• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trupi i të riut shqiptar u kthye pa zemër, avokati: Pse nuk kryhet analiza e ADN-së?

23:22 : 10/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riut 31-vjeçar, Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë, emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një document që na tregon, se pse autoritetet spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje për dy vjet e nuk bëjnë dhe testin e AND-së së zemrës së tij. Zemra e Saimir Sulës është regjistruar në 22 Prill 2020 për ekzaminim, ndërkohë që i riu vdiq në 9 Maj 2020, plot 17 ditë më pas. “Stop” kërkoi shpjegime nga drejtoresha e Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Drejtësisë në Madrid.

Avokati Carlo Sardinero: Kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ky terr informativ, bën që familja të ketë dyshime të forta mbi atë që fshihet pas kësaj. Hedh hije dyshimi që mund të ketë diçka nga pas, të cilën unë nuk kam guxuar ta artikuloj sepse unë nuk mund të them se kemi të bëjmë me trafikim organesh, do të gënjeja nëse do ta thoja, por familja ka të drejtën ta mendojë si një hipotezë të mundshme. Nuk e dimë pse fshihet analiza e ADN-së, pse nuk kryhet analiza e ADN-së, është një provë e shpejtë, tejet ekonomike dhe mund të kryhet në Barcelonë.

Është thelbësore sepse mund të hapë pista të tjera hetimi. Familja është e bindur se zemra nuk është e Saimirit, mbi të gjitha edhe për arsyen se nuk është dhënë një shpjegim bindës mbi faktin pse u nda zemra nga trupi. Ky raport i autopsisë shprehet që merren mostra të mushkërisë, të mëlçisë, të organeve të caktuara ndër të cilat edhe zemra. Të gjitha organet janë me përjashtim të zemrës. Më e keqja është se pas një vdekje është dyshimi kur një familje nuk gjen arsyet e vdekjes ose kur familja nuk gjen trupin ose pjesërisht zemrën e të vëllait që kërkon t’i jepet për ta varrosur.

Është shumë e lehtë të bësh drejtësi për një familje nëpërmjet kryerjes së provave të lehta dhe të shpejta. Në këtë rast, drejtësia duket se po tejzgjatet dhe po sjell që familja përveç dhimbjes t’i hyjë dhe një kalvari të gjatë gjyqësor, një rruge të panjohur.

“Stop” ka shkuar tek Ministria e Drejtësisë në Madrid ku nëpërmjet drejtoreshës për Marrëdhëniet për Shtyp, u mësua se ka 2 vite që Ministria e Drejtësisë nuk i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare për këtë çështje. Fillimisht u tentua që përgjegjësia për këtë çështje t’i kalonte institucioneve të tjera duke hequr barrën nga Ministria e Drejtësisë.

Lexo edhe:

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

Drejtoresha për Marrëdhëniet për Shtyp: Dalim tek çështja konkrete: Ministria e Drejtëisë në Spanjë nuk ka lidhje me gjyqtarët. Ne si institucion merremi vetëm me materialet e gjykatave. Nuk mund t’iu informojmë në lidhje me çështje të caktuara.

Gazetari: Është ish-Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe është ministri që ka qenë këtu dhe pse është marrë Ministri i Drejtësisë dhe nuk janë marrë këta të tjerët?

Drejtoresha: Ish-ministri nuk është më. Së pari, nuk e di për çfarë flet videoja, nuk e kuptoj përmbajtjen. Nëse në një takim mes ministrash flitet për  tema të caktuara dhe trajtojnë çështje të caktuara. Në çdo rast, nëse në të shkuarën, 2 ministra kanë folur për 1 çështje, nuk do të thotë që tani të flasim për këtë çështje.

Është tjetër gjë kur ministrat e 2 vendeve flasin sot, por ne tani nuk jemi në gjendje të flasim me organet e shtypit për një çështje që nuk i njohim detajet e saj. Kemi e-mailet tuaja dhe do të mbetemi një kontakt. Ne nuk po ju themi në as po dhe as jo.

Por kështu emisioni “Stop” mori kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme në Madrid dhe kabinetin e kryeministrit spanjoll për këtë rast të paprecedent, ku pas interesimit të emisionit “Stop” u premtua që shumë shpejt do të kemi një përgjigje, por se pse nuk është kthyer kjo përgjigje për më shumë se 2 vite, as këtu nuk është marrë.

“Unë nuk mund të shprehem në emër të Prokurorisë së Përgjithshme pa u konsultuar, pa pasur kohë për të shqyrtuar dokumentat. Unë mund të mbaj shënime dhe marr përsipër që të kthej përgjigje, por jo sot për sot”. /Tvklan.al

Etiketa: ADNanalizaavokatmajlindapoliciaSaimir Sulazemer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
Para

A do të ketë reshje? Parashikimi i motit për ditën e Mërkurë

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com