve, sportit, krijimtarisë, artit, muzikës, atëherë njerëzit nuk do të ndihen të kompletuar në vendin e tyre, në shkollën e tyre, në shtëpinë e tyre. Pra, përsëri, ndoshta do të kërkojnë diçka tjetër,” thotë Lavdrim Shehu, një ekspert ligjor për migracionin.

Realiteti është ky. Shkollat e programuara për 300 nxënës kanë vetëm 50.

Valbona ka studiuar ekonomi këtu. Ajo ruan kontakte me një nga profesorët. Të dy kanë histori emigrimesh për të rrëfyer.

Valbona: Isha diku për të blerë gjëra shtëpiake dhe e gjeta mbyllur. Më thanë që ka ikur në Amerikë për një jetë më të mirë. I kishte kushtet, por ka ikur për fëmijët e saj.

Por kryetari i Bashkisë, Safet Gjici refuzon ta quajë këtë vedn ‘qyteti fantazmë’.

Thotë se qeveria i di vështirësitë dhe po punon.

Safet Gjici: T’i mbështesim, kryesisht të rinjtë që kthehen, ne u heqim taksat vitet e para, i lehtësojmë që të kthehen në Shqipëri.

Një rrobaqepësi në qytet punëson dhjetëra gra që janë kthyer nga Italia e Gjermania ku nuk kanë mundur të gjennë një punë.

“Unë vetë jam në punë, por burrim s’e kam në punë, s’i dilet me një rrogë,”- thotë një grua.

Në Tiranë, kryeqytetin e vendit, situata ekonomike është më e mirë, por edhe aty, të rinjtë kanë dyzime.

“Në shohim vendet fqinje, kanë jetë më të mirë, ofrojnë demokraci. Nuk gjejmë asgjë këtu dhe kur nuk gjen asgjë, do të ikësh,”- thonë ata.

“Nëse doni të shkatërroni një vend, ju shkatërroni arsimin e tij”, thotë studentja e marrëdhënieve ndërkombëtare Dragana Kurti.

Etiketa: emigrimHasJulian GomezKryetari i bashkiseSafet Gjicite rinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
BOTA

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

08:09 : 13/06/2025
BOTA

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj dhe më të shumtë në Gjermani

08:25 : 12/06/2025
Para

Arratisja e shqiptarit, pezullohen shefi dhe katër policë të burgut të “Idrizovës”

TË GJITHA

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

16:39 : 27/06/2025

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com