• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëhiqet Kryetari i Grupimit ‘Dhjetori ‘90’: I hap rrugë një gare të re

12:04 : 13/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Dorëhiqet nga posti i kryetarit të Grupimit të Dhjetorit ’90 Bislim Ahmetaj.

Në një dalje për mediat, nga selia blu, Ahmetaj deklaroi se nuk do kandidojë më, ndërsa theksoi se ky vendim është marrë për ndonjë arsye personale, por mendon se tani është një kohë që ka nevojë për garë dhe sfidë të re.

Ai iu bëri thirrje anëtarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë që të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitoze.

Ahmetaj: “Në emër të Grupimit “DHJETOR ‘90” në këtë dalje të parë publike për 2023-in, gjej rastin t’ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë anëtarëve dhe përkrahësve të Grupimit tonë kudo ku ata ndodhen. Një vit ndryshimesh pozitive dhe fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit i uroj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj. Urime dhe mbarësi për ju gazetarë dhe operatorë të përkushtuar e të palodhur të medias që përcillni lajmet nga kampi opozitar.

Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë.
Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit.
Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar.
Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.
Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.
Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe tek ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ja dalim.
Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet prej vitesh këtë bashkësi idealistësh.
Së bashku kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit, në cdo cep të kombit, në kohë plumbash dhe në kohë paqeje.

Lexo edhe:

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

Kurrë s’kemi bërë kompromis me të keqen, kjo ka qënë forca jonë, ky ka qënë misioni ynë. Ky duhet dhe do të mbetet vizioni dhe aksioni ynë i përhershëm.
Deri sot ja kemi dalë t’i mbajmë të pastra kristal idealet e Lëvizjes Studentore, idealet për të cilat u vra Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi dhe shumë e shumë të tjerë.
Asnjë ditë s’kemi reshtur së luftuari dhe vepruari që liria, demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë.
Është e vërtetë që s’ja kemi dalë, shpeshherë kemi rënë edhe në greminë, por është po kaq e vertetë që kurrë s’jemi dorëzuar aq më pak ndalur dhe kurrë s’do të tërhiqemi nga kjo trini e shenjtë.
Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”.
Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re.
Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta cuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të.
Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare.
Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore.
Ju faleminderit.”.

Etiketa: Bislim Ahmetajdhjetori 90garëzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
AKTUALITET

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
Para

Covid-19 bën "namin" në Kinë, rreth 900 milionë të infektuar brenda dy ditësh

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com