• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ A rrezikon Evropa të humbasë rëndësinë e saj në këtë shekull?

19:30 : 05/01/2023
në BOTA

Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, kur në nëntor u bë i ditur rezultati i zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA. Kalimi i pushtetit tek republikanët në Kongresin Amerikan nuk doli aq sa pritej. dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump është më i dobët pas këtyre zgjedhjeve. Nën Donald Trump marrëdhëniet transantlantike u ftohën.

Por europianët nuk duhet të gëzohen shpejt, thotë Thorsten Benner, drejtor i Institutit “Global Public Policy” në Berlin. Në një koment për Deutsche Wellen, Benner shkroi se “Joe Biden me gjasë do të hyjë në histori si transatlantiku i fundit.” Epoka e mbështetjes zemërgjerë në politikën e sigurisë ka marrë fund, pavarësisht se kush zgjidhet president në të ardhmen në Shtëpinë e Bardhë, kjo sepse në të ardhmen SHBA do të përqëndrohet shumë më tepër tek Kina.

Autonomia strategjike – pjesë e programit qeveritar të Berlinit

Një SHBA që shkëputet ngadalë nga Europa, një Kinë si fuqi botërore gjithnjë e më agresive, një Rusi e Putinit që sulmon një shtet të pavarur pa arsye – kjo është situata gjeopolitike në të cilën gjenden europianët. Lufta në Ukrainë erdhi papritur gati për të gjithë, por zhvillimet e tjera jo. Në BE dhe kryeqytetet e tjera europiane janë nxjerrë ndërkohë konkluzionet: përgjigja ndaj këtyre zhvillimeve është përmbledhur në shprehjen “autonomi strategjike” – që nënkupton që BE duhet të veprojë e pavarur nga fuqitë e tjera botërore në aspektin politik, ushtarak, dhe ekonomik.

Josep BorrellJosep Borrell

Josep Borrell, i ngarkuari për Politikën e Jashtme të BE, në një analizë për Europën ka shkruar, se Europa kërcënon të “humbasë rëndësinë”. Ai e argumenton këtë me rënien e peshës politike të Europës në botë. “Para 30 vjetësh një çereku i mirëqenies botërore ishte në kontinentin tonë. Pas 20 vjetësh pjesa jonë në kapacitetin ekonomik botëror do të përfshijë më së shumti 11%. Autonomia strategjike është “çështje e mbijetesës” për BE.

Lexo edhe:

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

Evropa në alarm klimatik! 335 vdekje dhe 18 miliardë € dëme nga stuhitë dhe përmbytjet në 2024

Edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane të vitit 2021 theksohet se “duam të rrisim sovranitetin strategjik të Europës (…) Qëllimi ynë është një BE sovrane si aktore e rëndësishme në një botë të përcaktuar nga pasiguria dhe konkurrenca e sistemeve.”

Kritika ndaj vetëkënaqësisë gjermane

Por në cilën fazë ndodhen BE dhe Gjermania përgjatë kësaj rruge? European Council on Foreign Relations, (ECFR) publikon indeksin e sovranitetit europian që mat sovranitetin në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, shëndetit, migracionit, teknikës dhe klimës konstaton një masë të madhe sovraniteti në drejtim të ekonomisë dhe shëndetit, jep vlerësim të kënaqshëm në drejtim të mbrojtjes, klimës dhe migracionit. Problematike duket fusha e teknologjisë. Në këtë pikë BE është shumë e varur. Në qershor 2022 u mat çdo vend europian dhe se çfarë kontribuon në sovranitetin e Europës. Gjermania ka dalë më mirë në këtë hulumtim të ECFR, për shkak se është e fuqishme në shumë sektorë dhe investon në “aftësinë vepruese të Unionit” dhe publikisht kërkon sovranitet europian.

Por një minus të madh e ka edhe Gjermania: Megjithë fuqinë ekonomike, në drejtim të kontributit për sovranitetin europian ky vend renditet i pesti. Në hulumtim thuhet se kjo “reflekton pjesërisht vetëkënaqësinë gjermane në drejtim të varësisë nga Rusia dhe Kina”. Autorët e studimit janë të mendimit, se Gjermania duhet ende të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

Gjermania lejoi varësi të madhe nga gazi rusGjermania lejoi varësi të madhe nga gazi rus

Jo të gjithë në Europe me të njëjtin qëllim

Europa është ende larg arritjes së autonomisë strategjike, është i mendimit Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme. “Në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, këtë e tregoi sulmi rus ndaj Ukrainës, europianët janë të varur nga amerikanët.” Kjo vlen si për kërcënimin nuklear, si edhe për forcat e armatosura konvencionale. “Nuk ka dyshim: Nëse Ukraina do të ishte varur tek Europa, sot ky vend nuk do të ekzistonte më.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon pavarësim të Europës në çështjet ushtarake. Franca është i vetmi vend në BE me armë atomike pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të dhjetorit në Konferencën e Sigurisë të Berlinit ka paralajmëruar nga një pavarësim europian në politikën e mbrojtjes. “Unë nuk besoj tek ‘Europa vetëm’ dhe as tek ‘”Amerika vetëm’”, tha ai. Vetëm NATO mund të garantojë sigurinë. Ai kujtoi se vendet e BE japin vetëm 20% të shpenzimeve të mbrojtjes në NATO; 80% vijnë nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja apo Turqia.

