• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Stuhia në SHBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina

19:14 : 27/12/2022
në BOTA

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në qytetin e Bufalos, në Nju Jork, ndërsa në 56 ka shkuar numri i përgjithshëm i të vdekurve shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut.

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Shteti fqinj, Nju Xhersi, dërgoi gjithashtu shërbime emergjente në shtetin e Nju Jorkut për t’i ofruar ndihmë.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Përplasen 2 makina në Fier, gjashtë të plagosur

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, e përshkroi stuhinë si “stuhia e shekullit”, e cila, sipas saj, do të hyjë në histori si “stuhia më shkatërruese në Bufalo”.

Ajo tha se shumë automjete të urgjencës nuk kishin mundur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur vetë në borë.

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thanë se personeli i urgjencës po shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë.

Një familje me fëmijë të vegjël – nga dy deri në gjashtë vjeç – duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.

“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë”, tha babai, Zila Santiago, për CBS News. Ai tha se ia doli të ruante qetësinë duke luajtur lojëra me fëmijët.

Ndërkohë, pronari i një dyqani të vogël familjar në Bufalo, i cili donte të mbetej anonim, tha se grabitësit hynë në dyqanin e tij në ditën e Krishtlindjes.

“Ata morën gjithçka”, tha ai, i cili tregoi se thirri policinë, por ata i thanë se “ishin shumë të zënë duke shpëtuar të moshuarit”.

Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve që të ktheheshin me kohë në shtëpi për festën e Krishtlindjes.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites së të dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP./REL

Etiketa: makinastuhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Përplasen 2 makina në Fier, gjashtë të plagosur

09:54 : 15/11/2025
AKTUALITET

Dogjën qëllimisht dy makina në Vlorë, një në pranga, tjetri në kërkim

11:04 : 12/11/2025
RAJONI

Stuhia e fortë godet Greqinë, 1 mijë shkrepëtima në më pak se 2 orë

18:24 : 10/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

20:59 : 05/11/2025
Para

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë/ Dalin pamje të reja, momentet para vrasjes

TË GJITHA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com