• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Daçiç: Në vend të urrejtjes, Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’

17:13 : 06/01/2023
në RAJONI

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha, më 6 janar në Zagreb, se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira, si dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton agjencia Beta.

Arsyeja e vizitës së Daçiçit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.

“Ardhja ime këtu përqafon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiç.

 

Lexo edhe:

Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

 

“Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiç.

Bashkë me Daçiçin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviç, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviç.

Nikoqiri, kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, tha se detyra kryesore e politikanëve serbë dhe kroatë është të heshtin gjuhën e urrejtjes.

“Në kontekstin aktual, veçanërisht është e rëndësishme të heshtet gjuhën e urrejtjes dhe çdo glorifikim i kriminelëve si heronj kombëtarë. Heshtja e zërave të urrejtjes është detyrë parësore për ne që flasim nga foltoret politike dhe kishtare”, tha Pupovac duke hapur tubimin.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Serbisë dhe Kroacisë shkëmbyen retorikë të ashpër.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje u tronditën më tej nga rasti që Serbia nisi, në qershor të vitit 2022, kundër pilotëve kroatë, duke i akuzuar ata për krime lufte.

Prokuroria në Serbi i akuzoi pilotët se “hodhën raketa mbi një kolonë refugjatësh serbë”, të cilët po iknin para operacionit të ushtrisë kroate “Stuhia”, në gusht të vitit 1995.

Në gusht të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin gjyqësor, me të cilin u konfirmua aktakuza.

Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica deklaroi, në gusht të vitit 2022, se aktakuza kundër pilotëve kroatë mund të bllokojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është çështja e të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës

Etiketa: DaçiçkroaciSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve

21:03 : 10/09/2025
AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
BOTA

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

09:07 : 05/09/2025
Para

Merkato/ Kush janë tre ekipet italiane që duan Skukën

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com