• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundviti me një falenderim për pastorin Pano e një kërkesë për kandidatin Këlliçi

20:45 : 30/12/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Genc Pollo

(Mbi një çështje jo të parëndësishme si promovimi i transgjinorizmit me taksaparatë tona nga ofiqarët shtetërorë; si dhe mbi reagimin politik ndaj tij)

Së pari një falenderim pastorit Akil Pano që na solli në vëmendje se Bashkia Tiranë ka aprovuar e financuar një pikturë në një fasadë konvikti të Qytetit Studenti, e cila paraqet një grua transgjinore gjysëm të zhveshur; si dhe nevojën që komuniteti i banorëve të pyetet për llojin e artit mural që ata e fëmijët e tyre do t’u duhet të vështrojnë përditë.

Së dyti sqarimi i Bashkisë se aty nuk paraqitej një transgjinore por një lypëse rome me të cilën “kishte krijuar lidhje’ piktori spanjoll (i kontraktuar nga bashkia) është i pavërtetë dhe për këtë nuk nevojtet hetim si për inceneratorët. Mjafton të shikosh muralen e të kesh parë lypset me ose pa ngjyrë duke bredhur në Tiranë.

Më tej do të thoja se nevojitet një fokus më i madh i debatit publik, me përfshirjen e aktorëve politikë, për modelin e normat e shoqërisë tonë në këtë shekull.

Lexo edhe:

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

Muralja e transgjinores apo më herët tentativa në çerdhet bashkiake për të zëvendësuar emërtimin tradicional të prindërve me formula pa identitet si Prindi 1/Prindi 2 dëften se ofiqarët rilindistë po tentojnë vjedhurazi të aplikojnë një ideologji të konsoliduar në dy dekadat e fundit në Perëndim, sidomos në ShBA përfshi universitetet, korporatat dhe grupime politike të majta. Kjo ideologji e njohur edhe si woke në aspektin gjinor të saj përpiqet që forma ekstreme të seksualitetit t’i konsiderojë si normale madje edhe t’i promovojë si modele sociale.

Këtu nuk bëhet fjalë për homoseksualitetin e dy gjinive, i cili është fenomen i njohur që nga kohët e lashta e për të cilin lipset jo vetëm tolerancë e mosdiskriminim. Çdo personi, pavarësisht nga orientimi seksual, nuk mund t’i mohohet në asnjë mënyrë dinjiteti njerëzor. Mbase edhe duke parashikuar rregullime ligjore të përshtatshme. Por pa shkuar tek martesa e birësimi.

Këtu bëhet fjalë për p.sh. për nxitjen psikologjike të fëmijëve të mitur që të ndërrojnë seksin edhe me kirurgji. Tashmë është e provuar se viktimat e këtij “tranzicioni” në moshë të rritur kanë pasoja serioza psikologjike e fiziologjike; shumë syresh nuk mundet të kthehen më mbrapa.

Ishte e rëndë që TVSh, i financuar nga publiku, në gusht 2021 transmetoi një film amerikan ku një preadoleshent fiksohet se don të jetë vajzë, bind prindërit e tij që t’i japin leje për të marrë medikamente bllokuese të pubertetit e më vonë për operacion ndryshimi të gjenitaleve nga mashkullore në femërore. Është edhe më e rëndë që askush nuk reagoi: as anëtarët e Keshillit Drejtues të RTSh që kanë përgjegjësinë e tagrin për të ndërhyrë; as deputetët që i emërojnë këta anëtarë dhe që nuk e panë të arsyeshme t’u kërkojnë llogari apo edhe të shpreheshin vetë për filmin. Vetëm Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) u mjaftua me një vërejtje pa zarar. Megjithatë përgëzime e faleminderit edhe për kaq.

Është e diskutueshme nëse ofiqarët rilindistë si Veliaj veprojnë kështu në bazë të bindjeve të tyre (nëse kanë brendësuar ideologjinë woke) apo për oportunizëm politik (duke tentuar të marrin përkrahje nga segmentë të komunitetit ndërkombëtar që janë pro wokizmit). Mbase është kjo e dyta.

Por e sigurt është që keto gjeste fillestare të tipit “hedh gurin e fsheh dorën” duhen kundërshtuar me argument e me qartësi morale. Dhe personalitetet publike si pastori Pano nuk duhen lënë vetëm. Klerikët e organizatat e ndryshme kanë tërë të drejtën e Zotit, të angazhohen në këtë debat. Por përgjegjësia është në radhë të parë politike. Tirana ka vërtet probleme serioze si betonizimi, larja e parave, korrupsioni i lartë etj. Megjithatë publiku pret zgjidhje edhe për ato shqetësime që mund të duken të vegjël.

Prandaj kandidatët e opozitës për keshillin bashkiak e sidomos Belind Këlliçi, kandidati për “Qytetar i Parë” në kryeqytet, duhet të shpallin qartë vizionin e tyre për shoqërinë e moralitetin e saj. Përfshi edhe ndaj fenomeneve woke si dhe metastazave të tyre në murale e çerdhe fëmijësh.

Etiketa: Belind Këlliçigenc pollopastor Akil Pano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër!

22:34 : 24/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
Para

Vdekja e legjendës braziliane, NASA nderon në mënyrën më të bukur Pelenë

TË GJITHA

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com