Europianët po ashtu janë të përçarë, kur vjen fjala për autonominë ushtarake: nëse do të pyeteshin vendet baltike dhe Polonia, duhet që SHBA dhe NATO të luajnë një rol të fuqishëm në Europë. Mihai Chihaia nga instituti i Brukselit, European Policy Center beson, se interesat e ndryshme janë të pajtueshme. “Një BE më e aftë do të kontribuonte në sigurinë transatlantike dhe do të plotësonte NATO-n.”

Interesat e Kinës për portet

Në drejtim të autonomisë strategjike nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen. Politika e tregtisë dhe e industrisë, financat dhe investimet janë po ashtu me rëndësi. Europianët kanë mbajtur lart multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, edhe kundër Trumpit. Por ndërkohë edhe Josep Borrell e pranon, se “mpleksja ekonomike do të jetë shumë konfliktuoze në anën politike”: në kohën e pandemisë u ndërprenë rrjetet e furnizimit; Kina krijon me vetëdije varësi; Rusia mund të ndalë kur të dojë rubinetin e gazit.

Nëse Ukraina do të ishte varur tek Europa, sot ky vend nuk do të ekzistonte më, sipas ekspertit Henning Hof. Raketa amerikane Himars në UkrainëNëse Ukraina do të ishte varur tek Europa, sot ky vend nuk do të ekzistonte më, sipas ekspertit Henning Hof. Raketa amerikane Himars në Ukrainë

Tek sektorët që duhen mbrojtur veçanërisht në marrëveshjen gjermane të koalicionit bën pjesë furnizimi me energji. Se sa e varur është Gjermania në këtë pikë e tregoi lufta e Ukrainës. Po sot? A ka mësuar Gjermania? Kritikët e akuzojnë kancelarin Scholz, se ai pa nevojë lejoi marrjen e pjesshme të teminalit të portit të Hamburgut nga një firmë kineze, Cosco, duke u futur në varësi. “Pikërisht këtu nevojitej një përgjigje europiane më mirë, si për shembull një “iniciativë europiane e portit’, që do të siguronte që firmat kineze nuk ia kundërvënë njëri.tjetrit portet, ose bëjnë presion”, thotë studiuesi Henning Hoff. Nga ana tjetër pas kësaj qeveria gjermane refuzoi dy investitorë kinezë që donin të blinin sipërmarrje elektronike gjermane.

 Emmanuel Macron dhe Olaf ScholzEmmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Pakënaqësi gjermano-franceze

Tradicionalisht Gjermania dhe Franca ndjehen si partnerë të ngushtë, edhe në drejtim të autonomisë strategjike. Si Gjermania ashtu edhe Franca e shikon veten “si promotore të autonomisë strategjike europiane”, sidomos në drejtim të mbrojtjes. Por pikërisht këtu ka probleme. Në projektin e përbashkët të avionëve luftarakë, FCAS të dyja palët ecin shumë ngadalë përpara. Edhe në projekte të tjera ka zhgënjime. Hoff kritikon, që qeveria gjermane nuk e merr sa duhet parasysh që “ajo që mendohet se është veprim vetanak kombëtar në të vërtetë ka gjithmonë pasoja europiane, dhe duhet të koordinohet gjithmonë me Francën”. Sipas tij Scholz nuk e ka gjetur rolin e tij në skenën europiane. Nëse nuk shuhen mospajtimet në marrëdhënien gjermano-franceze, atëherë do të jetë shumë më e vështirë arritja e autonomisë europiane.”

E gjithë BE ka një rrugë të gjatë përpara në këtë drejtim, shprehet Mihai Chihaia nga European Policy Centre në Bruksel. “Objektivi është realist, dhe besoj, se nëse do të përballemi me problemet aktuale të sigurisë, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të kesh këtë objektiv.”/DW

Etiketa: analizeEvrope

Lajme të lidhura

BOTA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025
BOTA

Evropa në alarm klimatik! 335 vdekje dhe 18 miliardë € dëme nga stuhitë dhe përmbytjet në 2024

08:58 : 15/04/2025
BOTA

Putin takohet me Presidentin e Republika Srpska Dodik

19:34 : 01/04/2025
BOTA

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

18:55 : 29/03/2025
BOTA

Samiti i liderëve evropianë mbi Ukrainën, presidenti Zelensky mbërrin në Paris

21:13 : 26/03/2025
BOTA

Analiza e BBC/ Biseda telefonike Trump-Putin shihet si fitore në Rusi

19:12 : 19/03/2025
Para

Kurti mbështet propozimin franko-gjerman: Asnjë lëshim për barrikadat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com