• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Ekipi s’varet nga unë dhe Skuka”, Eneo Bitri: Iki nga Partizani vetëm nëse…

22:36 : 09/01/2023
në SPORT

Partizani fitoi miqësoren ndaj Luzit me shirat 6- 1 në një ndeshje, të cilën djemtë e Kolelës e kthyen në një stërvitje. Pas përballjes, në një intervistë për “Panorama Sport” u prononcua kapiteni i të kuqve, Eneo Bitri. Ai foli për gjendjen e skuadrës dhe shton se Partizani është gati për Vllazninë. Nuk mund të mungonte një koment i beratasit në lidhje me të ardhmen, ku është përfolur për një largim të mundshëm.

Sa ju ndihmoi kjo miqësore?
Na ndihmoi shumë për të parë gjendjen që jemi, sepse vinim nga disa ditë pushime dhe kjo ndaj Luzit ishte një ndeshje që na ndihmon të marrim ngarkesën e duhur për të qenë gati në kampionat.

Do të donit të kishit përballë një kundërshtar më të fortë?
Jo, mendoj se Luzi ishte rivali i duhur, sepse kishte djem që vraponin pa fund dhe na vunë në vështirësi në disa raste, por ne arritëm t’i neutralizonim më së miri.

Si duket gjendja e skuadrës pas pushimeve?
Nga nesër i gjithë grupi do të jetë i plotë për të luajtur në ndeshjen e ardhshme. Fatmirësisht nuk kemi probleme fizike dhe kjo është diçka shumë pozitive. Kur grupi është i plotë, ne jemi më të fortë.

Është gati Partizani për Vllazninë?
Është ndeshja e radhës, së cilës duhet t’i marrim maksimumin, siç luftojmë në çdo ndeshje tjetër. Vllaznia ka një skuadër me shumë eksperiencë, por ne do t’i studiojmë me hollësi dhe do të mundohemi t’u gjejmë pikat e forta dhe të dobëta atyre.

Lexo edhe:

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

Sa shanse ka që këtë vit Partizani ta shënojë në librin e artë të titujve kampion?
Këtë vit Partizani ka mundësinë më të mirë për t’u marrë maksimumin objektivave që ka, por është akoma herët për të folur. Janë ende edhe shumë javë në dispozicion dhe duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke u dhënë rëndësinë e duhur

Do të jeni pjesë e Partizanit deri në fund të sezonit apo duhet të presim fundin e janarit për ta mësuar këtë?
Për momentin jam i fokusuar tërësisht te Partizani. Nëse do të vinte një ofertë, e cila mund të konsiderohet si një mundësi e rrallë, normalisht që do të ulesha me presidentin dhe do të diskutonim se cila do të ishte zgjidhja më e mirë.

Jeni lider i Partizanit dhe arritët të luanit me Kombëtaren, cili shpresoni të jetë hapi i radhës?
Të jem i sinqertë, kam punuar shumë për të qenë ky që jam sot. Kam akoma shumë rrugë për të bërë. Qëllimi im është të arrij të luaj në një nga kampionatet më të forta të Europës.

Sa do ta dobësonte Partizanin një largim i mundshëm i Skukës?
Skuka është sulmuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, por Partizani është një ekip që nuk varet vetëm nga Skuka apo Bitri. Ne i shërbejmë të gjithë Partizanit dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Pas Vllaznisë luani me Korabin? Është e rëndësishme Kupa për Partizanin?
Partizani hyn në çdo sezon për të fituar gjithçka. Klubi dhe skuadra e ka objektiv Kupën dhe ne do ta vlerësojmë në maksimum përballjen e radhës në këtë kompeticion ndaj Korabit.

Çfarë duhet të bëjë më mirë Partizani për të mos pësuar shumë gola?
Mendoj se mungesa e përqendrimit ka ndikuar që të pësojmë gola, pasi kemi gabuar shumë. Këtë vit të ri shpresoj që ta rregullojmë më shumë aspektin e përqendrimit. Jam i sigurt se do të pësojmë më pak gola, pasi për mendimin tim, kemi mbrojtjen më të fortë në kampionat.

/Panoramasport

Etiketa: bitriPartizaniSkuka

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
Para

Mimoza Hafizi: Kërkojmë satelitë, por njerëzit po na ikin

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com