• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punimet në rrugën “Xhon Belushi”,Vokshi: PD do të çojë në SPAK kryebashkiakun Veliaj

15:29 : 08/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal për kryebashkiakun Veliaj në Spak, lidhur me punimet në rrugën Xhon Belushi.

Në një dalje për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se ky kallëzim do të bëhet ditën e nesërme, sepse sipas saj Veliaj ka shkelur ligjin, duke nisur punimet në rrugë 9 para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim.

DEKLARATË E DEPUTETES ALBANA VOKSHI

“Jam këtu së bashku me z. Strazimiri dhe me anëtarë të kryesisë së PD të njedisë nr.4, dhe gjithashu edhe me banorë të zonës, ku Erjon Veliaj ka filluar punimet duke gdhirë data 1 janar, me premtimin që çdo ditë do të bënte një rrugë të re.

Nuk e bëmë deklaratën dot atje ku e kishim planifikuar, për shkak të ushtrisë së patronazhistëve të Erjon Velisë të cilit unë i them që t’i tërheqë urgjentisht.

Lexo edhe:

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

Çfarë nuk donte Erjon Veliaj që të shihnin banorët e zonës, apo qyetarët e Tiranës? Vjedhjen skandaloze. Erjon Veliaj këtë herë është kapur në flagrancë, ndaj edhe drejtësia duhet të kishte reaguar që në momentin e kanditatit të opozitës në Tiranë z.Belind Këlliçi e denoncoi dy netë përpara, por gjithsesi ne sot do të japim disa informacione shtesë në lidhje me këtë tender. Në lidhje me skandalin të cilin Erjon Veliaj po përpiqet që ta fshehë.

Kemi dëgjuar rëndomë shumë herë, sesi Erjon Veliaj ka paguar shkollën me paratë që fitonte nga shitja e fiqve. Kemi dëgjuar edhe sesi dasmën luksoze e mbuloi me pensionin e mamasë. Por tani po shohim se si një magjistar ai po bln dhe rrugët. Dhe ai nuk pyet fare. Nuk pyet as për ligj, nuk pyet as për procedura, as për afate. Pra, po shkel çdo gjë.

Kush i jep Erjon Velisë sigurinë që nuk do dalë para drejtësisë për këtë shkelje flagrante, apo dosje që i kemi depozituar ndër vite, apo edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, pikërisht për abuzim dhe në përfshirjen në krim elektoral të Erjon Velisë.

Çfarë ka ndodhur që t’ua bëjmë më të qartë qytetarëve të Tiranës?

Ky është një njoftim nga Bashkia Tiranë, publikuar në datën 19 dhjetor për ounimet në segmentin rrugor, për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi dhe degëzimin e saj rruga Thoma Filipeu. Fondi limit është 471 milionë lek të taksave të qyetarëve shqiptarë. Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj, por afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 9 janar. Më tej shpallja e fituesit është 22 janar. Që ta bëjmë edhe më konkrete, sot është data 8 janar, ndërkohë që punimet kanë filluar 9 ditë para afatit të dorëzimit të dokumentave, dhe 22 ditë para afatit të shpalljes së fituesit të kontratës.

Pse ky nxitim i Erjon Velisë? Pse shkelet ligji? Pse shkelen procedurat? Pse shkelen afatet? Sigurish logjika të çon që nuk është thjesht një mashtrim i Erjon Velisë si ato që bën ai çdo ditë, por është një vjedhje, është korrupsion, është abuzim me me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të Tiranës.

Gjithashtu logjika të çon në faktin që megjithëse ai po mundohet ta mbulojë me ushtrinë e patrinazhistëve, të çon në logjikën që aty është më tej se mashtrimi. Mund të jetë një kompani e paracaktuar, siç ndodh rëndomë në çdo tender të bashkisë. 471 milionë lek që shkojnë në xhepat e një komoanie që është paracaktuar më parë nga Erjon Veliaj, një klient i tij.

Por fakti që atje ka makineri të bashkisë, ka punëtorë të Bashkisë Tiranë, atëherë punimet Erjon Veliaj po i kryen.

Pra, 471 milionë lek ku shkojnë? Nuk shkojnë gjëkundi tjetër, veçse në xhepat e Erjon Velisë, për të kaluar më tej në xhepat e atyre patronazhistëve që ishin sot për të penguar pikërisht këtë denoncim, por edhe për të penguar mediat oër të filmuat atë ç’ka po ndodhte në rrugën Xhon Belushi.

Pra, nuk është veçse një vjedhje e Erjon Velisë. Është abuzim. Është vjedhje e taksave tona.
Nuk është PD kundër zhvillimit, përkundrazi ne jemi partia e cila ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë brenda dy mandateve qeverisëse të saj. Po, ne jemi për zhvillimin, por jemi kundër abuzimit. Jemi kundër shkeljes së ligjut dhe do vazhdojmë, pavarësisht përpjekjeve të Erjon Velisë i cili tashmë duket shumë i trembur nga rivali i tij, Belind Këlliçi, nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie. Është i trembur nga denoncimet.

Ne nuk do të reshtim. Ne do vazhdojmë të denoncojmë çdo ditë vjedhjen, mashtrimin, abuzimin e Erjon Velisë.

Ashtu sikurse e përmenda SPAK-u duhet të kishte reaguar që në momentin që Belind Këllipi e denoncoi dy netë më parë. SPAK-u duhet të kishte shkuar, të kishte sekuestruar gjithë dokemuntacionin, bashkë me makineri dhe të kishte stopuar punimet, sepse aty po kryhet një krim elektoral. Pra nuk është thjesht mashtrim, nuk është thjesht vjedhje, ësjtë krim elektoral, i cili duhet ndëshkuar.

PD do ta zyrtarizojë denoncimin. Nesër do të depozitojmë një tjetër kallëzim penal për Erjon Velinë në SPAK. Pavarësisht se me kallëzimet e tjera mund të ndodhl i njëjti fenomen i ngjashëm me to. Një dosje tjetër, një kallëzim tjetër penal për Erjon Velinë që myket në sirtaret e SPAK-ut. Ne jemi të vendosur që t’i dalim për zot qytetarëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës, familjet dhe fëmijët e Tiranës, nuk meritojnë oër kryetar bashkie një mashtrues. Nuk meritojnë për kryetar bashkie një hajdut. Qytetarët e Tiranës meritojnë që person që të punojë për ta, të mendojë për ta dhe t’i shërbejë atyre. Ndaj ata e kanë vetë në dorë. Le ta refuzojnë modelin e Erjon Velisë. Ta refuzojnë modelin e vjedhjes dhe abuzimit me votën e tyre, dhe kanë rastin që për pak javë të votojnë modelin e njeriut që punon për ta, që mendon për ta dhe iu shërben atyre. Faleminderit.”

Etiketa: Erion VeliajKryebashkiakPartia Demokratikestrazimirivokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
Para

Largimi i emigrantëve shqiptarë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com