• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

NATO: Kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë. Trupat e KFOR po monitorojnë situatën

16:18 : 05/01/2023
në RAJONI

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i aktualisht ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, bazuar në mandatin që ka.

“KFOR-i mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara”, tha zyrtari i NATO-s.

Ky qëndrim pason thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që NATO-ja të shtojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë.

 

Lexo edhe:

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për gazetën gjermane, Die Welt më 1 janar.

 

I pyetur nëse NATO-ja do ta shqyrtonte një kërkesë eventuale zyrtare të Qeverisë së Kosovës për shtimin e kapaciteteve, zyrtari i NATO-s tha se “çdo ndryshim në prezencën e NATO-s bazohet në rrethana dhe kushte të caktuara”.

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”, tha zyrtari i NATO-s për REL-in.

Duke iu referuar thirrjes së kryeministrit Kurti, ky zyrtar tha se NATO-ja ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada dhe se misioni i KFOR-it, me afro 4.000 trupa, është “demonstrimi më i prekshëm i këtij angazhimi”.

Forcat e misionit paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë.

Qeveria: Rritja e prezencës së KFOR-it, spraps planet serbo-ruse

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, tha se rritja e prezencës ushtarake të KFOR-it në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Qeveria e Kosovës tha se kërkesa e kryeministrit lidhet me “situatën e krijuar pas ngritjes së 16 barrikadave në katër komunat në veri të vendit nga grupe kriminale atje, përfshirjes së personave me lidhje direkte apo indirekte me ‘Wagner’ dhe ‘Ujqit e Natës’ dhe deklaratave kërcënuese të Serbisë”.

“Prania shtesë e NATO-s në Kosovë spraps planet e errëta Beograd-Moskë për Ballkanin Perëndimor”, thanë nga Qeveria për Radion Evropa e Lirë.

Ekzekutivi shtoi se rritja e prezencës së KFOR-it, do të ishte mundësi e mirë për rritje e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, tha se kërkesa e kryeministrit Kurti për rritjen e prezencës së KFOR-it në Kosovë, është e bazuar në vlerësimet që bëjnë institucionet e sigurisë.

Ai tha se situata në pjesën veriore të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – mbetet e tensionuara dhe se, sipas tij, ka dyshime për infiltrime të individëve dhe grupeve të rrezikshme, sidomos të atyre të lidhura me Rusinë.

“Inteligjenca ruse, diplomacia, pastaj edhe këto qendra që janë vendosur gjithandej në Serbi, në Nish, por edhe në Beograd, thirren [se janë] humanitare porse kanë krejt qëllim tjetër, duke përfshirë elemente destruktive me qëllim të krijimit të një krize të re që do ta tërhiqte vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Këtu ka një aleancë në mes të Serbisë dhe Rusisë. Serbia po luan rolin e një Rusie të vogël dhe po tenton të zhvillojë një lloj lufte hibride në Kosovë dhe rajon”, tha Ibishi.

Në fundin e dhjetorit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, akuzoi Rusinë se po nxit Serbinë që të destabilizojë Kosovën. Por, këto akuza të Sveçlës u hodhën poshtë nga Kremlini zyrtar.

Ndërkaq, Ibishi shtoi se çdo rritje e kapaciteteve të KFOR-it, do të ishte një garanci më e madhe për paqe, jo vetëm në Kosovë, por për tërë Ballkanin Perëndimor.

Nga 10 dhjetori deri më 29 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Por, ndryshimi i masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin, hapi rrugë që serbët të hiqnin barrikadat, duke argumentuar se kërkesat e tyre janë plotësuar.

Gjatë kohës kur barrikadat ishin të vendosura në veri të Kosovës, Serbia ngriti në gjendjen më të lartë të gatishmërisë ushtrinë e saj.

Në një rast, Serbia rreshtoi ushtrinë në vijën kufitare me Kosovën, që Prishtina zyrtare e cilësoi si “kërcënim direkt”.

Pse Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe policisë?

Megjithatë, KFOR-i tha se Serbia ka të drejtë të kryejë lëvizje ushtarake në territorin e saj, por duhet të qëndrojë larg territorit të Kosovës për të paktën 1 kilometër e gjysmë.

Këtë shkelje, sipas KFOR-it, nuk e bëri ushtria serbe që u pozicionua në Rashkë, në jugperëndim të Serbisë.

Çfarë i parapriu kërkesës së kryeministrit?

Situata në pjesën veriore të Kosovës u tensionua në pjesën e dytë të vitit 2022.

Por, tensioni kulmoi më 6 dhjetor kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut.

Si të dyshuar për organizimin e sulmeve, Policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantiq. Autoritetet thanë se ai dyshohet për veprime terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Arrestimi i tij nxiti grupe të serbëve lokalë të vendosnin barrikada në rrugët kryesore që çojnë drejt pikave kufitare, mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Për 20 ditë rresht, grupe të serbëve qëndruan në barrikada duke bllokuar qarkullimin.

Gjatë një proteste në Rudarë të Zveçanit, serbët paraqitën kushte për largimin e barrikadave. Ndër to ishte edhe lirimi i Dejan Pantiqit dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për shkak të bllokimit të rrugëve në veri, forcat e rendit e kishin të pamundur ta transferonin Pantiqin në një qendër ndalimi. Ai u mbajt në stacionin policor në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë deri më 28 dhjetor, kur Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë ia zëvendësoi masën e paraburgimit më atë të arrestit shtëpiak.

Më 5 janar, Prokuroria kërkoi që Dejan Pantiqit t’i zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë./REL/

Etiketa: KFORkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

21:37 : 16/05/2025
RAJONI

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim

20:44 : 16/05/2025
RAJONI

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
Para

Kaos për pagat te Tirana, presidenti Halili takim urgjent me skuadrën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com