• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BB: Ekonomia mund të hyjë në recesion! Pasojat më të rënda, në vendet e varfra

19:52 : 10/01/2023
në BOTA

Banka Botërore paralajmëroi të martën se ekonomia globale rrezikon të futet në recesion këtë vit, ndërsa po ndikohet nga rritja e dobët e vendeve me ekonomitë më të mëdha – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina.

Në raportin vjetor të Bankës Botërore, e cila jep kredi për projekte zhvillimi në vendet më të varfëra, thuhet se pothuajse ka përgjysmuar parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit, nga fillimisht e parashikuar në 3%, tashmë në nivelin 1.7%.

Nëse ky parashikim rezulton i saktë, kjo do të ishte rritja e tretë më e dobët vjetore në tre dekada, duke u radhitur pas recesioneve të thella që rezultuan nga kriza globale financiare e vitit 2008 dhe nga pandemia e koronavirusit në vitin 2020.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara mund ta shmangin recesionin këtë vit – Banka Botërore parashikon se do të ketë rritje me 0.5% . Dobësia globale do të përbëjë një tjetër përshtjellim për bizneset dhe konsumatorët amerikanë, që përballen tashmë me çmime të larta dhe nivele të larta të normave të interesit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga ndërprerje të mëtejshme që mund të ketë në zinxhirin e furnizimit në rast se vazhdon të përhapet COVID-19, apo nëse ashpërsohet lufta në Ukrainë.

Lexo edhe:

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

Evropa, një ndër eksportuesit kryesorë drejt Kinës, do të vuajë pasojat e një ekonomie më të dobët kineze.

Raporti i Bankës Botërore gjithashtu vë në dukje se rritja e normave të interesit në ekonomitë e zhvilluara, si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, do të largojë kapitalin e investimeve për vendet më të varfëra, duke dëmtuar interesat jetike të atyre vendeve.

Raporti thotë se në të njëjtën kohë normat e larta të interesit do të ngadalësojnë rritjen në vendet e zhvilluara, në një kohë kur agresioni i Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën.

“Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka shtuar kosto të reja madhore”, tha gjatë një telefonate me gazetarët Presidenti i Bankës Botërore David Malpass. “Perspektiva është në veçanti shkatërrimtare për shumë nga ekonomitë më të varfëra, ku zbutja e varfërisë është ndalur tashmë dhe qasja tek elektriciteti, plehrat kimike, ushqimet dhe kapitali pritet të vazhdojë të jetë e kufizuar për një periudhë të zgjatur”.

Pasojat e një rënieje globale do të ishin veçanërisht të rënda për vendet më të varfëra në rajone si Afrika Sahariane, ku gjenden rreth 60% e të varfërve të botës. Banka Botërore parashikon se të ardhurat për frymë do të rriten me vetëm 1.2% në vitin 2023 dhe 2024, një nivel i dobët ky që mund të shtojë nivelin e varfërisë

“Dobësitë e rritjes ekonomike dhe mungesa e investimeve do të kenë pasoja shkatërrimtare në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, si dhe kërkesat e shtuara për shkak të ndryshimit klimatik”, tha zoti Malpass. “Përballja me përmasat e këtyre sfidave do të kërkojë gjithnjë e më shumë burime domethënëse për zhvillim dhe për furnizime për publikun global”.

Zoti Malpass tha se krahas përpjekjeve për të gjetur financime të reja në mënyrë që t’u ofrojë më shumë kredi vendeve të varfëra, Banka Botërore po përpiqet ndër të tjera të përmirësojë kushtet e kredidhënies, duke rritur kështu transparencën e kredive “në veçanti për atë pjesë të vendeve të varfëra që gjenden në situatë jo të qëndrueshme borxhi”.

Raporti vjen pas një parashikimi të ngjashëm pesimist të bërë një javë më parë nga Kristina Georgieva, drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që funksionon si agjencia globale e kredive. Duke folur për emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, zonja Georgieva vlerësoi se një e treta e botës do të bjerë në recension këtë vit.

“Për pjesën më të madhe të ekonomisë botërore, ky do të jetë një vit i vështirë, më i ashpër se viti që lamë pas”, tha zonja Georgieva. “Pse? Sepse tre ekonomitë më të mëdha – SHBA, BE, Kinë – po ngadalësohen në të njëjtën kohë”.

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Bashkimit Evropian nuk do të rritet fare vitin e ardhshëm, pasi pati një rritje prej 3.3% në vitin 2022. Raporti parashikon se ekonomia e Kinës do të rritet me 4.3%, gati një pikë përqindje më pak nga parashikimi fillestar dhe pothuajse sa gjysma e nivelit që kishte publikuar Pekini në vitin 2021.

Banka Botërore mendon se vendet në zhvillim do t’ia dalin mbanë më mirë, duke u rritur me 3.4% këtë vit, nivel i njëjtë me vitin 2022, megjithëse do të jetë vetëm gati sa gjysma e rritjes së vitit 2021. Rritja e ekonomisë së Brazilit do të bjerë në 0.8% në vitin 2023, ndërsa vitin e kaluar ishte në 3%. Ekonomia e Pakistant pritet të rritet me 2% këtë vit, sa një e treta e rritjes së vitit të kaluar.

Ekonomistë të tjerë kanë bërë gjithashtu parashikime të zymta, megjithëse shumica e tyre jo kaq të errëta. Ekonomistët në bankën JPMorgan parashikojnë një rritje të ngadalësuar këtë vit për ekonomitë e përparua dhe për botën në tërësi, por nuk mendojnë se do të ketë recension. Muajin e kaluar, banka parashikoi se ngadalësimi i inflacionit do të rrisë aftësinë e konsumatorëve për të shpenzuar dhe do të fuqizojë rritjen në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.

“Rritja globale do të bjerë, por nuk do të ndalet”, thotë raporti i bankës JPMorgan./ Marrë nga VOA

Etiketa: Banka BotëroreBrazilekonomivende te varfra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
Para

Presidentja Osmani pret nesër në takim këshilltarin special amerikan

TË GJITHA

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com