• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthimi i basteve sportive, Ibrahimaj: Brenda 3 muajve kemi gati ligjin e ri

11:10 : 28/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar gjatë muajve të fundit, qeveria pritet t’i hapë rrugën rikthimit të basteve sportive në vend dhe përfundimin pa sukses të operacionit “Fundi i Marrëzisë” që u trumbetua si sukses në 2018.

Sinjalin e parë të rëndësishëm për rikthimin e pikave të basteve e dha vetë kryeministri Edi Rama në një dëgjesë publike me federatat e sportit në muajin gusht.

Rama asokohe pranoi dështimin e qeverisë së tij për ta bllokuar këtë industri, që sipas tij nëse rikthehej do të gjallëronte ekonominë, pasi bastet online qarkullonin deri në 5 milionë euro në vit.

Ai foli gjithashtu për licensim të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, duke argumentuar se rikthimi i lojërave të fatit dhe mbajtja nën kontroll e tregut sipas rregullave të caktuara, do të godasë në mënyrë efektive aktivitetin e zhvilluar në të zezë nga elementë kriminalë gjatë këtyre viteve.

“Fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie, që pavarësisht arrestimeve, dënimeve, në një pjesë të caktuar edhe gjykatat kanë dhënë kontributin e tyre negativ… sidoqoftë nuk ka rënë si aktivitet; nuk ka rënë si numër pjesëmarrësish, e bën të domosdoshëm këtë reflektim që bëjmë sot. Me gjithë konsultat me ekspertë të botës dixhitale rezulton e pamundur të bllokohet sistemi. Kjo më bën të hapur ndaj kësaj zgjidhjeje se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar”, tha Rama 5 muaj më parë.

Lexo edhe:

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai

Ndërkohë, sot në një konferencë për mediat, ministrja e Financave Delina Ibrahmiaj e pyetur nga gazetarët se kur do të lejohen bastet sportive tha se procesi është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për miratimin e ligjit.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.

Etiketa: bastet sportiveDelina Ibrahimajlojerat e fatit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

15:41 : 07/05/2025
AKTUALITET

Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai

16:01 : 05/05/2025
AKTUALITET

“Jemi të parët për konsumin e kokainës”/ Berisha akuza Ramës: Iu dha banditëve lojërat e fatit

11:37 : 26/04/2025
AKTUALITET

Zbulohen pasuritë miliona euro të Ballukut, Gonxhes, Manastirliut, Maznikut, Manjës e Ibrahimit

23:05 : 18/12/2024
AKTUALITET

Bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj me biznese e hotele super luksoze

12:50 : 11/05/2024
AKTUALITET

Burri i ministres plagosi vartësin e saj, policia e fshehu/ Vocaj: S’ishte ngjarje sensitive

09:31 : 02/05/2024
Para

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti nuk bën hapa pas: Kriminelët do të arrestohen!

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com