• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Drejtësia” mbron me zell vetingasen Çiftja, edhe Apeli i heq nga shpatullat akuzat

16:45 : 12/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

“Drejtësia” duhet se është angazhuar me zell për të shpëtuar nga akuzat penale komisioneren e vetingut Etleda Çiftja. Këtë të Enjte, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, që rrëzoi akuzat për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash” ndaj vetingases.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), si dhe anëtaret Igerta Hysi dhe Daniela Shirka.

Akuzat

Pasi Çiftja u mor u mor e pandehur nga SPAK, ishte Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani i cili rrëzoi argumentat e prokurorisë dhe e shpalli të pafajshme Çiftja në 16 shtator 2022, në vijim të një procesi gjyqësor të mbushur me dyshime, anësi dhe konflikt interesi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja, të konvertuar në shërbim prove.

Lexo edhe:

Apeli zbardh arsyet përse caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën: Jemi para fushatës, ai është lideri i opozitës

Apeli i GJKKO kthen në burg ortakun e Evis Berberit, biznesmenin Ervis Lami

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Për SPAK-un, kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Erion Bani e shpalli të pafajshme

Pavarësisht gjetjeve të Prokurorisë së Posaçme, anëtarja e Komisionit të Vetingut, Etleda Çiftja, u shpall e pafajshme nga gjyqtari Erion Bani.

Ky vendim ishte lehtësisht i parashikueshëm, nisur nga një seri rrethanash që e paraprinë atë.

Gjyqtari Bani, i shortuar për të shqyrtuar kërkesat paraprake të të pandehurës Çiftja, kishte kërkuar dorëheqjen nga rasti, nën dyshimet për konflikt interesi.

Gjyqtari, më herët, është konfirmuar në detyrë nga një trupë e procesit të Vetingut, ku relatore ishte pikërisht Etleda Çiftja.

Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e rrëzoi kërkesën për dorëheqje dhe Bani vijoi shqyrtimin e dosjes penale ndaj komisioneres Çiftja, duke e shpallur në përfundim të pafajshme.

Të njëjtin vendim mori edhe këtë të Enjte treshja e Apelit, Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Daniela Shirka.

Etiketa: apeli i gjykates se posacmeEtleda Çiftja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli zbardh arsyet përse caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën: Jemi para fushatës, ai është lideri i opozitës

15:26 : 16/01/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO kthen në burg ortakun e Evis Berberit, biznesmenin Ervis Lami

10:08 : 25/07/2024
AKTUALITET

“Shpirti”, Apeli i shton dënimin kreut të grupit të drogës

12:58 : 22/12/2023
AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton seancën për Etleda Çiften

16:30 : 25/08/2023
AKTUALITET

Me disa probleme të vogla, gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

10:39 : 19/06/2023
Para

Vetëm 600 mijë euro! Zbulohet si Cristiano Ronaldo shiti “Topin e Artë”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com