• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mimoza Hafizi: Kërkojmë satelitë, por njerëzit po na ikin

22:37 : 09/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Astrofizikantja Mimoza Hafizi, ka folur për satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë, të propaganduara nga kryeministri Rama, si një “epokë e re” për Shqipëri, që sipas tij, pas 32 vitesh, do të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Hafizi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi disa detaje nga satelitët që ka kontraktuar qeveria, por shprehu keqardhje që nuk investohet te “njerëzit dhe dija”, duke iu referuar faktit se shumë të rinj po largohen nga vendi dhe se në shumë degë kanë mbetur fare pak studentët dhe ato po mbyllen.

“Nga njëra anë kërkojmë të kemi satelitë, por nga ana tjetër nuk kemi njerëz. Mendja prodhon progres dhe ide. Një shtet i zgjuar duhet të prodhojë mendje. 6 milionë euro janë goditëse, ndërkohë që në arsim mund të ishin mjaft të dobishme dhe të vlefshme. Unë i shoh studentët e mi dhe e di që nëse investohet te ata, ata mund të prodhojnë shumë. Por, ata ikin dhe në Shqipëri nuk ka njerëz, jo për të ngritur satelitë, por as për të kuptuar”, tha Hafizi.

Pedagogia shpjegoi çfarë janë konkretisht satelitët e kontraktuar nga Shqipëria.

“Njerëzit hedhin satelitë prej shumë dekadash. Janë arritjet spektakolare të njerëzitmi, për komunikimin dhe të mirat që kemi në shekullin e 21. Satelitët e blerë nga Shqipëria, janë dy mikro satelitë. Edhe unë kam gërmuar shumë për ti gjetur. Nuk ka të dhëna zyrtare nga qeveria dhe shteti, por u detyruam të gërmojmë lidhje pas lidhjes për të kapur disa copa, për të plotësuar mozaikun se çfarë janë këto objekte.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Është një objekt, që me teknologjinë aktuale, është një paketë që mund ta realizojë misionin e vetë. Me çfarë kam parë unë, rëndësia e tyre, është se bëjnë pjesë në nje kontelacion. Kompania e kontraktuar ka rreth 35 satelitë, që bashkërisht mund të japin një kartografi të globit. Të kesh satelitë vetëm për Shqipërinë është absurde, sepse do të kalonte vetëm një minutë në vendin tonë. Nuk mund të rrijë më shumë sesa 1 minutë. Duke qenë një konstelacion, që janë pronë e kompanisë, këto bashkë e bëjnë më interesant, sepse rritet probabiliteti që pikat e interesit të vizitohen edhe më shpesh.

Ai shërben për monitorimin e të gjithë territoreve për të krijuar një hartë të globit. Unë pashë që po ndërtonin një program, ku mund të futesh te pika e interesit, e ble shërbimin dhe merr vesh se cfarë informacionit mund të merret nga baza e të dhënave të këtij konstelacioni. Ka një kontratë, që me këtë bazë të dhënash, nga ky konstelacion, të nxirret baza e të dhënave që kryeministri ka treguar se i intereson shtetit shqiptar, siç është ndjekja e kultivimit të drogës, situata e territorit, etj“, tha Hafizi.

Etiketa: Edi Ramamimoza hafizisatelite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Raport i ri i OKB-së, shtresa e ozonit po ripërtërihet

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com