• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet/ Patronazhistja e Veliajt, qindra mijëra euro ryshfet për projektet e AZHBR

20:04 : 28/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në dosjen e prokurorisë që çoi në arrestimin e Viola Sterjos bien në sy shumat e mëdha të parave që qytetarët ia kishin dhënë si ryshfet.

Në një rast, Sterjo i kishte marrë një qytetari nga Korça 57 mijë euro dhe 10 milion lekë me premtimin se ai do të përfitonte grante nga AZHBR, për ndërtimin e një hoteli në Voskojë. Një tjetri, me të njëjtin premtim i kishte marrë 27 mijë euro. Dikujt tjetër 90 mijë euro dhe një tjetri 160 mijë euro.

Të gjithëve u ishin premtuar fonde nga 1 ose 2 milion euro nga Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Por çfarë i bindi qytetarët e Korçës t’i japin Viola Sterjos kursimet e tyre?

Sekreti qëndron në njohjet që 39-vjeçarja kishte në Tiranë, lidhjet e krijuara në Partinë Socialiste dhe karrierën në administratën shtetërore.

Sot në media qarkulloi një foto e Viola Sterjos së bashku me Erjon Veliajn. “Me Violën e mirë” është diçitura me të cilën kryebashkiaku i Tiranës e shoqëron selfien, ku të dy shfaqen duke qeshur. Foto poshtë:

Lexo edhe:

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

Erion Veliaj dhe Viola Sterjo

Lapsi.al iu rikthye databazës së patronazhistëve të Tiranës, nga ku rezulton se Viola Sterjo është një prej patronazhistëve të Partisë Socialiste, që u drejtuan nga Erjon Veliaj. Foto më poshtë:

Viola Sterjo rezulton të jetë nga patronazhistet e PS për Tiranën

Sa i përket karrierës në administratë, Sterjo ka punuar në Bashkinë e Tiranës, si drejtoreshë e Mjedisit. Ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit dhe për momentin ishte drejtoreshë ne Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Është e paqartë lidhja e saj me Agjensinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por nga pozicionet drejtuese në administratë dhe njohjet në Partinë Socialiste skema e përfitimit të ryshfetit i ka funksionuar më së miri.

Deri kur, në 12 Dhjetor, një prej qytetarëve që kishte paguar ryshfet, por që nuk rezultonte si aplikant në AZHBR iu drejtua policisë së Korçës për të bërë denoncim.

Kaluan pak ditë dhe të tjera denoncime mbërritën në prokurori për drejtoreshën e Rilindjes. Me kalimin e ditëve ajo e gjeti veten nën çarkun e mashtrimeve të veta. Madje kur një një qytetar i kishte kërkuar 90 mijë eurot që ia kishte dhënë ryshfet, Sterjo ishte detyruar të nënshkruante një kontratë noteriale, ku i njihte detyrimin dhe angazhohej t’ia kthente paratë brenda 6 muajsh. Në rast të kundërt i linte si garanci banesën e vjehrrit.

Viola Sterjo nuk është e para patronazhiste që përfshihet në veprimtari të paligjshme. Një patronazhist i famshëm i PS ka qenë edhe Mehmet Greca, personi që u kap me euro, karta identiteti dhe lista pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit nga vullnetarët e Partisë Demokratike, në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani.

Një tjetër patronazhist i arrestuar është zjarrfikësi Ndriçim Harka, që drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani. Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës./Lapsi.al

Etiketa: AZHBRErion VeliajpatronazhisteryshfetViola Sterjo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
Para

Makina merr para turmën e njerëzve, 14 persona humbin jetën

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com