• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Numri i vrasjeve/ Shqipëria u “la në gjak” në 2022, Rama “mburret” me shifrat e tij

19:12 : 05/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Me një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama u është mburrur shqiptarëve se nën qeverisjen e tij, 2022 sipas shifrave të “partisë në pushtet” është viti që ka shënuar numrin më të ulët të vrasjeve në tri dekadat e fundit.

“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, shkruan Rama.

Sipas grafikut që tregon shifrat e përzgjedhura nga Rama, Shqipëria supozohet të jetë një vend ku krimi thuajse nuk ekziston por janë raportet ndërkombëtare ato që e rrëzojnë shefin e qeverisë.

Në raportet e Eurojust, DASH apo Komisionit Europian për vendin tonë theksohen si problem bandat e krimit të organizuar, të cilat janë në përplasje të vazhdueshme për larje hesapesh si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës në vendet e BE duke prodhuar një numër të lartë viktimash.

Në vetëm 8 muajt e parë (deri në gusht) të vitit 2022, që Rama e cilëson si të suksseshëm në Shqipëri u regjistruan 40 atentate dhe vrasje.

Lexo edhe:

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

Vetëm nga raportimet e mediave mund të arrihet në konkluzionin se tre muajt e verës ishin më të dhunshmit dhe me numrin më të lartë të vrasjeve, ku nuk përjashtohen ato për shkak të konflikteve për drogë por edhe te deri më banalet që nisin me pyetjet: “Pse më sheh”, ose “Përse parkon në vendin tim”.

“Pse i fole vajzës që unë e pëlqej”, ka qenë arsyeja pse 10 persona kanë humbur jetën në Shqipëri në verë.

Një nga ngjarjet më të bujshme si krim për ndjenjat ishte vrasje e Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor, ndërsa incidenti më i rëndë për një vend parkimi ishte vrasja me thikë e Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë.

Gjithashtu 33-vjeçari Madrid Ulqinaku u vra në Elbasan vetëm pse ishte kapur me fjalë me një 18-vjeçar.

Dhe vrasjet mes eksponentëve të krimit tronditën vendin në 2022. Këtu mund të përfshijmë ekzekutimin më 3 qershor në Shkodër të Neim Bajrit teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lagjen Rus, apo shpërthimin me tritol në mes të autostradës Tiranë-Elbasan të makinës së të ndjerit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor.

Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 u ekzekutuan me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjeti i tyre shpërtheu në flakë.

Rreth 1 javë më vonë dyshohet se për të njëjtat motive u ekzekutua dhe Klisman Reci dhe u plagosu Ylli Brahimaj në Milot.

Më 18 Gusht një atentat i ngjashëm ndodhi në dalje të fshatit Panaja ku brenda mjetit “Benz” u ekzekutuan Hakim Xhezo e Shpati Lena.

Këto janë vetëm disa nga vrasjet që ndodhën përgjatë muajve të verës, ndërkohë që u shënuan dhe 3 vrasje në familje.

Më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, ndërsa më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti. Krimi i fundit në verë u shënua në Mallakastër më 25 gusht, kur Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej.

Viti 2022 u mbyll me një ekzekutim të bujshëm në Tiranë, ku në rrugën “Fadil Bodianku” u ekzekutua biznesmeni 49-vjeçar Edmond Papa, vrasje e zbardhur vetëm pak ditë më parë kur për ngjarjen u arrestuan Albano Velo dhe Andreë Bejdo.

Të gjitha krimet e rënda që kanë ndodhur në vetëm pak muaj janë vetëm copëza nga mozaiku i frikshëm i krimit që ka tronditur në vitin që lamë pas në Shqipëri, por që kryeministri Edi Rama refuzon ta shohë dhe tenton ta mbulojë me shifrat e përzgjedhura me vëmendje prej tij.

Etiketa: Edi Ramakrimi ne familjenumri i vrasjevevrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Para

32-vjetori i RD, Bylykbashi tregon pse mungoi Berisha

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com